Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Boiken Abazi, i cili ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 Prillit, nuk arriti që të fitonte. Më një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar se vjedhja e votës gjatë procesit të numërimit ka qenë problem.
Sipas tij, neoliberalizmi kriminal e ka stacionuar Shqipërinë në një situatë ku pabarazia dhe varfëria rritet. Ai shton se sistemu u lejon njerëzve të mbijetojnë nëse u nënshtrohen bandave dhe partive politike të lidhura me to.
Postimi i plotë
Me rënien e diktaturës në Shqipëri nuk u liberalizua tregu, u liberalizua krimi. Nëse gjatë diktaturës “të drejtën” për të kryer krime me ose pa ligj, e kishin vetëm funksionarët e lartë të aparatit shtetëror dhe rrethi i tyre, në këto 30 vjet “e drejta” për të kryer krime u decentralizua, duke krijuar banda mafioze që kanë kolonizuar pjesë-pjesë Shqipërinë dhe janë lidhur me partitë politike, nganjëherë duke u futur edhe brenda tyre e duke i kontrolluar – sipas nevojës.
Bandat kishin nevojë për politikën për të shtrirë kontrollin e tyre ekonomik, dhe partitë kishin nevojë për bandat për të shtrirë kontrollin e tyre politik, me përfitime ekonomike. E gjitha kjo u lidh me anën e errët të globalizimit, përmes tregtisë së drogës dhe trafikut të emigrantëve që në Shqipëri ka ardhur duke u rritur. Paraja e pistë e këtyre bandave politike dhe partive bandite pastrohet në ndërtim në mes të kryeqytetit apo përmes betonizimit të bregdetit.
Kapitalizmi merr forma të ndryshme nga njëri shtet në tjetrin. Në Shqipëri ai ka marrë formën e neoliberalizmit kriminal përmes simbiozës mes partive politike, bandave dhe oligargisë monopoliste. Ky nuk është tranzicion, ky është stacioni ku ndalet e përkeqësohet një sistem mafioz. Nuk jemi rasti i vetëm në botë, mjafton të shikojmë përtej Adriatikut, apo edhe përtej Atlantikut, për të parë sisteme të ngjashme ne jug të Italisë apo në Meksikë.
Neoliberalizmi kriminal e ka stacionuar Shqipërinë në një situatë ku pabarazia dhe varfëria rritet, dhe ku sistemi i vërtetë patronazhist është ai mafioz, që u lejon njerëzve të (mbi)jetojnë nëse u nënshtrohen bandave dhe partive politike të lidhura me to. Dhuna e krimit të organizuar është shndërruar në valutën përmes së cilës kryhen transaksionet mes bandave rivale. Dhuna rregullon llogaritë. Databaza e patronazhimit është vetëm një simptomë e patronazhimit të dhunshëm e strukturor të financave dhe ekonomisë-politike në Shqipëri.
Neoliberalizmi merr trajtat e neofeudalizmit. Udhëheqësi “karizmatik” i këtij sistemi, nuk drejton përmes diktatit por përmes marrëveshjeve me bandat mafioze dhe oligarkinë. Ai nuk ka nevojë të ketë kontrollin totalitar të mbretit gjakatar, apo diktatorit, mjafton të dijë të lidh e mirëmbajë marrëveshje me krimin e organizuar brenda dhe jashtë vendit, në stilin e një “mbreti merkantilist”. Pjesën e dhunës për të realizuar nënshtrimin dhe patronazhimin e kryejnë më tej bandat në bashkëpunim me policinë, si dhe vet situata ekonomike. Shkatërrimi i industrisë dhe i shtetit social, shkatërrimi në masë i mundësisë për punë të ndershme që krijon mirëqenie, krijojnë kushtet perfekte për nënshtrim dhe rekrutim.
Një organizim që kërkon transformimin e kësaj situate pa i marrë parasysh rrethanat është, në rastin më të mirë, naiv. Vjedhja e votës gjatë procesit të numërimit është problem, por është vetëm një prej simptomave të neoliberalizmit kriminal ku e kanë stacionuar Shqipërinë.
Kemi një nevojë të madhe reflektimi dhe analize mbi këtë situatë, në vend që të jepen receta për rrugën përpara. Kemi nevojë të mësojmë e te hymë në dialog me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, ata që po i vuajnë më shumë krimet brutale të neoliberalizmit shqiptar. Kemi nevojën e madhe si shoqëri e si komb të gjejmë një mënyrë organizimi emancipues në kushtet e represionit politik dhe kontrollit kriminal mafioz të ekonomisë dhe politikës. Alternativat nuk mund të jenë receta moderimi, por programe që adresojnë nevojat urgjente të shumicës së varfëruar e të shtresës së brishtë të mesme në Shqipëri./ CNA.al
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duket se ishin të papar...
Lulzim Basha nuk di të ndalet, sa i takon gafave që ai bën. ...
Grida Duma, e cila arriti të fitonte mandatin e deputetes në...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë ...
Një audio-përgjim, me protagonist kryesor drejtorin e Kadast...
Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj thotë se kreu i PD, L...
Grupimi “Për PD-së ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ...
Zgjedhjet e vitit 2021 tashmë kanë prodhuar një rezultat ele...
Dje Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ rrëzoi në b...
Suksesi i vaksinimit dhe lehtësimet pas uljes së shifrave të...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar njoftimin e bërë nga sekre...
Tritan Shehu, i cili fitoi mandatin e dpeutetit nën logon e ...
Nga Carlo Aldrovandi “The Conversation”Dhuna në xhaminë Al-A...
Deputeti socialist, njëkohësisht zëvendëskryeministri Erion ...
Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi...
Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi është shprehur s...
Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi ka komentuar mbi...
Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS disa dosje voluminoze ...
Ish-Presidenti Bamir Topi, ka folur për situatën politike në...
Në datë 16 Maj Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë dhe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...