Zbulohet propozimi i PS-së për Reformën Territoriale/ Ja në sa bashki pritet të ndahet vendi
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrati...
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrati...
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të hënën i kërkoi administratës së Presidentit Joe Biden të jepte pikëpamjet e saj mbi çështjen nëse anëtarët e saj duhet të shqyrtojnë një sfidë ndaj procesit të pranimit të studentëve në Universitetin e Harvardit.
Kjo çështje, nëse shqyrtohet nga gjykata, do t’i jepte shumicës konservatore të saj një shans për t’i dhënë fund politikës së veprimit afirmativ, e cila i jep përparësi rritjes së numrit të studentëve afrikano-amerikanë dhe hispanikë në universitetet amerikane.
Veprimi nga gjykata sinjalizon interesin e të paktën disa prej nëntë anëtarëve të saj për të shqyrtuar një apel të sjellë nga një grup i quajtur Studentët për Pranime të Drejta, i themeluar nga aktivisti kundër politikës për veprime afirmative për rritjen e numrit të studentëve të komuniteteve pakicë në universitete, Edward Blum, të vendimit të një gjykate më të ulët që mbështeti programin e Harvardit. Padia akuzon Harvardin për diskriminim të aplikantëve aziatiko-amerikanë në shkelje të një ligji historik të të drejtave civile të vitit 1964.
Gjykata e Lartë ka një shumicë konservatore 6-3.
Edward Blum tha në një deklaratë se grupi i tij “mbetet me shpresë se pavarësisht nga pikëpamjet e prokurorittë përgjithshëm (të administratës së Presidentit Biden), gjyqtarët do të marrin në shqyrtim çështjen tonë dhe do t’i japin fund programit që favorizon pakicat në konkurrencën për pranimet në kolegje”.
Harvard nuk pranoi të komentonte çështjen.
Përdorimi i veprimit afirmativ i ka rezistuar shqyrtimit në Gjykatën e Lartë për dekada, përfshirë rastin e një vendimi të vitit 2016 që përfshinte një student të bardhë të mbështetur nga zoti Blum, i cili sfidoi një politikë të ngjashme të Universitetit të Teksasit, megjithëse gjykatësit ngushtuan fushën e zbatimit të saj.
Gjykata e Parë e Apelit me bazë në Boston në nëntor vendosi që marrja në konsideratë e racës nga Harvardi nuk ishte “gjerësisht e palejueshme” dhe ishte “kuptimplotë” sepse parandalonte rënien e nivelit të larmisë racore në komunitetin e studentëve. Një gjykatës federal në vitin 2019 vendosi gjithashtu në favor të Universitetit të Harvardit pas një gjyqi tre-javor.
Harvardi, një nga universitetet më prestigjioze të botës, ka thënë se numri i studentëve afrikano-amerikanë dhe hispanikë do të ulej me gati gjysmën e shifrës aktuale nëse do të eliminohej programi i tij i veprimit afirmativ. Avokatët e Harvardit thanë se ajo e konsideron garën “vetëm në një mënyrë fleksibile dhe jo-mekanike” dhe nuk favorizon automatikisht konkurrenca të caktuara për të vendosur se cilët studentë do të pranojnë.
Grupi i aktivistit Edward Blum paraqiti një padi në vitin 2014, duke akuzuar Harvardin për shkeljen e Nenit të VI të Aktit për të Drejtat Civile të vitit 1964, i cili ndalon diskriminimin bazuar në racë, ngjyrë ose origjinë kombëtare të studentëve nga një program ose aktivitet që merr ndihmë financiare federale. Harvardi është një universitet privat me seli në Kembrixh të Masaçusetsit, që merr fonde federale.
Grupi Studentët për Pranimet e Drejta ka thënë se anëtarët e saj përfshijnë aplikantë Aziatiko-Amerikanë të refuzuar nga Harvardi. Identitetet e këtyre aziatiko-amerikanëve nuk janë publikuiar gjatë gjithë procesit gjyqësor. Zoti Blum ka thënë se të gjithë ata shënuan rezultate të larta në teste dhe morën pjesë në aktivitete jashtëshkollore në shkollat e tyre të mesme dhe se avokatët e Harvardit morën në pyetje shumë prej tyre gjatë procesit gjyqësor./ VOA
Pas shkarkimit të Valdete Dakës nga posti i kryetares së Kom...
Udhëheqësit e G-7ës përfunduan të dielën samitin tre-ditor, ...
Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi rus Vladimir Pu...
Në kuadër të miratimit të Agjendës 2030, vendet anëtare të N...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftu...
Presidenti Joe Biden theksoi të hënën përkushtimin e Shtetev...
Para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kry...
Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit t...
Policia greke nuk ka arritur ende të identifikojë plotësisht...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të njoftojë se ...
Pamje piktoreske, shumë tema dhe vendime të paqarta: kjo ësh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, qëndron sot n...
Në Kosovë vitin e fundit eksporti drejt Shteteve të Bashkuar...
Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratua...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Ku...
Papa Françesku gjatë lutjeve të së dielës (13 qershor) tha s...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të dielën (13...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës, (AUV) ka asg...
Si kundërpeshë ndaj Kinës, shtetet e G7-s ranë dakord në sam...
Shtetet e Bashkuara u zotuan të enjten të dhurojnë 500 milio...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...