Rama në Poloni: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i BP në BE, procese që përforcojnë njëri-tjetrin
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferenc...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferenc...
Raportim paraprak nga vëzhguesit afatshkurtër në 9 Bashki të vendit deri në orën 08:30
KShH po monitoron mbarëvajtjen e procesit të hapjes së Qendrave të Votimit dhe ecurisë së votimit në orët e para të mëngjesit.
Në këtë raportim të parë evidentohen të dhënat e referuara nga vëzhguesit deri në orën 08:00 të mëngjesit për 9 nga 14 Bashki (Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë, Shkodër, Kukës, Gjirokastër)
Vëzhguesit raportojnë se janë evidentuar vonesa 20-35 min në shumicën e bashkive për shkak të mosfunksionimit të pajisjes PEI (identifikimi elektronik), vonesave të paraqitjes se anëtarëve, vonesa në pergatitjen e ambientit, etj.
Vëzhguesit referojnë se pajisja PEI ka shfaqur probleme me funksionimin në shumicën e Bashkive.
KShH vëren se pavarësisht masave të marra nga KQZ për ngritjen dhe funksionimin e infrastrukturës elektronike zgjedhore, ky proces ka diktuar nevojën për tu menaxhuar më herët në kohë, ndërkohë që kostoja ekonomike ka qenë e konsiderueshme.
Rezulton se në qytetin e Durrësit, në QV 1411, 14113, 1429/2, procesi po vijon manualisht, pra pa përdorimin e pajisjes PEI, ndërkohë që nuk punon kamera ne QV.
Në QV 1381 të kësaj Bashkie nuk paraqitet operatori, ndaj procesi vijon manualisht.
Edhe në Bashkinë Vlorë, në QV 4447 nuk punon pajisja PEI.
Në Elbasan, në QV 2374 nuk rezulton të jetë hapur në harkun kohor që mbulon ky raportim për shkak të mosfunkionimit të pajisjes, ndaj KShH i bën thirrje KQZ-së të ndërhyjë për të zhbllokuar situatën.
Edhe në Gjirokastër, në QV 42421 pajisja elektronike nuk funksionon.
Zëvendësimi i anëtarëve të KQV-ve që në orët e para të ditës së votimit nuk i shërben ecurisë normale të procesit të administrimit të procesit zgjedhor.
Në Bashkinë Elbasan, në QV nr. 2307 u ndryshua anëtari i komisionit me vendim KZAZ, dhe ky fakt u dokumentua në procesverbal.
Në Shkodër, vëzhguesit raportojnë se një makinë me targa AA 989 EH qarkullon rreth QV duke sjellë disa herë, zgjedhës për të votuar, të cilët shoqërohen nga një person në këto ambiente.
KShH i sugjeron Policisë së Shtetit për të kryer verifikimet e nevojshme, ndërkohë që ka qenë i pamundur identifikimi i mjetit dhe targës së tij.
Në Tiranë, vëzhguesit partiakë mbajnë shënim numrin rendor të zgjedhësit i cili thuhet nga kryetari me zë të lartë, ndërkohë që identiteti i zgjedhësit nuk duhet të bëhet publik për të pranishmit në QV.
Në Tiranë, në QV 1767/1 votuesit asistohen nga vëzhguesit e partive për të hedhur fletën e votimit ne kuti, ndërkohë që në Shkodër në QV 0250, janë vërejtur vëzhgues politik që shoqërojnë zgjedhësit në ambientet e QV-së.
Votimi familjar është konstatuar në QV 17041 në Tiranë (një çift i cili ka hyrë së bashku në dhomën e fshehtësisë).
Anëtarët e KQV-ve nuk janë të qartë për ndalimin e përdorimit të telefonit celular në ambientet e tyre.
Si rezultat i deklaratës së djeshme të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Bashkitë Korçë dhe Gjirokastër raportohet se u është tërhequr vëmendje vëzhguesve për përdorimin te telefonit celular, ndërkohë që raportimi prej vëzhguesve është një proces që nuk duhet të ndërpritet, pavarësisht se mënyrat e raportimit nuk duhet të cënojnë qetësinë dhe normalitetin e procesit të votimit në QV.
Vëzhguesit e KShH-së raportojnë se në tërësi procedurat e votimit po respektohen por ka patur edhe raste të parregullsive. Konkretisht, në Bashkinë Durrës, në QV 1498 dhe në Bashkinë Shkodër, në QV 274 votuesit nuk firmosin përbri emrit.
Po në Bashkinë Shkodër, në QV nr 316/2, zgjedhësit deri në orën 8 nuk janë timbrosur. Në Bashkinë Vlorë, në QV 4440, votuesve nuk u timboset gishti.
Në Bashkinë Shkodër, anëtari i KQV-së nr 259/1, asnjë nga procedurat paraprake për verifikimin e zgjedhësit nuk ndiqen. Ai nuk vendos shenjë gishti ose dorezon kartën ID ose i timbroset gishti./CNA.al
Kandidatja e PD për deputete, Jorida Tabaku ka “shkundur” vo...
Pasi ka votuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publiku...
Prishet pajisja e identifikimi elektronik në një prej qendra...
Komisioni Qendror Zgjedhjeve raporton se në 1 228 Qëndra vo...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasil...
Dy orë pas fillimit të procesit zgjedhor, ambasadorja e SHBA...
Policia e Shtetit ka njoftuar se përfundoi në të gjithë vend...
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Norman D...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka votuar në njësinë numër 8. Ai ka...
Disa komisionerë janë ndërruar në Qendrat e Votimit në Durrë...
Drejtuesi politik i PS, në Elbasan Taulant Balla ka votuar p...
Mëngjesin e sotëm, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integ...
Presidenti Ilir Meta ka realizuar një lidhje direkte me gaze...
Një orë e gjysmë nga fillimi i procesit të votimit, ka ardhu...
Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë aktiv gjatë gji...
Të moshurarit kanë qenë të parët sot që u janë drejtuar qend...
Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka denoncua...
LSI ka reaguar pas raportimeve se në Qendrën e Votimit numër...
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka ushtruar të drejtën e vo...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...