Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Akademiku Artan Fuga i ka bërë thirrje gjirokastritëve të votojnë Roland Bejkon të dielën në zgjedhje.
Teksa ka listuar dhe arsyet, Fuga shkruan se ai nuk është nga ata që merr votat dhe ikën pa kthyer kokën.
“Roland Bejko – një kandidat për deputet për Gjirokastrën!
Miku im Roland Bejko kandidon në Gjirokatër! Gjysma ime gjirokastrite është e interesuar sepse është e rrallë që një kandidat për deputet si Landi të përmbledhi në mënyrë aq të përkryer ato karakteristika të deputetit.
Sigurisht si miq prej dekadash flasim shoqërisht, edhe me humor, me njeri tjetrin, por gjithmonë vërtetësisht. Si më i ri Landi “e duron” edhe ndonjë epitet që i ve atij!
I them Roland ti je si Vilëfori, duke i folur për personazhin prokuror te libri Konti i Mont Kristos! Vilëfori nuk njeh as politikë, as prapësira korruptive, përpara ligjeve të shtetit dhe të drejtave të qytetarit, por ndjek rrugën e ligjit dhe të shtetit! Land Bejko mishëron edhe studentin e vitit 90, energji demokratike, edhe politikanin tre dekadash, por edhe nëpunësin e shtetit si prefekt a si drejtor i përgjithshëm. Gjysma ime beratase më bënte ta vëzhgoja si prefekt nga opinionet e qytetit rrëzë kalasë. Ne beratasit nuk të falim për kritika. Ndihesha krenar sepse miku im kishte në qytet si përkrahjen morale dhe mendimin pozitiv të demokratëve dhe të socialistëve apo të atyre që as donin t’ja dinin për politikën. Landi kërkonte t’i shërbehej qytetarit! Kur e shihja si protestonte për mbrojjtjen e Teatrit, por respektonte policin, duke bërë analizën e drejtë se fajin është i politikës, jo i punonjësit të rendit, thosha me vete: O Vilëfoooooor! Dhe brenda ndjeja gëzim. Më ngjante si ata sindikalistët gjermanë që poqese mungonte fatorinua në tren, nuk hypnin dhe kështu humbisnin mitingun për të cilin ishin nisur të shkonin në qendrën e qytetit! Por, Landi di të bëjë edhe opozitarin edhe respektuesin e shtetit!
Bilbil i Labërisë – i them për ta ngacmuar pak më tepër se duhet. Po ku mërzitet Landi me miqtë se! Po pse o profesor, ç’a po bëj? – kundërshton buzagaz. E ke gjuhën brisk – i them! Orator i paparë! Poqese të ve përpara me argumenta, racionaliteti i tyre është sa i mpleksuar me gjuhën popullore të trevës së tij patriote, aq edhe i elaborabuar sipas gjuhës formale të ligjvënësit, ligjzbatuesit, nëpunësit të shtetit.
Ore, nuk të marr vesh ty – i them – ti respekton ligjin sikur të jesh prokuror francez, dhe të pret brisk gjuha në politikë, sikur të jesh Lab, i prerë për kuvendet e Labërisë! Edhe Vilëfor edhe kaçak, komit, nga mprehtësia!
Buzëqesh Landi! E o profesooooooor – kaq! I drejtë, i prerë, njerëzor, human, Vilëfori bëhet si Nenë Tereza kur miqtë, shokët, komshinjtë kanë një hall.
Sa në Gjirokastër, aq në Tiranë, sa në Tiranë dikur aq edhe në Paris ku brenda një viti e pashë se me Vilëforin nuk flitej kollaj si me ndonjë amator në filozofi. Më citonte saktësisht Aronin, Niçen, iluministët, dhe ndonëse vinte nga një fushë tjetër përpinte çdo gjë! E mo profesor – ku na del koha ne për të lexuar! – thoshte për modesti!
Ore ti edhe në pamje i ngjan Raymond Aronit kur ishte i ri – i thosha për ta ngacmuar! Por, në mendime sa konservator aq edhe liberal, sa social aq edhe individualist, duke i fokusuar të gjitha këto vlera në një mendim shpesh befasues.
Me Landin biseda është me nivel. Shok, shok, por njëqind herë citon librin tim Shoqëria Periferike, epo thua ti, e paskam Landin në xhep!!! Kur, brenda një sekonde Vilëfori, Aroni, Labi të këpusin një kritikë dhe ti e kupton se atij nuk i rrihet! E vërteta intelektuale e zotëron dhe ti kërkon ta zbusësh me një vështrim të butë, ndërkohë që shikimi i tij ka humbur diku tutje në horizont dhe as jep e as merr më komunikime korruptive.
I lidhur me bazën, figurë politike kombëtare. Si duhet të jetë një politikan. Sikurse ka kaq pak kandidatë të rregjistruar në lista. Roland Bejko është ndofta nga ata që me këtë dimension nuk janë më shumë se katër a pesë gjithsejt në listat e të gjitha partive. Kur flas për Landin as më bëhet vonë për partitë se Roland Bejko është me ambicie të mirë. Ai do të jetë përfaqësues i popullit në Kuvend. Nuk tradhëton elektoratin e tij, por shteti për Vilëforin nga Lazarati nuk është një lopë ta mjelin militantët, por është shtet i qytetarit.
O Landi – i them herë pas here – aman o burrë nuk e marr vesh as se ku je, as kush je? E di mirë se kush është sepse ai krenar në Gjirokastër thotë jam nga Lazarati, e me të drejtë, në Tiranë, flet për
Gjirokastrën dhe vizionet që ka për këtë zonë, në Paris thotë jam shqiptar, dhe të gjithë që e njohin : Ka të tillë prefektë Shqipëria ? – më thoshte profesori im dhe pastaj edhe i tij, i madhi Zhak Barrat. Ka të tillë nëpunës Shqipëria ? – vazhdonte Zhak Barrat, cili gjithsesi muhabetet administrativo-politike as nuk denjonte t’i bënte me mua. Kur fliste për to, ai nëpunësi i shtetit njëmijëvjeçar, shikimin e kishte te Landi! Sikur na thoshte : Ju nuk merrni vesh nga këto!
Sa bukur sikur gjysma ime gjirokastrike të kishte deputet edhe Roland Bejkon, pedagogun, ish prefektin, të diplomuarin në Francë për administrim publik, ish drejtorin e përgjithshëm në ministri, dhjetoristin, dhe po të doni : mikun tim të nderuar, dhe po të doni edhe më shumë : bilbilin e Labërisë, Raymond Aronin, Vilëforin, dhe këtu më vinë në vesh fjalët e Landit : Na bëre me turp o profesor!
Jo, Roland Bejko, ti e meriton! Gjirokastritët e mi do të të japin hakun! Ke për ta parë! Ti nuk je nga ata që merr votat edhe ikën pa kthyer kokën pas, ti je nën tokat e tua i ngulur si rrepet me rrënjë të thella!”/CNA.al
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Elbasan Taulan...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Përfaqësues të Partisë Demokratike bllokuan një makinë me pa...
Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Velaij dhe drejtuesi politi...
Ditën e sotme kanë mbërritur materialet zgjedhore në KZAZ 90...
Qindra banorë kanë bllokuar një automjet në Maqellarë të Dib...
Koordinatori i Partisë Demokratike në Korçë Edmond Spaho ka ...
Kandidati për deputet në Durrës i Partisë Demokratike, Edi P...
Drejtuesi i fushatës së Partisë̈ Demokratike, Alfred Rushaj...
Kandidatja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një taki...
Presidenti Ilir Meta ka dalë me një reagim të fortë në lidhj...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur para mediave lidhur me...
Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreu...
Ndërsa na ndajnë më pak se tre ditë nga dita e zgjedhjeve, a...
Në vijim të fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokrat...
Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgj...
Ish-kreu i Aleancës “Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu ka reaguar l...
Pas prononcimit për CNA.al, kandidati i PS, Lefter Koka ka v...
Në 22 prill të vitit 2013, Kryeministri i asaj kohe, Sali Be...
Prokurori i Përgjithshëm dhe prokuroritë e juridiksionit të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...