web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në Përrenjas/ Plagosen tre persona, një në gjendje të rëndë

13 Prill 2021, 16:09, Kronika CNA

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një ?Benz? me targa shqiptare dhe një ?Volksvagen? me targa maqedonase. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Një nga personat e lënduar rëndë është një grua maqedonase, e cila është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit ne gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga