Pfizer njofton fillimin e testimit të vaksinës tek fëmijët nën 12 vjeç
Kompania Pfizer njoftoi të martën se do të fillojë një studi...
Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku i bën thirrje Komitetit të Ekspertëve të lehtësojë sërish masat anti-Covid.
Sipas Dashos, me situatën epidemiologjike që ka sot Shqipëria, ora policore, mbajtja mbyllur e diskove dhe klubeve të natës si dhe kufizimi i numrit të personave në grumbullimet e jashtme nuk kanë kuptim.
Për aq kohë sa këto masa do qëndrojnë në fuqi, ai që ?vuan? do të jetë sektori turizmit, shton Dasho.
“Turizmi është një nga sektorët që u dëmtua më rëndë gjatë pandemisë dhe Shqipëria nuk bëri përjashtim. Sot, turizmi ende vazhdon të vuajë për shkak të disa masave që vazhdon të mbajë në mënyrë të pakuptimtë komiteti i të paaftëve dhe marionetave politikë.
Në situatën epidemiologjike që ka sot Shqipëria, asnjë prej masave të mëposhtme nuk ka kuptim:
Ora policore
Mbajtja mbyllur e diskove dhe klubeve të natës
Kufizimi i numrit të personave në grumbullimet e jashtme
Ose të paaftët nuk e kuptojnë se Shqipëria ka arritur imunitetin e grupit dhe këto masa janë totalisht të panevojshme, ose shërbëtorët e politikës vazhdojnë të zbatojnë në mënyrë të verbër udhërat bizarrë të padronëve.
Fakti që Shqipëria bëhet vendi i parë në botë që arrin imunitetin e grupit në mënyrë natyrale (ndonëse kriminale, e papërgjegjshme dhe me një kosto tepër të lartë në jetë të humbura) ka krijuar një situatë unike ku Shqipëria mund të ofrojë turizmin më të sigurt në Mesdhe.
Nga njëra anë, kjo duhet promovuar dhe, nga ana tjetër, duhet mbrojtur.
Përsa i takon promovimit, duhet theksuar se imuniteti i grupit lidhet me kalimin e sëmundjes dhe jo me vaksinimin. Sot Portugalia ka vaksinuar 45% ose më tepër se dyfishin e Shqipërisë dhe është e mbyllur për turistët anglezë. Shqipëria ka vaksinuar 20%, por ama ka 80% të popullsisë të imunizuar në mënyrë natyrale, çka garanton një verë të qetë dhe pa surpriza.
Duke përfituar nga ky pozicion unik, Shqipëria mund të bëhet edhe mikpritëse e eventeve të ndryshme si koncerte nga artistë me famë botëre, festivale në bregdet, etj. të cilat në vendet e tjera europiane as që mund të mendohen.
Mesazhi për turistët europianë duhet të jetë “Ejani në Shqipëri, në vendin e imunizuar!”
Nga ana tjetër, kjo situatë duhet mbrojtur nga hyrja e mutacioneve të cilat mund të përbëjnë ende rrezikshmëri. Për të minimizuar këtë risk mjafton një masë e thjeshtë. Çdo person që hyn në Shqipëri duhet të provojë që është i testuar, i vaksinuar apo i shëruar nga COVID (unë e kam quajtur me humor TVSH).
Ministria dhe komiteti nuk duhet të kenë frikë se një masë e tillë mund t’i dekurajojë turistët europianë. Është pikërisht e kundërta! Kjo masë u tregon atyre dhe qeverive të vendeve nga ata vijnë se Shqipëria është një vend serioz që e merr seriozisht shëndetin e turistëve. Politika e tanishme me dyer të hapura nuk shihet me sy të mirë në Europë.
Përfundimisht, këtë verë Shqipëria ka shansin e artë të kthehet në oazin e sigurt të pushimeve verore për qytetarët europianë, madje edhe ata aziatikë, si dhe t’i japë turizmit shqiptar një mundësi zhvillimi të paprecedent.
Për të bërë një gjë të tillë duhet të heqë sa më parë kufizimet idiote si ora policore dhe mbajtja mbyllur e vendeve të argëtimit, të sqarojë turistët se në Shqipëri është arritur tashmë imuniteti i grupit dhe të vendosë kontrollin në kufi sipas TVSH-së së mësipërme.
Në se këto masa merren sot, turizmi shqiptar do të ketë përfitime të jashtëzakonshme sot dhe në të ardhmen!”/CNA.al
Kompania Pfizer njoftoi të martën se do të fillojë një studi...
Mevlan Shaba, Antonela Berisha dhe Ledjana Prenga janë komen...
Pas ndarjes nga Ledjana, Mevlani ka treguar se së shpejti do...
Oriola Marashi është një nga modelet më seksi shqiptare. Mar...
Moderatorja Roza Lati nuk ndalet me provokimet në rrjetet so...
Katër kafe në ditë mund të katërfishojnë rrezikun e shfaqjes...
Çdo ditë në ekranet tona shohim emisione që kanë marrë vëmen...
Përputhen është një nga emisionet më të ndjekura nga shqipta...
Moderatorja Klea Huta ka rrëfyer eksperiencën e vështirë gja...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel q...
Ledjana është përfolur shumë në mediat rozë për ndryshimet e...
Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca është bërë pjesë e ...
Mevlan Shaba është personazhi më i ndjekur i momentit. Shaba...
Ledjana Prenga është kthyer në një nga vajzat më të përfolur...
Ish konkurrentja Sindi Loci duket se më në fund e ka gjetur ...
Në Shqipëri situata e Kornavirusit është në nivele thuajse t...
Vetëm pak minuta më parë ka mbërritur një tjetër sasi vaksin...
Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) miratoi të...
Mjeku Tritan Kalo ka dalë me një reagim në rrjetet sociale k...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...