Zyrtari i kërkon të bëhet e dashura e tij / Qytetarja: Mos më ngacmo me duar
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e nënkryetar...
Në redaksinë e emisionit ?Fiks Fare? kanë mbërritur disa ankesa në lidhje me mënyrën se si u shërbejnë shqiptarëve ambasadat dhe konsullatat.
Ankesa e parë ishte e një zonjë e cila banon prej 7 vitesh në Holandë. ?Më 8 shtator 2020, kam aplikuar për pasaportë për djalin e sëmurë. Për shkak të Covid më kanë shtyrë takimet. Djali është 8 vjeç dhe është invalid. Pasaporta i ka skadur në shtator të vitit 2020. Në Ambasadën Shqiptare në Belgjikë kam aplikuar dhe më kanë lënë takim dhe më kanë çuar e-email. Këtë takim e kanë shtyrë disa herë. U detyrova që të shkoja me djalin e sëmurë disa ditë më parë. Kur hyra brenda më thanë pse ke ardhur. Më thanë se s?punojnë kompjuterët, se janë zgjedhjet në Shqipëri. Ka rënë sistemi. Unë e kam 250 kilometra larg ambasadën? thotë Pranvera Qosja.
Ajo thotë se djalin e ka të sëmurë, invalid, as nuk ecën, as nuk flet. ?Për shkak të pasaportës, çunit s?i japin letrat holandeze. I kam thënë atë ditë asaj zonjës, bëj diçka se mua më ngelin letrat e djalit pa marrë. Këtu të shkosh në spital pa pasaportë s?të pranon askush. Ju kam dhënë numër kontakti, adresë e-maili. As në telefon nuk përgjigjen. Në e-mail mu përgjigjen pas 1 jave. Më thonë takimet janë online. Nuk më ka lajmëruar askush për anulimin e takimeve!? thotë ajo, ndërsa shton se ka kontaktuar më shumë me e-mail sesa me telefon. ?Më kanë thënë se rasti jot nuk është urgjent. Kam kontaktuar disa herë që të më lëshojnë një datë të saktë se nuk të lënë në doganë për shkak të Covidit. Edhe komuna ka provuar t?i telefonojë dhe ata asnjëherë nuk janë përgjigjur? vijon më tej.
Pranvera thotë se i ka dërguar vazhdimisht e-maile dhe ka marrë më në fund një përgjigje. ?I kam shkruar se po luanin me një fëmijë të sëmurë, që ta çoj për 250 kilometra. Ai ka qarë gjithë rrugës, s?mund të rrinte në makinë. I kam thënë të lutem më ktheni një përgjigje ta di të saktë. Dhe kam marrë një e-mail që ne edhe mund të mbyllim derën e ambasadës! Për çfarë arsye?! E kam e-mail që ma ka nisur. I kërkova vetëm një takim të ri, e di ça do të thotë një fëmijë invalidë. S?mund të bëj asnjë veprim me djalin në spitalet e Holandës, madje i kam shtyrë edhe takimet? përfundon ajo.
Në redaksinë e ?Fiks Fare? mbërriti një tjetër ankesë nga qyteti i Selanikut, në Greqi. ?Jetoj në Greqi prej 23 vitesh. Kam një problem me djalin. Patëm për të nxjerrë pasaportën në shtator. Unë jetoj afër Selanikut. Kam shkuar në Selanik më 26 gusht 2020. Bëra një kërkesë për djalin që të nxirrte pasaportën se është i paralizuar. Të më vinin në shtëpi. Nuk mund të rri në makinë, vetëm me ambulancë. Edhe me ambulancë do staf mjekësor me oksigjen? thotë Skënder Tola. Ai pohon se pasaporta i ka skaduar në 7 shtator 2020. ?Kam shkuar në Konsullatë dhe më thanë bëj kërkesë. Më kanë thënë do vijmë nga Shqipëria dhe unë jam akoma në pritje. S?mund të bëj asnjë gjë pa pasaportën. Më kanë thënë se do të më vinin në shtëpi, se 40 minuta rrugë është larg me makinë nga Selaniku. Më kanë mbajtur me gënjeshtra? vijon Skënderi, ndërsa thotë se asnjëherë s?më kanë thënë jo, por askush nuk i kishte shkuar. ?Djali është akoma pa pasaportë.
Pa këtë pasaportë sjell shumë pasoja pasi të gjitha janë të lidhura me pasaportën. Atij i ka mbaruar leja e qendrimit. Edhe kemi probleme me dokumentet që do plotësojmë për ushqimin që ia sjellin të përgatitur, se nuk ushqehet nga goja. Më thonë deri sa të dorëzosh lejen e qëndrimit, s?mund të ma sjellin. As ilaçe, as siguracion, asnjë gjë? përfundon Skënderi.
Pas ankesës, Fiks Fare kontaktoi me Ministrinë e Jashtme, duke i bërë prezent edhe problematikën e djalit të paralizuar. Nga kjo ministri na u premtua se do të verifikojnë rastin dhe do të dërgojnë një grup në Selanik. Disa ditë më vonë, Fiks Fare komunikon me familjen Tola, ku nëna e djalit të paralizuar thotë se kishin shkuar një grup. ?Erdhi një grup nga Tirana prej 3 personash. Kemi 3 ditë që e kemi marrë pasaportën. Tani s?ka probleme as me lejen e qëndrimit, as me ilaçet dhe as me ushqimin. Shumë faleminderit? përfundon nëna e djalit të paralizuar./ tch
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e nënkryetar...
Kamera e fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë sesi Ilir Hod...
Ded Ndreni nga Shkodra, ankohet në Fiks Fare se mungesa e li...
Një nënë e re 26-vjeçare nga Tropoja, e martuar në Elbasan k...
Historia e 26-vjeçares nga Tropoja, e cila ka denoncuar në e...
Një nënë e re 26 vjecare nga Tropoja, e martuar në Elbasan k...
Një status në Facebook i Petrit Vasilit udhëzon elektoratin ...
Në emsionin Fiks Fare mbërriti një informacion ku pretendohe...
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme një r...
Trajtimin e merr në një spital publik, por paguan për çdo gj...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qyte...
Komisioni skualifikon kandidatet, njëra me syze tjetra rezul...
Katerina Kamberi denoncoi në “Stop” se ish-bashkëjetuesi i s...
Fiks Fare denoncoi një tjetër masakër mjedisore, kësaj herë ...
Menaxheri i lojës i kërkon fotokopje të pasaportës për t’i k...
Emisioni Stop ka udhëtuar drejt fshatit Grykë të Topojës në ...
Emisionit “Stop” ka treguar sot problematikat që kanë zjarrf...
Një ditë më parë në emisionin “Stop” janë transmetuar pamjet...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës një tjetër skand...
Alfons Ulbani nga Shkodra ankohet në Fiks Fare pasi kisha i ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...