Vrasja në Elbasan/ Shehi: Opozita nuk do tensione, jemi në buzë të selametit
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar ngjarjen në Elba...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Bardhi ka hedhur akuza ndaj numri 2 të PS-së Taulant Balla, për të cilin pretendon se është i lidhur me bandat.
Në një deklaratë për shtyp, ai tha se strukturat lokale të PD-së shkuan në vendngjarje, pasi ishin informuar se shtetasi Met Davllagu po shpërndante para dhe po merrte karta identiteti për zgjedhjet.
Ai tregoi versionin e ngjarjes në Elbasan, ndërsa pranoi se autori Arbër Paplekaj është pjesë e strukturave të PD për mbrojtjen e votës në qarkun e Elbasanit.
Sekretari i PD deklaroi se autori është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ndërsa sipas tij, për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit.
?Fillimisht dua të shpreh në emër të Partisë Demokratike keqardhjen për ngjarjen e rëndë dhe ngushëllimet familjes së të ndjerit, si dhe shërim të shpejtë të gjithë personave të plagosur dhe efektives se Policisë së Shtetit. Asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria publike, se jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Për këtë i kërkoj policisë dhe prokurorisë të kryejnë një hetim të plotë, profesional dhe transparent për gjithë ngjarjen, për shkaqet, motivet dhe autorët.
Konflikti politik i nxitur nga Partia Socialiste që prodhon tension cdo moment, në përpjekjen për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, dhe për të mos lënë qytetarët të votojnë të lirë, nuk ndihmon Elbasanin, nuk e ndihmon procesin zgjedhor, nuk e ndihmon Shqipërinë dhe shqiptaret qe jane te etur per ndryshim.
Ajo që ka ndodhur sot është drejtpërdrejtë përgjegjësi e Taulant Ballës. Angazhimi i eksponentëve të krimit të organizuar në zgjedhje dhe nxitja për të kryer krime elektorale është përgjegjësi e tij. Ai po ben cdo gje te paligjshme, qe te ruaje privilegjet, qe te ruaje pushtetin e tij personal.
Taulant Balla nën panikun e humbjes po bashkepunon me bandat e tij, ne perpjekje per te organizuar si ne zgjedhjet e kaluara strukturat kriminale te blerjes se votes.
Sot kur morëm informacione te sigurta, që një automjet pa targa po levizste në lagjen 5 Maj, e drejtuat nga një person i quajtur Met Dafllaku, dhe në mes të ditës, në mes të lagjes, në mënyrë demostrative, po shpërndante para në këmbim të votavedhe po mblidhte karta identiteti, ne njoftuam strukturat e Mbrojtjes e Votës, te shkonin ta verifikonin. Strukturat e Mbrojtes se Votes kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal. Pasi kjo njesi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Është njoftuar drejtëpërdrejtë Drejtori i Policisë Vendore Elbasan.
Pas mbërritjes së disa efektivëve të Policisë së Shtetit, me në krye Nëndrejtorin e Policisë Elbasan, strukturat tona kanë kërkuar që Policia të kryejë veprimet proceduriale në përputhje me ligjin. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka qenë duke kryer veprimet përkatëse, në ndihmë të shtetasit Met Dafllaku që po shpërndante para në këmbim të votës kanë ardhur një grup personash të tjerë, me disa makina, një pjesë e të cilave të blinduara. Ne keto makina ndodheshin anëtarë te krimit të organizuar, që janë denoncuar nga ana jonë në SPAK, por edhe publikisht si dhunuesit e qytetarëve të elbasanit në Ditën e Verës.
Ne kete moment, ne prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat qe dyshohet te jete Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat tona, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve.
Per kete ngjarje te rende qe cenon rende procesin elektoral ne nxisim prokurorinë të hetojë në mënyrë të plotë, të paanshme, të shpejtë dhe transparente ngjarjen. E gjithë zona është e pajisur me kamera sigurie dhe pamjet mbi ngjarjen janë evidente dhe mund e duhet të bëhen publike.
Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, siç u dezinformua me dashje media. Unë jam prej ditës së parë në fushatë i shoqëruar nga të rinjtë dhe nga ekipi im, dhe nuk kam nevojë për badigardë.
Por po, ai është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve tona, si njohës i ligjit, menjëherë pas ngjarjes, është dorëzuar vetë në polici, për të sqaruar rrethanat e plota dhe për tu vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.
I bëj thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike që të ruajnë qetësinë dhe të garantojnë zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme në qarkun Elbasan. Ne e refuzojmë dhunën. Elbasani meriton rend e qetësi, meriton zgjedhje të lira e të ndershme?, përfundoi demokrati./ CNA.al
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar ngjarjen në Elba...
Gazetari Elton Qyno ka komentuar ngjarjen që tronditi ditën ...
Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te vrasja që trond...
Kryeministri Edi Rama duket se nuk do heqë dorë dot nga ftes...
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra për preside...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës në “Ilva Noë...
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve ta mendo...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha për gazetaren Ilva Tare se...
Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim teksa reagoi për...
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka folur ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka th...
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka folur ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për atentatin e ndodhur ditën...
Presidenti Ilir Meta teksa ka komentuar sërish nxjerrjen e t...
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant ...
Presidenti Ilir Meta ka sulmuar drejtuesin politik të Partis...
Kandidati i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për ngjarj...
Presidenti Meta ka komentuar ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar fushatën p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...