web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Eni Zace: “Politikanët grumbullimet po i kthejnë në vatër infektimi”

19 Prill 2021, 18:38, Politikë CNA

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës Eni Zake ka folur mbi zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Sipas saj, fushata është atipike për shkak të situatës së pandemisë ku shtoi se kanë zhvilluar takime të shumta duke pasur në kujdes shëndetin e qytetarëve. Eni Zake ka folur edhe mbi klimën politike gjatë kësaj periudhe fushate ku u shpreh se disa politikanë grumbullimet e tyre po i shëndrojnë në një vatër infektimi duke shkelur të gjitha masat anti covid. Gjithashtu ajo shtoi se në këtë Korçë do të hapet një qendër inovative dhe teknologjike në të cilën parashikohen 90 projekte, duke krijuar kështu edhe mundësinë e punësimit për të rinjtë.

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, si po shkon fushata juaj në korçe?

Kjo është një fushatë atipike për shkak të situatës dhe padiskutim që jam kujdesur të kem prioritet jetën dhe shëndetin e njerëzve që takoj. Mendoj se që këtu duhet të nisë përgjegjësia e parë që kemi ndaj çdo banori të vendit tonë.  Fushata  në  Korcë   po   shkon   shumë  mirë.   Kemi  zhvilluar   takime   të shumta  me votuesit për here të parë, me të rinj dhe të reja, me gra e vajza dhe me banorët e lagjeve të ndryshme  të Korcës apo fshatrave. Për mua ka qenë një ndjesi e veçantë të rikthehem pas 4 vitesh dhe të shoh premtime të mbajtura, ndryshime dhe investime të bëra realitet.  E sigurisht pjesëmarrësit në këto  takime  kanë   dëshmuar  besimin  dhe  mbështetjen   e  tyre  për programin e Partisë Socialiste dhe projekteve madhore që do të vazhdojmë të realizojmë në qytetin e Korcës, duke e shndërruar këtë të fundit në një nga qytetet më tërheqëse jo vetëm për të pushuar por edhe për të jetuar në Shqipëri. Ambicja më e madhe është që të transformohet në një nga qytetet më tërheqëse në Ballkan në turizëm 4-stinor dhe që kuptohet është ajo çfarë do të japë një impakt të madh në ekonominë lokale.

Ju synoni një mandat te tretë, çfarë do të sillni ndryshe këtë herë?

Gjatë këtyre 8 viteve qeverisje Partia Socialiste ka arritur të përballojë e vetme shumë sfida (pasojat e tërmetit të nëntorit dhe efektet e pandemisë së Sars-Cov-19). Në mandatin e   tretë   të  qeverisjes  në   fokusin   tone  mbetet  rimëkëmbja   e  ekonomisë  dhe   zhvillimi ekonomik, si dhe rindërtimi. Plani i veprimit në nivel kombëtar është i njohur tanimë por dua të ndalem pak tek Korça. Ndoshta ndryshe nga qytetet e tjera këtu gjithçka ecën me ritme më të shpejta për të kapur majën. Unë personalisht jam fokusuar tek të rinjtë sepse dua që kur të jemi përballë tyre t?i shohim në sy sepse do të mundemi ta bëjmë të sigurt të ardhmen e tyre. Projekte më të mira në infrastrukturë, punësim falë programeve të Inovacionit dhe Teknologjisë, turizëm më të zhvilluar etj.

Pra, në 4 vitet e ardhshme do të kemi mundësinë t?i përkthejmë në vende pune projektet e realizuara në kuadër të Rilindjes Urbane të qyteteve. Ne do vazhdojmë të punojmë me të njëjtin ritëm për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për të gjithë shqiptarët.

Keni ndonjë projekt konkret për Korçën?

E thashë edhe më sipër, konkretisht në qytetin e Korcës po hapet qendra më e madhe inovative dhe teknologjike në rajon ?Korca Innovation & Technology Hub?, në të cilin parashikohen 90 projekte inovative   dhe  teknologjike   duke   krijuar   për të   rinjve   mundësi   të   reja   në   fushën   e teknologjisë, informacionit dhe sipërmarrjes. Synimi im personal gjithsesi mbetet i pandarë nga fusha e arsimit. Arsimi cilësor është domosdoshmëri për të rinjtë tanë që kanë kaq shumë potencial dhe energji dhe që ata më mirë se kushdo duhet t?i investojnë në shërbim të vetes dhe të ardhmes së tyre.

Në gjykimin tuaj si ka qenë klima politike gjatë kësaj periudhe fushate për të gjitha palët?

Banorët e Korçës kanë vlerën e tyre më te mirë qytetarinë, që në fakt nuk ka rëndësi kohë fushate apo jo sepse udhëhiqen nga vlerat në çdo moment. Dashuria për Korçën, njerëzit e saj dhe gjithë Shqipërisë është ajo që do të prevalojë pas 25 Prillit. Jemi në garë për Shqipërinë e së Ardhmes, për Shqipërinë që nuk ndalet dhe për të bërë më të mirën.

Nuk ka nevojë të flasim për klimën politike, por për jetën e çdo njeriu. Për atë sesi disa janë  duke shkelur të gjitha masat e sigurisë kundër  virusit duke shndërruar në vatra  infeksioni   grumbullimet   e   tyre.  Në vend të shpalosjes së programit elektoral (nëse e kanë një të tillë) po mbjellin nota urrejtjeje dhe përcarjeje në Korcë. Por Korca mbetet qyteti i dashurisë që nuk le vend as për urrejtje e as për përcarje.

A keni konstatuar ju situatë të shit- blerjeve të votës  në Korçë?

Korça as shitet e as blihet! Nuk mund të blihet besimi i qytetarëve! Nuk shitet as e ardhmja e askujt!

Dhe në fund keni një mesazh për të gjithë qytetarët.

Shihni përtej 25 prillit, shihni alternativat dhe mundësitë që keni dhe kuptoni që vota e gjithësecilit ka vlerë sepse vendos për të ardhmen.  Me besim votoni nr.12, Partinë Socialiste si të vetmen forcë politike që di të sjellë prosperitet dhe zhvillim me punë të palodhur duke realizuar projekte ambicioze dhe vizionare që krijojnë mundësi te reja dhe vende pune për të gjitha grupmoshat./CNA.al





Lajmet e fundit nga