Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Mesa duket qartazi, tashmë nga të gjitha sondazhet, por edhe perceptimi i opinionit publik dhe sjellja e shumë prej faktorëve të shoqërisë civile dhe opinion-bërësve në vend, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po e çojë Lulzim Bashën drejt humbjes dhe drejt katastrofës elektorale.
Jo sepse do të ketë ndonjë rezultat të thellë apo ndonjë spektakël të paparë dhe pa dëgjuar më parë, por janë faktet të cilat tregojnë se Basha mund t?i humbë këto zgjedhje vetëm për shkak të rënies së LSI.
Në të gjitha pollet e fundit, por edhe duke parë frymë në një fushatë jo shumë kritikuese ndaj Lulzim Bashës megjithë fryrjen e premtimeve dhe angazhime për shumë gjëra të cilat janë thuajse të pabesueshme, Lulzim Basha ka mundur që nga ana e tij ta ngrerë dhe ta tërheqë trendin e Partisë Demokratike.
Nuk është ajo PD e mefshtë si Republika e Re e 2017, por është e arnuar me disa fytyra dhe emra të rinj që përpiqen të rrezatojnë pozitivitet megjithëse në zona të caktuara, në lokalitete ka ende probleme shumë thelbësore. Basha, nga qendra është përpjekur të japë një imazh tjetër dhe askush më nuk e diskuton që do të ketë një rritje të PD.
Do të jetë kjo rritje 10% apo 20% në total votash apo mandate, do ketë 50 apo 54 deputetë, kjo është ende për tu parë, por e sigurt është që PD do të ketë një rritje mbi mandatet dhe votat që mori katër vite më parë.
Që Lulzim Basha të vijë në pushtet duhet të ketë 71 mandate së bashku me aleatët e tij. Kjo duket një mision i pamundur për PD, për formulën zgjedhore asnjëherë nuk ka mundur të jetë forca e parë në vend që pas vitit 2009, por gjithmonë forcë e dytë pas socilistëve.
Për të ardhur në qeveri do të duhet që kolicioni tjetër, ai i LSI që ndodhet në garë të mundte të sigurojë një numër të konsiderueshëm mandatesh, të ruajë mandatet që ka ose mos shkojë poshtë 16 mandatesh, ç?ka duket nga ana tjetër sërish një mision i pamundur. LSI e Ilir Metës është drejt shkërmoqejes.
Njerëzit e tij janë të izlouar megjithëse pritet që presidenti të hapë thesin e parave bashkë me gruan e tij, ende duket e pamundur pasi strategjia ?merrjani Metës lekët dhe mos i jepni votën, por votoni me kë të doni?, duket se i ka ngjitur shumë Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, por edhe partive të vogla aleate të cilat po kërkojnë vota duke theksuar se mund të merrni lekët e Ilir Metës dhe të na votoni ne.
Ka një rënie të LSI e cila shkon në përgjysmim ose më shumë të totalit të votave apo mandateve që ajo ka mundur të sigurojë në vitin 2017. Sipas të dhënave zyratare duket qartazi se LSI në zgjedhjet parlamentare të 4 viteve me parë ka mundur të sigurojë rreth 14.3 % të votave në rang kombëtar me 225 mijë vota dhe 19 mandate.
E gjithë kjo përqindje tashmë duket se është përgjysmuar dhe ndoshta më shumë sesa aq pasi ka qarqe dhe zona të caktuara ku mund të marrësh 8, 7 apo 10% dhe nuk mund të sigurosh mandate.
LSI e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit pati një rritje pas vitit 2009 sepse ne vitin 2013 garoi si parti qeveritare, pushteti edhe pse për 3 muaj shkoi në opozitë me socialistët.
Më pas kështu ndodhi edhe në 2017, kandidoi si parti qeveritare, parti pushteti. Ishte në qeverisje me Ramën kur kandidoi dhe në të dy rastet pati një rritje gati tre herë, herën e parë nga 75 mijë vota shkoi në 180 mijë dhe tashmë rreth 220 mijë.
Nga themelimi i saj ka një rritje thelbësore, por gjithmonë me zgjedhjet e para të 2009 një parti e re që përçante të majtën, si gjithmonë Ilir Meta me një mision për të çmontuar socialistët e kishte filluar si armiqësi ndaj tyre në vitin 2004 pas një ndarje të pakthyeshme me Fatos Nanon. Qartazi duket se LSI është në një rëni.
Në rast se PD do të mund të sigurojë të paktën shtratin e votave të vitit 2013 pra rreth 56 mandate do të duhet rreth 15 të tilla për t?i bërë 71 ç?ka duket jo vetëm një mision i pamundur por, edhe një akt i pakryeshëm. LSI nuk mund ta kryejë dot këtë aksion politik, rrudhja dhe tretja e saj është e pandalshme, në fakt shumë nga ekspertët dhe politologët e theksojnë këtë me faktin se shumë nga votuesit e LSI të cilët ishin pjesë e levizjes gri të administratës apo që ishin me zemër votues por të padeklaruar të PD, për të ruajtur vendet e punës tentuan që të ishin tek LSI për të shpëtuar.
Kjo tani nuk ka më vlerë. Lëvizja e bërë nga Rama për të mos trazuar ata që votojnë LSI në administratë e ka zbutur këtë frikë se duke qenë i LSI mund të ikësh nga puna apo duke qenë më LSI ti nesër mund të vish në pushtet.
Në të dyja rastet kjo do ta rrudhte pafundësisht partinë e Monika Kryemadhit lënë përkohësisht në duart e saj nga bashkëshorti i cili ka marrë detyrën e presidentit.
Rrudhosja e LSI ka çuar jo pak vota të PD e cila nga 690 mijë vota në koalicion në vitin 2013 katandisi në rreth 450 mijë vota në vitin 2017.
Patjetër që një rrudhje e LSI do të sillte një zmadhim të PD, pasi duke qenë me dy koalicione do të binte njëri krah dhe do të ngrihej krahu tjetër.
Partia Demokratike në atë kohë me 450 mijë vota mundi të siguronte 42 mandate e në rast se LSI do i largoheshin 120 mijë vota do të sigurohej gati 54 deri në 56 mandate, por do t?i duhej që LSI të rritet vetë, pra të ruajë 15 mandatet për të parë një pushtet të mundshëm nesër, në shtator prap për të shpresuar në formimin e qeverisë me Bashën kryeministër.
I mirë apo i keq Lulzim Basha po siguron një rritje për PD, ndërsa nga ana tjetër LSI e Monika Kryemadhit po rrudhet e po rrudhet derisa po duket qartazi se do të jetë ajo shkaktari i humbjes së Lulzim Bashës, pra nuk do të mund të ruajë mandatet që do të duhet për të bërë numrin 71 dhe për ta shpallur Bashën kryeministër.
Politikat e Ilir Metës, çmenduria e tij dhe aktet e fundit politike të cilat po i shohim ditë pas ditë po tregojnë qartazi sjelljen e papranueshme nga qytetarët e presidentit i cili më shumë se një qytetar mbi palët është kthyer në rolin e një kërcënuesi, një mercenari politik dhe kryetarin e një partie të rrënuar që tashmë kërkon të mbajë me dhëmbë karrigen e presidentit të Republikës.
Pa folur më tej për sjelljen e LSI, banditizmi i saj politik e kështu me radhë. Gjithësesi faktet po flasin vetë, Lulzim Bashën po e çon në humbje Ilir Meta me humbjen e LSI dhe sjelljen e tij politike, pa folur më tej për papërgjegjshmërinë e Monika Kryemadhit apo listën paçavure që kanë përgatitur së bashku./CNA.al
Ditën e sotme, kreu i PD, Lulzim Basha realizoi një takim el...
Kandidati në Gjirokastër, Tritan Shehu është shprehur se, Gj...
Ilrijan Celibashi, iu ka bërë thirrje të gjithë të rinjve sh...
Në këtë fushatë elektorale, një pjesë jo e vogël e kandidatë...
Rikthimi në qarkun e Korçës, aty ku e kanë origjinën prindër...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka realizuar nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e rad...
Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike, Ardi Kollozi ka...
Kandidati “PD-Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu, ka zhvill...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasil...
Kreu i PD –s, Lulzim Basha, i cili është akuzuar për shkatë...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe, i kërkon shqiptarëve që vo...
Kandidatja e PD për deputete në Tiranë , Jorida Tabaku iu ka...
Ministrja Belinda Balluku, ka inspektuar sot punimet në aero...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka realizuar takimin elektoral të ra...
Kreu i PD Lulzim Basha pritet të zhvillojë sot një tur takim...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetet so...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm video n...
Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin probl...
Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...