“Jam një i vdekur që ecën”/ Zbardhet dëshmia e Pëllumb Gjokës në GJKKO për dosjen “Metamorfoza”
Këtë të enjte ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme një nga sh...
Këtë të enjte ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme një nga sh...
Kanidatja e Grupimit për PD, për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka shpalosur edhe disa nga problematikat kryesore që ka evidentuar gjatë takimeve që ka zhvilluar me anëtarësinë.
Në një postim në rrjetet sociale, Harxhi thekson se shqetësimi kryesor i anëtarëve të strukturave të Partisë Demokratike, i shprehur në të gjithë takimet, ka të bëjë me mënyrën se si kryetari i Partisë dhe disa njerëz, ndonëse pak që kanë besimin e tij, po marrin vendimet.
Sipas Haxhit vendime që nisin nga ato të mbarëvajtjes dhe administrimit të veprimtarisë e deri tek ato më të rëndësishmet.
Më tej, ajo i drejton edhe një mesazh të fortë demokratëve, ndërsa thekson se është momenti i duhur për të ringritur edhe një herë Partinë Demokratike dhe për ta bërë atë, të gjithë bashkë, Parti fituese dhe mbrojtëse të vendosur të interesave të shqiptarëve kudo ata ndodhen.
?Të nderuar anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, të dashur miq!
Gjatë këtyre ditëve kam zhvilluar shumë takime me strukturat e Partisë Demokratike në qytete të ndryshme. Kam dëgjuar mendimet e pjesëmarrësve në këto takime dhe kam mbajtur të gjitha shënimet e nevojshme. Përpos disa çështjeve dhe shqetësimeve, që lidheshin me veçanti vendore, në të gjitha takimet pjesëmarrësit kishin pothuajse të njejtat shqetësime. Më kryesoret po i rendis në vijim.
? Shqetësimi kryesor i anëtarëve të strukturave të Partisë Demokratike, i shprehur në të gjithë takimet, ka të bëjë me mënyrën se si kryetari i Partisë dhe disa njerëz, ndonëse pak që kanë besimin e tij, po marrin vendimet. Vendime që nisin nga ato të mbarëvajtjes dhe administrimit të veprimtarisë e deri tek ato më të rëndësishmet.
Ndër këto shqetësime, anëtarët e strukturave veçojnë:
– mospjesëmarrjen në Reformën territoriale,
– marrëveshjen poshtëruese dhe aspak transparete me kryeministrin ?rilindas? (18 maj 2017),
– dorëzimin e mandateve në shkurt të vitit 2019,
– mospjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019,
– premtimet e pambajtura lidhur me mosnjohjen e atyre zgjedhjeve dhe moslejimin e të zgjedhurve të rinj të fillonin detyrën,
– pranimin për të marrë pjesë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore me bashkëkryetar pikërisht njeriun që shkatërroi zgjedhjet në Dibër, pavarësisht përbetimeve të kryetarit të Partisë etj,.
? Antarët e strukturave të Partisë Demokratike shprehnin pakënaqësinë dhe shqetësimin e tyre për mënyrën se si u veprua nga kryetari i Partisë lidhur me listat për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Ata e shihnin si një përsëritje të asaj që ndodhi për zgjedhjet e vitit 2017 dhe e ndjenin vehten të fyer sepse kryetari i gënjeu përsëri.
? Por shqetësimi kryesor i ngritur gjatë gjithë takimeve është ai që lidhet me humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike, të përfshirë me përkushtim gjatë gjithë fushatës zgjedhore shprehnin pakënaqësi të ndryshme, lidhur edhe me raste të veçanta dhe, ndonjëherë, edhe zemëratën e tyre lidhur me premtimet që iu ishin bërë para fushatës dhe gjatë saj, që të mos shqetësoheshin, sepse ishin marrë të gjitha masat për pengimin e shitblerjes dhe mbrojtjen e votës. Pikërisht për këto arsye, antarët e strukturave nuk pajtoheshin edhe me sjelljen e kryetarit të Partisë pas humbjes së 25 prillit, si dhe me gjithçka ai po thotë gjatë këtyre ditëve për të justifikuar vehten.
? Shqetësim të mprehtë prezantonte fakti se një pjesë e mirë e anëtarëve të strukturave të Partisë Demokratike kishin marrë pjesë në shumë prej protestave të thirrura nga Partia Demokratike, duke filluar me ato të pranverës së vitit 2017 dhe në të gjithë të tjerat në vijim. Po ata e ndjenin vehten të gënjyer, të prerë në besë nga sjelljet dhe ?heshtja? e kryetarit të Partisë, duke braktisur protestat. Sipas tyre, kjo kishte bërë që ata të humbisnin besimin tek kryetari i Partisë.
? Shpesh, gjatë takimeve, antarët e strukturave të Partisë Demokratike shprehnin shqetësimin edhe për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve, duke gjykuar largimin e të rinjve si shumë shqetësues.
? Një shqetësim i shprehur gjatë gjithë takimeve ishte ai që lidhet me rikthimin e diktaturës në Shqipëri. Ata pyesnin, madje më sfidonin, duke më kërkuar t?ju tregoja dhe t?i bindja se, nëse do jem kryetare e Partisë Demokratke, çfarë do bëja, duke mos pritur deri vitin 2025, për të përmbysur kryeministrin dhe diktaturën e tij si dhe të krimit të organizuar.
? Anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike më kanë shprehur edhe shqetësimet e tyre për vendimin për afrimin në 13 qershor të datës për zgjedhjen e kryetarit të Partisë, si dhe mospranimin e tyre me gjithë vendimet lidhur me këto zgjedhje. Ata e vlerësonin si aspak të drejtë vendimin për përjashtimin nga gara të Ibsen Elezit dhe e shohin si shkelje dhe shprehje të asaj që kryetari dhe njerëzit e tij po mundohen të bëjnë, për të kushtëzuar, kontrolluar dhe ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.
Të nderuar anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, të dashur miq!
Këto ishin vetëm disa nga shqetësimet, të cilat m?i kanë përcjellë gjatë takimeve të këtyre ditëve anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike. Ndërkohë takimet vazhdojnë dhe çdo ditë zhvilloj disa të tillë. Për gjithçka do t?ju mbaj të informuar dhe do bashkëndaj me ju shqetësimet e tyre dhe të miat. Do të bashkëndaj me të gjithë ju edhe bindjen se është e nevojshme, madje e domosdoshme, momenti i duhur për të ringritur edhe një here Partinë Demokratike dhe për ta bërë atë, të gjithë bashkë, Parti fituese dhe mbrojtëse të vendosur të interesave të shqiptarëve kudo ata ndodhen. Për t?i kthyer atë dinjitet dhe frymë mobilizuese që frymëzoi miliona shqiptarë për të rrëzuar diltaturën më 1991-shin dhe regjimin e kuuruptuar të 2005-s.?- shkruan Harxhi./CNA.al
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj t...
Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar si fyerje deklara...
Kandidatja e Grupimit për PD, për kryetare të Partisë Demokr...
Kandidatja e Grupimit për PD, për kryetare të Partisë Demokr...
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, vij...
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidas, i është rikthyer edh...
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar në lidh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej 19 majit ...
Kreu i PD Lulzim Basha në një takim me demokratët e Durrësit...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar, për ngjarjet kriminale që k...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohu...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë turit nëpër qytete vijon t...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me ...
Ish-kryeministri Sali Berisha referuar shpalljes “non grata”...
“Kur merresh me politikë, fatkeqësisht bën armiq. Në Shqipër...
Aktivistja shqiptare Evi Kokalari ka reaguar publikisht pas ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka vendosur që të hapë një pad...
Ish kryeministri Sali Berisha teksa ka komentuar vendimin e ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar çështjen e dosjev...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...