Fiks Fare/ Rruga pa leje gjatë zgjedhjeve në Beshisht të Vlorës. Pas 25 prillit makineritë u larguan!
Banorët e fshatit Beshisht në Vlorë u ankuan në “Fiks Fare” ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një 17-vjeçareje që trajtohet me KEMP prej vitesh, por që muajt e fundit i është ndërprerë. Ndodhemi në Njësinë Administrative Nr.3 në zonën e Maternitetit të Ri në kryeqytet. 17-vjeçarja Fiorentina vuan nga hidrocefalia, epilepsia dhe ka edhe statusin e të verbrit.
Nëna e saj, Kozeta, tregon se vajza nuk flet dhe nuk është e aftë për asgjë. Që kur ishte 9 muajshe, vajza ka marrë KEMP për 17 vite me radhë. Por në muajin Tetor i është shkëputur dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje. Nënës i është thënë vetëm që duhet ta çojë të bijën në KEMP epror. Prej 6 muajsh, nuk merr as kujdestari dhe as KEMP.
Kozeta Cara: Kam vajzën të sëmurë që 9-muajshe, Fiorentina Cara. Atë e kam shtruar për një temperaturë, aty ajo pësoi ujë në kokë më thanë doktorët. E kam operaruar që 9-muajshe. Epikriza e vajzës hidrocefali, epilepsi meningjiti. Kjo nuk është e zonja për asnjë gjë. Për të ngrënë, i jap unë për të ngrënë, për ta ndërruar e ndërroj unë. Vajza sot është 17 për 18 vjeçe. Që 9-muajshe vajza ime ka marrë KEMP. Edhe unë kam marrë kujdestarinë e vajzës. Vajza është grupi i parë. Që në Tetor kjo nuk ka marrë KEMP-in edhe kujdestarinë. Shkoj te Njësia Nr.3 nuk më japin përgjigje, nuk e përfiton vajza. Po se ku është problemi as unë nuk e di. Këta thonë tani që do ta hedhësh në KEMP-in epror. Pse duhet ta hedh në KEMP-in epror kur vajza ime e ka marrë që 9-muajshe. Kam 6 muaj që nuk e kam marrë. Vajza ka dhe statusin e të verbërve. Ka disa gjëra që kur e kap edhe sëmundja e vetë ajo deformohet. Mua më duhen lekët për bebelinat, për gjëra personale të vajzës.
Emisioni Stop u interesua pranë Drejtorisë së Shërbimit Social, të cilët thanë se komisioni i nivelit të parë ka vendosur që të shkëputet KEMP-i, pasi mjekët e QSUT-së dhe Shërbimi i Neurokirurgjisë kanë bërë një gabim, nuk kanë shkruar para-tetraplegjik, por tetraparezë, që është gradë e lehtë.
Pavarësisht gabimit njerëzor të punonjëses, ky vendim është nul, pasi është ankimuar në Kemp Epror dhe në mbledhjen e radhës do të merret vendimi për Fiorentinën. Ne jemi rikthyer në Njësinë Administrative Numër 3, për shkak të një vendimi, që përcakton se Fiorentina ka marrë më shumë para sesa i takonin, ndaj tani familja e saj duhet të kthejë 4 milionë Lekë të vjetra, për shkak të gabimit të punonjëses.
Gazetarja: Tani zotëria është babai. Dhe thotë, që nuk e ka marrë këtë pagesë, që duhet të jetë gati tek 253 mijë lekë të vjetra në muaj.
Punonjësja: Fiorentina Cara në 2016-2018 është trajtuar me status paraplegjie. 2018-2020 statusi i është hequr. Për shkak të një gabimi njerëzor, që ka bërë punonjësja, është vazhduar të paguhet me status. Në momentin, që në tetor të 2020-ës duhet të dërgohej për rikomisionim për paraplegji, konstatohet, që është paaftësi. Ka marrë gati 160 mijë lekë më tepër në muaj. Më tepër sec i takojnë. Kjo gjë konstatohet dhe i mbahen.
Gazetarja: Duhet t?i mbahen për shkak të gabimit të punonjëses? Kush punonjëse e ka bërë gabimin?
Punonjësja: Punonjësja për momentin nuk është. Është me raport, është e sëmurë. Duhet ta marri PAK-un, por meqënesë zotëria ka marrë 4 milionë më tepër në 2 vite, pagesa i duhet mbajtur.
Gazetarja: Është faji i zotërisë, që është bërë gabimi dhe duhet t?i mbahen lekët?
Punonjësja: Është gabim njerëzor, që punonjësja e ka bërë.
Gazetarja: Gabim njerëzor, që po i kushton zotërisë aty.
Punonjësja: Po zotëria i ka marrë lekët.
Gazetarja: Dhe prandaj nuk po i kalojnë këto të PAK-ut?
Punonjësja: Ato kanë filluar t?i kalohen dhe po i mbahet vetëm pagesa e kujdestarisë, sepse është grupi i parë.
Gazetarja: Se është për një gabim kaq kohë të gjatë, punonëjsja të paktën të mbajë përgjegjësi, se është paaftësia e saj, që nuk e kupton për kaq kohë.
Punonjësja: Po patjetër, që është paaftësia, pakujdesia.
Gazetarja:Po patjetër paaftësi, por vetëm ai do e paguajë në këtë rast.
Punonjësja: Atij i kushton shumë, por ai i ka përvetësuar ato lekë. Fiorentina nuk ka dalë përfituese e statusit.
Gazetarja: Prej një gabimit të mjekut këtë rradhë. Pra, për gabimet e gjithë njerëzve, arrijmë në këtë? Pse muajt e tjerë nuk i është heq vetëm kujdestaria, por i është heq e gjitha?
Punonjësja: Se ishte ideja, që të shlyhej sa më parë ajo shumë.
Gazetarja: E vendos ai, se sa mund të lërë të paguhet.
Punonjësja: Dakord!/tvklan.al
Banorët e fshatit Beshisht në Vlorë u ankuan në “Fiks Fare” ...
Më datë 25 Maj 2021, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi mat...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi problemin e 88-vjeçares Na...
Një 88-vjeçare nga fshati Mborje i Korçës është ankuar pranë...
I vdes e motra në Selanik, nuk sjellë dot trupin në Shqipëri...
Vjedhja e luleve në varreza dhe rishitja e tyre është një fe...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari q...
Emisioni “Stop” këtë mbrëmje ka publikuar disa video të ndot...
Komuna Gradash, ka 4 vjet që ka nisur procedurën për një te...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet soci...
Fiks Fare ka sjell mbrëmjë e sotme një rast të një gruaje të...
Emisioni “Stop” transmetoi pak ditë më parë rastin e dhunës ...
Bana Muça, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “S...
Një “inxhinier” 89-vjeçar ka zbuluar gabimet e rindërtimit t...
Emisioni “Stop” ka siguruar ekskluzivisht audio-regjistrimin...
Të shtunën, mediat transmetuan lajmin se Policia e Fierit ar...
Fiks Fare iu rikthye problematikës së ndërtimeve të HEC-eve ...
Në CNA.al ka mbërritur një denoncim për analistin Shpëtim Na...
Niko Toti prej vitesh ka ndjekur studimet në Stamboll. Ndërk...
I aksidentojnë djalin duke i thyer klavikulën, por mjeku har...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...