SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Analistë dhe përfaqësues të qarqeve akadamike në Shqipëri, konstatojnë se liria e medias edhe këtë vit pësoi regres. Ata i mbështesin argumentat e tyre në disa raporte të organizatave prestigjoze ndërkombëtare, si dhe në realitetin që ofroi viti 2020 dhe muajt e parë të këtij viti.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thotë për Zërin e Amerikës se janë shtuar paditë në gjykatë ndaj gazetarëve. Ata zhvilluan një betejë me qeverinë kundër paketës anti-shpifje, që nëse miratohej do të ishte asgjësuese për median, thonë analistët. Megjithatë presioni mbi gazetarët u shtua dhe transparenca dhe llogaridhënia u kufizua nga autoritetet sipas tyre. E drejta e informimit në mjaft raste u kërkua nga gazetarët në rrugë gjyqësore, ndërsa juristët vërejnë se ka një përmirësim të praktikës gjyqësore në favor të gazetarëve në këtë drejtim.
Liria e medias në Shqipëri ka pësuar regres, sipas raporteve të ndryshme ndërkombëtare, më i fundit ai i Freedom House i publikuar pak ditë më parë, që e vendosi Shqipërinë në të njëjtin nivel si 8 vjet më parë, për çështje të demokracisë dhe medias së pavarur.
Gjatë një viti gazetarëve iu desh të përballen me realitetin e vështirë që prodhuan dy krizat e njëpasnjëshme, ajo e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, dhe ajo e pandemisë COVID-19. Analistë dhe përfaqësues të botës akademike shprehin shqetësim kur thonëse autoritetet i shfrytëzuan këto kriza për të shtuar presionin mbi gazetarët, duke kufizuar transparencën. dhe llogaridhënien.
?Ka patur një gjuhë denigruese dhe anatemuese nga politikanët për gazetarët, kryesisht duke i kategorizuar ata si burim i pavërtetë për publikun dhe rrezik, sidomos për shëndetin publik. Po të marrim në analizë disa deklarata të politikanëve shqiptarë, këtu nuk do të bëj ndonjë dallim sepse tendenca është e përgjithshme, gazetarët si kategori sociale etiketohen me epitete të ndryshme, që vënë në diskutim integritetin e tyre personal dhe professional?, tha për Zërin e Amerikës Erlis Çela, pedagog i gazetarisë në Universitetin Bedër.
Për analistin Lutfi Dervishi ky vit ishte interesant për të parë funskionimin e medias në kushte të jashtazakonshme. Ai mendon se roli i medias është dobësuar dhe e mbështet këtë argument në mënyrën se si u mbulua fushata e fundit zgjedhore nga media, në mënyrë të përsëritur.
?Fushata nuk është raportuar nga mediat dhe gazetarët por nga aktorët politikë, duke anashkaluar medan si institucion skanues dhe verifikues të fakteve. Tashmë dhe televizionet u dorëzuan dhe vendosën siglën, video e PS, video e PD apo e subjekteve të tjera?,u shpreh për Zërin e Amerikës Lutfi Dervishi, analist.
Në këto dy mandate, thonë analistët, qeveria e majtë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka preferuar një marrëdhënie që reflekton tension të vazhdueshëm me mediat. Ky raport sipas tyre ka pak gjasa që të ndryshojë.
?Ne kemi patur një betejë shumë të gjatë me qeverinë dhe kryeministrin për të mos miratuar paketën ligjore anti-shpifje, i cili ishte problematik dhe asgjësues për lirinë e shprehjes. Në një panoramë më të gjerë ne kemi media, të cilat janë një zgjatim i pushtetit politik, dhe ajo që mbetet janë një grusht i vogël gazetarësh, të cilët janë të pavarur dhe punojnë fatkeqësisht nën presion të shumfishtë?, tha për Zërin e Amërikës Aleksandra Bogdani, gazetare e Rrrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN.
Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Çipa, thotë se është e nevojshme të ndryshojë qasja komunikuese e Kryeminstrit Rama me gazetarët dhe sidomos përballja e tij me transparencën reale të kërkuar nga shumica e reporterëve profesionistë. Ai veçon shqetësimin përshtimin e padive të autoriteteve zyrtare në gjykatë ndaj gazetarëve.
?Gjithsej janë 17 raste të proçeseve gjyqësore që po zhvillohen në gjykatat e venditpor më shumë në Tiranë. Akuzat janë konflikte me policinë e shtetit e cila e padit gazetarin se nuk ka zbatuar urdhërin për orën policore, kur ai ka qenë për motive profesionale. Rasti i koleges Juli Ristani lidhet me nxjerrje të sekretit, dhe rastet e tjera janë kryesisht për shpifje, cënim imazhi dhe pavërtetësi të faktit të raportuar nga gazetari?, tha për Zërin e Amerikës Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar.
Unioni i Gazetarëve shqiptarë vëren me keqardhje rritjen e autoçesnurës tek gazetarët për çështje të rëdësishme që lidhen me përdorimin e fondeve publike, të korrupsionit, abuzimit më detyrën dhe për mënyrën se si lobohet nga institucionet për investimet.
?Autoçensura buron më së pari nga lidhja e shkurtër që vendos pronari me politikën, me vendimarrësit e ekzekutivit, së dyti lidhet dhe me presionin që grupet e interesit bëjnë mbi mediat. Së treti, ka të bëjë me realitetin agresiv që ofron shoqëria në përgjithësi. Dhe këtu kam parasysh presionin që ushtrojnë grupet kriminale, të cilat janë të depërtuara në linajt më të rëndësishmë të prodhimit, të ndërtimit?, u shpreh Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar.
Por në përpjeket e gazetarisë për t?i mbijetuar çensurës dhe autoçensurës ka dhe raste kur gazetarët padisin zyrtarët dhe institucionet në gjykatë për të drejten e informimit. Dorian Matlia, avokat, i cili mbrojti çështjen e Lapsi.al në Gjykatën e Strazburgut, dhe po ndjek disa të tjera në gjykatat shqiptare thotë se problem shqetësues për gazetarët ka qenë edhe qasja ndaj informacionit.
?Problem i madh mbeten kontratat konçensionare, të cilat kemi shumë vështirësi të kemi qasje. Studimet e fizibilitetit dhe gjithçka që ka të bëjë me investime, sidomos ato që kanë ndikim të madh në mjedis. Bëhet fjalë për ndërtime hidrocentralesh dhe investime të tjera të këtyre përmasave. Përqendrimi më i madh i bllokadës le të themi, është tek institucionet e larta të pushtetit ekzekutiv?, i tha Zërit të Amerikës Dorian Matlija, avokat Qendra Res Publica.
Zoti Matlija thotë sepërkundrejt sjelljes arrogante dhe shpesh injoruese, siç shprehet ai, të institucioneve shtetërore për të dhënë informacionin që i kërkohet në respket të ligjit për të drejtën e informimit, ka patur një përmirësim të praktikës gjyqësore në këtë drejtim.
Ai nënvizon rastet e para të vendimeve për dëmshpërblim të gazetarëve që nuk kanë arritur të marrin informacionin e kërkuar, si dhe të vendimeve që bëhen të ekzekutueshme menjëherë, pavarësisht se autorietet zyrtare mund të ankohen në Gjykatën e Apelit. Por analisti Lutfi Dervishi sheh probleme edhe në vetë funksionimin e medias, ndërsa veçon dhe disa modele suksesi.
?Ne shohim me keqardhje dhe trishtim që edhe vetë brenda medias ka probleme të korrupsionit. Ka gjobvënie dhe shantazhe ndaj bizneseve. Duhen përgëzuar të rinjtë, një brez i ri po vjen.Gazetarë të rinj të palidhur në çdo kuptim me elitat e vjetra politike dhe ekonomike. Dhe ajo që quhet sukses është modeli jobiznes në media, modeli i mediave të OJF-ve. I vetmi problem është se deri tani aifinancohet nga donatorë. Por është media që bën gazetarinë shqyrtuese, verifikuese dhe investigative. Kemi zhvendose të gazetarisë nga mediat tradicionale tek ajo e OJF-ve?, tha analisti Lutfi Dervishi.
Grupimet që mbrojnë të drejtat e gazetarëve në Shqipëri mendojnë se media duhet orientuar në modele jashtë influencave të lidhjeve biznes, media, politikë. Një mandat i tretë i qverisë socialiste do të thotë për analistët më shumë përpjekje dhe energji për të ruajtur lirinë e shprehjes. Rreziku që i kanoset medias, siç shprehen ata, vjen nga disa drejtime ndaj dhe mbrojtja sipas tyre duhet të jetë e organizuar dhe shumfishtë./voa
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar pamje nga po...
Delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se që nga fillimi i pa...
Ambasadori i OSBE Vincenzo Del Monaco ka dhënë një mesazh p...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se do të vazhdojn...
Për shkak të situatës nga covid edhe pse rastet janë në ulje...
Ditën e sotme ka nisur faza e dytë e vaksinimit të punonjësv...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK, për konfiskimi...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tho...
Dy shtylla tensioni janë rrëzuar në Shëngjin.Fatmirëisht nuk...
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka dhënë mesaz...
Pavarësisht përparimeve që janë bërë në mjekësi, kanceri vaz...
3 Maji shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Ambasador...
Gjykata e Lartë ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jet...
Liria e shtypit është një nga vlerat themelore demokratike t...
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë në t...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nxjerrë foto nga zbuk...
Kospiracionisti Alfred Cako ka komentuar zgjedhjet e 25 Pril...
Vaksinat në vendin tonë janë future prej muajti Shkurt. Deri...
Një banesë në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës është përfshir...
Monika Kryemadhin, kryetaren e Lëvizjes Socialiste Për Integ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...