Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Emisioni ?Stop? në Tv Klan sot ka udhëtuar drejt fshatit Thanë të Lushnjes. Daniela Krasniqi është përfaqësuese e biznesit, që ka fituar të drejtën për peshkim në vitin 2012 , por ajo shprehet se që prej fillimit të kontratës, që ka afat 10-vjeçar, ky biznes është sulmuar.
Daniela Krasniqi për mikrofonin e ?Stop? ka treguar se familja e saj ka fituar të drejtën për të hedhur rasat në liqenin e Thanës dhe të peshkojnë. Por sipas saj që prej nisjes së biznesit kanë pasur shumë problematika.
Po ashtu Krasniqi tregon se ajo nuk është njoftuar as nga Bordi i Kullimit të ujit Fier, që e menaxhon këtë rezervuar, lidhur me nivelin e ujit në liqen, gjë që ka shkaktuar humbje të shumta në biznesin e saj, pasi rasati i hedhur ka ikur me rrjedhën e ujit.
Lidhur me këtë akuzë nga qytetarja, emisioni ?Stop? i është drejtuar Bordit të Kullimit Fier dhe komunikojnë me drejtorin Ledio Gjyla. Ai shprehet, se lëvizja e ujit rregullohet sipas një grafiku, që biznesi nuk e ka marrë, pasi qëllimi parësor i këtij liqeni, është ujitja dhe jo peshkimi.
Drejtori: Unë jam drejtori i Ujitjes dhe Kullimit Fier, prioriteti numër 1 për mua është fermeri, është ujitja e tokave bujqësore. Flasim për kuotat e rezervuarit. Kemi në kontratë, që kuota minimale për të ruajtur faunën dhe florën, është 24.5 m. momentalisht është 25.7, mos gaboj.
Në një pikë të kontratës shkruhet, që firma e peshkimit duhet të marrë grafikun e rezervuarit. Firma nuk është paraqitur asnjëherë për këtë gjë, që të marrë grafikun. Në kontratë nuk është e shkruar, që unë ta mbaj nivelin 24, 25 apo 26. Firma është e detyruar të vijë, të marrë grafikun mujor.
Gazetarja: Sot, që flasim, cili është grafiku i mbushjes me ujë dhe i shkarkimit?
Drejtori: Sot do të shkarkohet dhe do të vejë në kuotat minimale, që të lejon fauna dhe flora.
Gazetarja: Sa kohë do të qëndrojë në kuota minimale?
Drejtori: Deri në periudhën, që fillon vaditja. Nuk do të ngrihet më niveli.
Gazetarja: Ju keni mundësi, që të punoni gjatë kësaj kohe?
Denoncuesja: Po, tani është koha.
Denoncuesja në bashkëpunim me ?Stop? i kërkuan drejtorit të kullimit grafikun e shkarkimit të liqenit, por ky i fundit edhe pse shprehet i gatshëm që do e jepte në çdo kohë, por nuk e kishte një të tillë dhe e shkroi pas insistimit të gazetares.
Drejtori: Kur do vini, që të bëjmë grafikun, që të jemi transparentë, të rregullt, pa pasur konflikte? Kur të doni, më lini dhe një numër kontakti, që t?u lajmërojmë, për çdo shqetësim, që keni!
Gazetarja: Drejtor, ju nuk keni një grafik ekzistues?
Drejtori: Jo, s?kemi, se është e detyruar firma, të vijë, të marrë grafikun.
Denoncuesja: Ju duhet ta bëni muaj për muaj, paçka se nuk kam ardhur ta marr unë. Unë jam budallai i historisë. Ti, që je i rregullti në punë, pse nuk e ke bërë?
Drejtori: Kur s?ke ardhur 8 vite.
Denoncuesja: Po ku e ke?
Drejtori: Sepse grafiku bëhet bashkërisht, duke ardhur dhe ju këtu.
Gazetarja: Në qoftë se nuk keni patur një grafik, i bie që hapja dhe mbyllja është bërë me hamendje?
Drejtori: Jo, kush tha, që s?kemi grafik?!
Gazetarja: Në qoftë se e keni, jepjani që tani!
Drejtori: Unë po them, që të vijnë zotërinjtë në fjalë dhe të marrin grafikun!
Gazetarja: Nuk keni një grafik drejtor!
Drejtori: Jo! Kemi grafik.
Gazetarja: Nxirreni grafikun!
Drejtori: Të vijnë zotërinjtë dhe po ashtu?
Denoncuesja: Tani, mos të vij nesër prapë!
Gazetarja: 2 minuta ta gjeni, jo ta shkruani?!
Nga ana tjetër zëvendësministri i bujqësisë Roland Kristo, sqaron se janë 2 kontrata, një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë ose me pjesën e peshkimit dhe një kontratë me autoritetin, që menaxhon ujin. Në qoftë se kanë lëvizur nivelet e ujit, atëherë duhet të shihet ai, që ka prishur atë pjesë të kontratës.
Zv/Ministri: Janë 2 kontrata, një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë, ose me pjesën e peshkimit për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit. Ka dhe një kontratë me autoritetin, që menaxhon ujin. Problemi i menaxhimit të ujit, është problem, që ai ka me kontratën e dytë, që ai ka me Bordin e Kullimit.
:Ne si peshkim, shikojmë i ka hedhur sasinë e nevojshme të rasatit, aq sa ka deklaruar në plan-biznes dhe kjo është pjesa, që ne kontrollojmë. Në qoftë se ka lëvizur nivelet e ujit, atëherë do të merret me atë, që i ka prishur atë pjesë të kontratës, që merret me menaxhimin e ujit./tvklan.al
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e Inspektor...
Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës. Red...
Mashtron komshien duke i marrë një milion lekë të vjetra. I ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në qytet...
Në pjesën e dytë të bisedës mes porositësit dhe vrasësit me ...
Fiks Fare ka siguruar në mënyrë ekskluzive një regjistrim m...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kandidatin e Partis...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës skemën e shit-bl...
Dështimet në zgjedhjet e fundit kanë detyruar drejtuesit e P...
Një natë më parë qarkulluan pamjet e një sherri fizik masiv ...
Emisioni “Stop” tregon sonte me zë dhe figurë, mënyrën, sesi...
Emisioni “Stop” tregon sonte me zë dhe figurë, mënyrën, sesi...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një...
Në redaksinë e emisionit ‘Fiks Fare” kanë mbërritur disa ank...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e nënkryetar...
Kamera e fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë sesi Ilir Hod...
Ded Ndreni nga Shkodra, ankohet në Fiks Fare se mungesa e li...
Një nënë e re 26-vjeçare nga Tropoja, e martuar në Elbasan k...
Historia e 26-vjeçares nga Tropoja, e cila ka denoncuar në e...
Një nënë e re 26 vjecare nga Tropoja, e martuar në Elbasan k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...