web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkoi informacione për Tom Doshin/ Ambasada amerikane i kthen përgjigje Prokurorisë

20 Prill 2021, 13:30, Aktualitet CNA

Ambasada amerikane në Tiranë i është përgjigjur Prokurorisë në lidhje me kandidatin në zgjedhjet e 25 prillit, Tom Doshi.

Prokuroria i kërkoi ambasadës së SHBA informacion për Doshin, pas nisjes së hetimit të thelluar për kandidatin në zgjedhje, për dyshime se preket nga ligji i Dekriminalizimit.

Pas përgjigjes edhe të Interpolit sektori i Dekriminalizimit do t?i dërgojë materialet në KQZ, e cila do vendosë nëse do e lejojë apo jo kandidimin e tij.

Kujtojmë se ambasadorja Yuri Kim disa herë ka përmendur emrin e Doshit, si një person të cilit i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara që në vitin 2018 për shkak se ?është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë?. /CNA.al





Lajmet e fundit nga