web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Salernitana e Veselit ngjitet në Serinë A, ja 6 skuadrat që do të luajnë në Play Off

10 Maj 2021, 16:43, Sport CNA

Pas Empolit, që siguroi ngjitjen në Serinë A dy javë para fundit të sezonit, sot ka qenë radha e Salernitanës që të marrë një biletë për t?u përfaqësuar në elitën e futbollit Italian sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Salernos ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Pescarës dhe të mbyllë sezonin në vendin e dytë, që përkthehet në një vend direkt në Serinë A sezonin e ardhshëm.

Vlen të theksohet se pjesë e Salernitanës është edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, i cili ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon në Serinë B dhe ka gjetur edhe njëherë rrugën e rrjetës.

Monza, Lecce, Venezia, Cittadella, Brescia dhe Chievo janë 6 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën Play Off dhe vetëm njëra prej tyre do të marrë biletën e mbetur për t?u bërë pjesë e Serisë A edicionin e ardhshëm.





Lajmet e fundit nga