Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Ish kryeministri Aleksandër Meksi ka sjellë në kujtesë krijimin e parë të funksionimit të shërbimit telefonik nhë Shqipëri, kohë kjo kur vetë ai ka qenë në krye të qeverisë shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meksi shprehet se GSM ka qenë shërbimi i parë që u është ofruar qytetarëve, ndërsa më pas u krijua AMC.
Sipas tij, AMC vendosi të implementoj teknologjinë më të avancuar që ishte në atë kohë, atë GSM që ishte dixhitale.
Postimi i plotë i Aleksandër Meksit:
25 vite më parë si sot, në 25 maj 1996, filloi të funksiononte shërbimi telefonik GSM, celulari, që ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin e vendit dhe hyrjen në shekullin e ri të dixhitalizimit.
Ishte një nismë e ekspertëve shqiptar të telekomunikacionit, që i paraqiti Qeverisë në vitin 1995 këtë propozim, i cili u konkretizua me Vendimin përkatës për krijimin e rrjetit të parë celular në Shqipëri. Per këtë u krijua Njësia e Implementimit të Projektit Mobil, e cila ishte tërësisht me inxhiniere dhe ekspertë shqiptarë. Kjo njësi hartoi projektin dhe studimin paraprak të rrjetit celular.
Me pas u themelua kompania AMC (Albanian Mobile Communications) e cila ishte shtetërore dhe e pavarur nga Telekomi Shqiptar (sot Albtelekom). AMC u krijua nga një grup inxhinierësh dhe teknikë shqiptarë të telekomunikacionit me në krye nismëtarin Adrian Shehu (Këshilltar i KM), si dhe ekspertë ligjorë, ekonomistë, financierë e të tjerë, të cilët punuan fort dhe me përkushtim, për të vënë në punë rrjetin më të avancuar të komunikimit të kohës. Midis tyre mund të përmenden: Bedar Llagami, Elira Shapllo, Ardjana Shehi, Latif Drenofci, Petri Deti, Ilir Duka, e të tjerë…
Në vitin 1996 shume vende Europiane kishin shërbim celular, por ai ishte i tipit analog, i standardeve NMT (Nordic Mobile Telephone) dhe TACS. AMC vendosi të implementoj teknologjinë më të avancuar që ishte në atë kohë, atë GSM (Global System Mobile) që ishte dixhitale. Vetëm 5-6 vende në Europës e kishin sistem GSM aktiv në 1996. Shqipëria ishte e para në Ballkanin Perëndimor.
Rrjeti celular GSM i AMC u bë aktiv në 25 Maj 1996. Teknologjia e përdorur ishte ALCATEL, e prodhuar në Gjermani. Qendra e AMC u ndërtua në Laprakë, duke rikonstruktuar ish uzinën e PTT
Në fillimin e saj, AMC mbulonte me shërbim zonën Shkodër, Lezhë, Krujë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Fier Vlorë ku ishte përqendruar pjesa më a madhe e popullsisë dhe ku kërkesa për shërbime telefonike ishte më e lartë. Sidoqoftë, rrjeti celular u implementua në një kohë shumë të shkurtër. Periudha e zbatimit zgjati vetëm 6 muaj. Në këtë kohë u ndërtuan të gjitha stacionet, qendra e AMC, centralet MSC, etj.
Mbas fillimit të shërbimit, shumë shpejt, në rreth 4-5 muaj u bënë mbi 50 marrëveshje roaming me operatorë të ndryshëm nëpër botë, dhe si rrjedhim, abonentët shqiptare mund të përdorin telefonin në të gjitha ato vende.
AMC, edhe pse ndërmarrje publike, nuk u financua asnjëherë nga buxheti i shtetit. Investimi fillestar ishte 6.8 milion USD të cilat kompania AMC i mori si kredi nga Banka e Kursimeve. Kredia u shlye brenda 3 viteve, edhe pse AMC kaloi edhe periudhën kaotike dhe të vështirë të 1997. Faza e dytë e planifikuar e AMC ishte 12 milion USD, dhe do të shtrinte mbulimin celular në te gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Kjo fazë do të financohej plotësisht nga burime të brendshme të AMC. Viti ’97 pengoi zbatimin e saj.
Shërbimi celular i ofruar nga AMC plotësoi nevojat e mëdha të asaj kohe për komunikime telefonike të cilat nuk përballoheshin nga Telekomi Shqiptar./CNA.al
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar kandidatët për kreun e Pa...
Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka...
Pasditen e sotme në Durrës një punonjës policie është pezull...
Analisti Genc Burimi ka zbuluar detaje nga intervista e tij ...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën e sotme një 44-vj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e datës 18 maj, në T...
Me anë të një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Ta...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Policia e Lezhës ka zbardhur grabitjen që ndodhi mbrëmjen e ...
Policia ka arrestuar dy shtetas kosovarë në Kukës të cilët t...
Përplasje të forta janë regjistruar mëngjesin e sotëm mes ba...
Policia Rrugore e Beratit ka gjobitur një person që kishte z...
Ditën e sotme është finalizuar operacioni i antidrogës i kod...
Aktualisht NATO nuk ka plane konkrete për të ndërtuar tjetër...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona të cilët a...
Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezh...
Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës është...
Mbrëmjen e djeshme një grabitje ka ndodhur në qytetin e Lezh...
Një banesë është qëlluar me armë gjatë natës pak kilometra l...
Pasditen e sotme në Gjirin e Arshuën, Karabukun është kapur ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...