web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kontejneri me 143 kilogramë kokainë në Durrës/ Jepet masa për dy administratorët e arrestuar

13 Prill 2021, 08:54, Kronika CNA

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën ?arrest me burg? pët dy administratorët e dy kompanive, që kishin porositur banane në kontejnerin që u gjetën 143 kg kokainë.

Të dy të arrestuarit, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin kanë mohuar që të kenë lidhje me trafikun e drogës.

Ata thanë pas arrestimit se operonin në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë prisnin kontejnerë nga Amerika Latine, ndërsa mohuan se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga