Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 8 persona në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit, 8 pacientë kanë ndërruar jetë nga ...
Amerikanët e moshuar që më në fund kanë bërë vaksinën kundër Covid-19, mund të kthehen në një lloj normaliteti. Duke qenë në grupin e njerëzve më të rrezikuar nga koronavirusi, shumë prej tyre kanë qenë të izoluar, dhe tani mezi presin të vizitojnë të afërmit .
Për miliona amerikanë të moshuar, bota u zvogëlua në madhësinë e shtëpive të tyre vitin e kaluar sepse ata ishin në kategorinë e njerëzve më të rrezikuar nga koronavirusi.
“Kjo ishte bota jonë për një vit!”, thotë profesor Mike Linver.
Që kur pandemia goditi Shtetet e Bashkuara në mars të vitit 2020, Mike Linver vendosi të vetizolohej. Ai dhe bashkëshortja e tij janë mbi 70 vjeç. Profesor Linver gjithashtu ka azmë, kështu që për çiftin, rreziku i infektimit me COVID-19 tejkalonte atë të shkaktuar nga mërzia dhe vetmia.
?Ne nuk u larguam nga shtëpia përveç një ose dy herë në ditë për një shëtitje. Dhe kur ecnim, gjithmonë vinim maskat, shëtisnim vetëm nëpër lagje?, thotë ai.
Ata madje nuk vizituan as vajzën e tyre, e cila jeton afër.
?Ajo jeton pesëmbëdhjetë metra, matanë rrugës! Por, ishte njëlloj sikur ta kishim 30 mijë kilometra larg.”
Por tani, Linver po numëron ditët deri në darkën e tyre të parë familjare në më shumë se një vit. Kjo, sepse ai ka marrë dy doza të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa bashkëshortja është në pritje të dozës së dytë.
?Kjo është ngjarja jonë e madhe! Festa jonë e daljes nga vetizolimi. Vajza tjetër jeton në Nju Xhersi dhe ne do të marrim trenin përsëri. Para pandemisë ne shkonim me tren një herë në dy muaj për ta vizituar vajzën dhe dy fëmijët e saj në Nju Xhersi?, thotë profesor Mike Linver.
Edward dhe Marijke Gero u gjendën në një situatë të ngjashme. Djali i tyre jeton shumë afër, megjithatë ata nuk kanë qenë në gjendje të përqafojnë njëri-tjetrin për më shumë se një vit.
“Është e vështirë të kesh djalin dhe nusen e tij këtu për një vit e gjysmë, dhe të mos jesh në gjendje t’i përqafosh”, thotë Marijke Gero, mësuese private.
Tani familja Gero mund të takohet me miqtë dhe familjen dhe kanë bërë plane për të udhëtuar sepse kanë bërë vaksinën. Ata thanë me drojtje se bënë rezervimet për të shkuar në pushime, në ditën kur bënë dozën e dytë të vaksinës.
?Rezervuam një shtëpizë druri në pyll, për të ndjerë se tani mund ta bëjmë këtë! Nuk po bëjmë ndonjë gjë të çmendur. Thjesht do të shkojmë në një vend ku kemi kaluar muajin e mjaltit tridhjetë e pesë vjet më parë!”, thotë aktori Edward Gero.
Zonja Gero shton se ajo më në fund ishte në gjendje të bënte plane për të shkuar në një sallon flokësh, diçka që mezi priste ta bënte!
?Do të rregulloj flokët, hera e parë pas më shumë se një viti. Ndihemi të lirë dhe të ngazëllyer! Unë nuk kam ngarë makinën gati për një vit, nuk shkova askund me makinë!”, thotë ajo.
Më shumë se 100 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Më shumë se gjysma e amerikanëve mbi 65 vjeç i kanë marrë të dy dozat.
Administrata e Presidentit Biden ka premtuar se deri në fund të prillit, të gjithë amerikanët mbi moshën 18 vjeç do të kualifikohen për të bërë vaksinën, duke i hapur rrugën kthimit në normalitet./voa
Gjatë 24 orëve të fundit, 8 pacientë kanë ndërruar jetë nga ...
Efektet e pandemisë së virusit Corona i kanë goditur gratë n...
Kreu i programit bërthamor civil të Iranit e ka quajtur avar...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken sulmoi Kinën të...
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëven...
Në shtator të vitit 1976, NASA prezantoi anijen e saj të par...
Kompleksi bërthamor Natanz i Iranit pësoi avari të dielën në...
Agjencia Europiane e Medikamenteve e BE, EMA po verifikon nj...
Presioni u bë shumë i madh në fund. Por nëse do të kishin re...
Një zyrtar i lartë i Kinës për kontrollin e sëmundjeve tha s...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me...
Pandemia e koronavirusit ka lëkundur ekonomitë anë e mbanë b...
Ceremonitë e varrimit të Princit Philip, bashkëshorti i Mbre...
Ministri ukrainas i mbrojtjes tha të shtunën se vendi i tij ...
Marina franceze tha se ka shpëtuar 84 persona që ishin në bo...
Nxënësit maqedonas të vitit të dytë në arsimin e mesëm nga l...
Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të pal...
Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se nuk do të p...
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me Co...
Mëngjesin e sotëm mbi 13 mijë qytetarë Kosovarë kaluan kufir...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...