Stop denoncon skandalin/ Akte dhune ndaj fëmijëve në kopsht: T’jua shtypim veshët
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar një rast të dhunës nda...
Alfons Ulbani nga Shkodra ankohet në Fiks Fare pasi kisha i ka dhunuar shtëpinë e të atit i cili para 7 muajve ka ndërruar jetë.
Kjo me pretendimin se shtëpia pronë e familjes Ulbani dikur ka qenë një kopësht i Kishës Katolike të Shkodrës, i ngritur nga një murgeshë italiane.
I ndjeri e ka blerë shtëpinë në vitin 1996. Ka kontratë të rregullt dhe është e regjistruar në Hipotekë. Ka jetuar atje, ka paguar ujë dhe drita. Kur ai ka ndërruar jetë në shtator të 2020, përfaqësues të Kishës kanë shkuar në banesë dhe me gurë freksibël kanë prerë dyert dhe kanë marrë sendet personale. Djali, Alfonsi ka ardhur në Shqipëri, pasi prej vitesh jetonë në Itali dhe ka nxjerrë një dëshmi trashëgimie, ku rezulton se babai i tij s?ka lënë testament dhe është futur në banesë. Por, sërish kur ka ikur, përfaqësuesit e Kishës janë futur brenda duke i prishur edhe njëherë bravat e dyerve.
Kisha ka hapur një padi në gjykatë ku kërkon pronësinë ?me posedim?, ku deri më tani nuk është bërë asnjë seancë gjyqësore, s?ka sigurim padie apo vendim përfundimtar gjyqësor. Alfonsi ballafaqohet me përfaqësues të Kishës në ambientet e Policisë së Shkodrës, ku efektivë dhe shefi i komisariatit i kërkojnë me ngulm që të bëjë marrëveshje me Kishën. Madje, edhe ata konstatojnë se Kisha s?ka dokumente, pasi avokatja i thotë se shtëpia është në emër të z.Rudolf Ulbani, babai i denoncuesit.
Denoncuesi: Kisha më ka vjedh shtëpinë, amanet që ma ka lënë babai
Alfons Ulbanin në intervistën e tij për Fiks Fare denoncon dhunimin e pronës së tij private nga Kisha Katolike e Shkodrës. ?Kjo është shtëpia e babës, e kam me letra. Po Kisha e pretendon, meqë ka pasur kopësht, është e jona. Ata s?kanë letra, nuk e kuptoj, kanë shkatërruar derën e oborrit. Shkatërruan bravën e derës dhe u futën brenda. Më kanë vjedh. Më kanë vjedh gjithë pasurinë e babës. Kanë ardhur me furgonë. I kam të gjitha të filmuara? tregon ai.
Në këtë shtëpi të blerë nga babai i Alfonsos ka jetuar i ati i tij të cilat i ka blerë në vitin 1996 dy banesa dhe i ka bashkuar bashkë. Banesat janë blerë me dokumentacionin përkatës të cilin djali i të ndjerit e disponon, dokumenta që vërtetohen edhe në Hipotekë. Ai me lot në sy tregon se si e ka marrë vesh lajmin e humbjes së babait të tij, pasi vetë prej vitit 1994 jeton në Itali. ? Fill pas vdekjes së tim eti ka ardhur avokatja, me një që ka shpërthyer derën, një prift. Këta kanë ardhur në shtator 2020, s?më ka lajmëruar njeri. Të paktën të më merrnin në telefon, të ka vdekur baba, a mund të futemi në shtëpi? tregon Alfonsi ? S?kan pyetur kërrkënd. Babai ka 7muaj që vdekur, ka shkuar për të bërë operacion dhe operacioni shkoi keq. Më ka thënë baba unë e di që s?dal dot nga operacioni të paktën një gjë për ju e kam, më ruaj shtëpinë. Më mbaj shtëpinë si e kam mbajtur unë gjithmonë, Zoti ma mori? përfundon fjalinë pasi shpërthen në lot.
Ai tregon se për ngjarjen në fjalë është vënë në dijeni nga komshinjtë dhe ka ardhur në Shqipëri. Nuk ka bërë denoncim në polici, por ka shkuar të takojë Imzot Angelo Massafrën i cili i ka thënë se duan ta blejnë shtëpinë e të atit, por ndërkohë kishin shkatërruar bravat e hapur dyert. Pasi i ndërroi të gjitha bravat edhe njëherë, Alfonsi niset për Itali. Përsëri i bie telefoni për t?i thënë se Kisha kishte hyrë në shtëpinë e të atit dhe i kishin hequr plaçkat e shtëpisë me furgona. Në këto kushte detyrohet të vijë sërish dhe kur provon të hapë dyert e shtëpisë së tij nuk mundet. ?Bravat nuk ishin të miat nuk m?i hapnin çelësat, dhe për këtë kam dhe filmime? shprehet Alfonsi.
Në videon që u shfaq në Fiks Fare duket që denoncuesit dyrt e shtëpisë së të atit ia hap një punonjës i Kishës. Në bisedë kuptohet se kisha ka ndërruar bravat e shtëpisë së të ndjerit, pa njoftuar asnjë nga familjarët dhe duke mos patur asnjë të drejtë. Ai kërkon që Kisha ta lërë rehat, pasi shtëpia është e tija dhe në Hipotekë figuron pronë e babait të tij. ? Unë nëse do iki në Itali besoj se do i shpërthejnë prapë dyert?përfundon Alfons Ulbani
Polici: Kisha s?ka letra, por ti mos hy në shtëpi, bëj marrëveshje
Alfonsi në këto kushte i drejtohet Policisë së Shkodrës, ku takon inspektorin e zonës. Polici i thotë mesa ai ka dijeni çështja është në gjyq dhe meqënëse është atje, Alfonsi nuk ka të drejtë të futet brenda në shtëpinë e tij. Policët nuk japin informacion, por shprehen se pala tjetër, Kisha Katolike, nuk ka paraqitur ndonjë dokument.
Ditën tjetër qytetari kërkon një ballafaqim me përfaqësuesit e Kishës Katolike në ambientet e Policisë së Shkodrës. Ai pohon se shtëpia është në emër të babait të tij dhe i tregon avokates së palës tjetër dëshminë e trashëgimisë .
Avokatja e kishës thotë se një motër e kishës ka ushtruar aktivitetin tregtar në atë banesë, ka kontratat e punëtorëve të firmosur nga murgesha. Atë shtëpi thotë avokatja e ka përdorur murgesha. Në vitin 1996 e ka blerë i ndjeri Rudolf Ulbani, është blerë dy herë me motrën. ?Unë e posedoj dhe përderisa ligji ma njeh posedimin, unë s?kam hapur gjyq kot. Rudolfi ka qenë bashkëpunues i saj. Paratë janë hedhur nga ajo. Ajo ka lënë një testament ku thotë e ka lënë për pronat e veta. Ne kërkojmë riposedimin e saj. Më të drejtë ka poseduesi sesa ai që ka emrin në letra!!? thotë avokatja, e cila pohon se në atë shtëpi ka qendruar murgesha. Ndërkohë, Alfonsi thotë se ka qenë babai i tij.
Polici thotë se dokumenti i noterisë është në rregull, ai i trashëgimisë, që thotë se nuk vërtetohet se ai të ketë hequr dorë nga trashëgimia.
Policia kërkon që denoncuesi të firmosë një dokument që mos të futet në banesë, por ai nuk pranon ndërsa thotë se gjatë dhunimit, i është marrë pasuria e babait. Thotë se ka konstatuar se i është thyer banesa.
Avokatja i thotë se qytetari është futur brenda dhe ka marrë sendet. Policia e pyet nëse ka apo jo kontratë, ndërsa ajo i përgjigjet se ?jam posedues!?.
Pjesë e këtij ballafaqimi bëhet edhe shefi i komisariatit i cili i drejtohet denoncuesit se pse nuk pranon marrëveshje me palën tjetër.
?Ti, mos hy në shtëpi më!? i thotë shefi, ndërsa më pas i kërkon me ngulm që të bëjë një marrëveshje me Kishën pasi ?Ti në Itali je, s?ta merr njeri shtëpinë?.
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar një rast të dhunës nda...
Koalicioni ABEOK të fut në listat e tij për kandidatë për de...
Zhdukja e dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Rreth i Epërm n...
Në emisionin “Stop” në Tv Klan ka mbërritur një denoncim për...
Jemi në Gjirokastër në lagjen “18 shtatori”, për një testame...
Në muajin dhjetor të vitit 2017, Ura e Drojës që lidh Fushë ...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në Bathore tek zona ...
Një qytetar nga Çerma e Lushnjes vuan prej kohësh nga një së...
Nga Adriatik DoçiNëse Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e ...
Sot në emisionin “Stop” u trajtua një histori e cila nisi si...
Fiks Fare siguroi dhjetëra dokumente nga spitalet e Shqipëri...
10 vjet hetime pa asnjë rezultat, për një automjet të vjedhu...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi mbrëmjen e së enjtes dhunë...
Shoqëria e transportit Pojska Trans që operon në Pogradec, a...
Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar infermieret e spitalit ...
Kryetari i Partisë Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangj...
I vdes babai në aksident rrugor, djali kërkon drejtësi. Eksp...
Në dhjetor të vitit të kaluar në emisionin “Sop” është publi...
Fiks Fare denoncoi veprimet e Prokurorisë dhe Policisë Rrugo...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar në fshatin Vranisht t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...