web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Finale dramatike! Dinamo e katranos në fund, Shtubina "ndriçon" Egnatian

22 Maj 2021, 17:03, Sport CNA

Egnatia ka triumfuar në finalen e Kategorisë së Parë, teksa ka mposhtur minimalisht Dinamon në ?Elbasan Arena?, duke fituar kështu titullin kampion.

Një gol i Ndriçim Shtubinës në minutën e 93?, i dha fitoren rrogozhinasve, që e mbyll sezonin me trofeun e kampionit.

Dalja e gabuar e portierit Bakaj, bëri që Dinamo të humbiste këtë ndeshje, e cila ishte e luftuar nga të dyja ekipet. Pavarësisht kësaj humbje, te Dinamo mund t?i gëzohen këtij sezoni për ngjitjen në Superiore, që mungonte prej 9 vitesh.

Kjo ndeshje vlen edhe për milionat, pasi FSHF-ja akordon 30 milionë lekë shpërblim për më të mirën e kësaj lige, të cilat shkojnë për Egnatian në këtë rast.

FT| DINAMO-EGNATIA 0-1

Shtubina 90+3?

KOMENTI LIVE:

90+3? GOOOOOOL EGNATIA 0-1/ Dalje e gabuar e Edvan Bakajt, nga e cila përfiton Shtubina, i cili gjuan dhe r dërgon topin në rrjetë duke i dhënë titullin Egantias. 

 





Lajmet e fundit nga