Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Edi Rama e ka shqiptuar në vetë të parë atë që e thonë nëpër studio televizive njerëzit pranë tij, pra se ai është i gatshëm të bashkëpunojë me Bashën pas 25 prillit.
Nuk ka dyshim se kjo ofertë që bëhet në emër të kurimit të dasive 30 vjeçare, është një taktikë e vogël mashtruese.
Me anë të saj kryeministri kërkon makiavelikisht të krijojë idenë se nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes tij dhe konkurentit kryesor politik. Në anën tjetër ai e përdor atë, ashtu si në zgjedhjet e katër viteve më parë, kur arriti të krijojë përshtypjen e një koalicioni të mundshëm mes dy partive të mëdha, gjë që i shtyu shumë votues të djathtë të bojkotonin procesin. Ndërsa pjesa më meskine e kësaj oferte është shantazhi fëmijënor për të përçarë opozitën, sipas një modeli ku Rama vendos se kush janë të mirët dhe kush të këqinjtë brenda saj.
Natyrisht cilido që e ka ndjekur trajektoren e Edi Ramës në politikë nuk e ka të vështirë të kuptojë se ai është i paaftë të ndajë pushtet. Që, në shekullin e kaluar, kur mori në dorë bashkinë, ai i përjashtoi socialistët nga vendimmarrja, për të kontrolluar lejet e ndërtimit vetëm me klanin e tij. Të njëjtën gjë bëri më pas me PS, nga e cila eleminoi gjithë figurat tradicionale dhe zhduku gjithë kritikët
Edhe pasi mori pushtetin me ndihmën e aleatëve, mezi priti katër vite për të kërkuar tepsinë i vetëm. Ai u tregua i gatshëm të bënte marrveshje me Avdylajt dhe çamët e Dibrës vetëm për të fituar pa koalicione.
Pra, çdo njeri me mend në kokë e ka të qartë se oferta dashamirëse e Edi Ramës për bashkëqeverisje është një spekullim.
Po le të ndalemi për një moment dhe ta marim këtë hipotezë seriozisht. Le të supozojmë për një çast se tekat zgjedhore nuk do ti lënë asnjë partie mundësinë e krijimit të qeverisë. Le të imagjinojmë se vendi do të gjendej përballë dilemës, ose një koalicion i madh, ose përsëri zgjedhje.
Sërish, në këtë rast oferta e Ramës do të qe e pamundur të realizohej. Edhe nëse numrat i impononin bashkëqeverisje, PD nuk mund të jepte kurrë votat e saj për të ribërë kryeministër dikë që shqiptarët nuk e kishin votuar si të tillë. Qëndrimi i PD mund të qe: pranimi i një koalicioni, po pa Edi Ramën kryeministër. Pra edhe nëse do të mund ta pranonte herezinë e bashkëpunimit me rilindjen, opozita do të ishte e dënuar për të kërkuar largimin nga froni të njeriut që e ka vizatuar si baronin e kimit, drogës dhe korrupsionit. Nëse nuk do donte të shkrihej apo të shkërmoqej, PD nuk mund të përkulej para pushtetit të Ramës.
Por, një formulë e tillë as që do i interesonte një njeriu që e do pushtetin vetëm për vete. Ai do e refuzonte atë. Kjo kuptohet, që tani, kur Rama flet për veten dhe jo për PS-në. Ai fton personalisht Bashën për bashkëpunim dhe jo përtinë që ai përfaqëson. Qëllimi i tij është një dhe i vetëm, të mbetet në zyrën me flutura.
Nga ana tjetër, nëse opozita e bashkuar nuk arrin ti fitojë zgjedhjet ndaj Ramës (e këtu përfshij edhe manipulimet monstruoze që po përgatiten), Lulzim Basha nuk do ta kishte fuqinë ta përfaqësonte i vetëm atë. Ai më shumë do të duhej të mendonte për dorëheqjen personale, sesa për krijimin e një qeverie koalicioni.
Prandaj, ftesa që bën Rama edhe sikur të qe e sinqertë, është praktikisht e pamundur. Edi dhe Luli mund të bashkëpunojnë një ditë, por vetëm pasi të kenë dalë nga politika. Askush nga të dy nuk e ka luksin të bëhet shtojcë e tjetrit pas 25 prillit.
Nga Avokat Pallko Trendelina Fenomeni i korrupsionit si pla...
A është Andi Bushati i Lapsi.al sot në rolin e shantazhuesit...
Nga Kreshnik SpahiuYuri Kim dje shkëlqeu, ashtu si çdo ambas...
Nga Spartak NgjelaÇfarë po ndodh me presidentin e Shqipërisë...
Ndonëse në vendin tonë në prag të zgjedhjeve “punohet” dhe ...
Nga Erion DashoDje me një grup analistësh të njohur, Dr. Pip...
-Kujtim për vëllain: Doktor Polikronin.-Nëntor 2017. Polikro...
Nga Ilirian BlloshmiKa 30 vite që bën korrupsion, plaçkitje,...
Nga Tonin Uldedaj Para pak ditësh trajtova për ndjekësit, dh...
Të gjitha mediat audiovizive dhe të shkruara perëndimore, dh...
Nga Grigor PalkoNjë zgjedhje ndryshe, një jetë normaleTë das...
Nga Kreshnik SpahiuKam shumë vite që ndjek me optik krahasim...
Nga Adriatik DoçiJo vetëm ‘fabrikë’ shtetësish, por edhe dek...
Nga Artur ZhejiPavetëdija, ose inkoshienti, si edhe thirret ...
Nga Adriatik DoçiPunojnë vetëm 17 ditë në muaj, duke marrë n...
Nga Denis DyrnjajaPrej disa dekadash bota ka njohur akte të ...
Nga Altin AhmetiKontrollorët e Trafikut Ajror në Shqipëri, K...
Editorial nga Sokol Balla.Dje u ndjeva i nderuar kur u ftova...
Në këtë fushatë elektorale kur partia në qeverisje nuk ka çf...
Nga Spartak NgjelaTani Kosova do të shkëputet nga të shituri...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...