Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se nuk do të përfshihet në sistemin kombëtar për ?pasaportën e vaksinimit?, duke ia kaluar barrën kompanive private për të zbatuar mekanizmat, që njerëzit të provojnë se janë të vaksinuar për udhëtime dhe aktivitete të tjera.
Por, përse amerikanët janë të ndarë për pasaportën dixhitale që do të tregonte nëse janë të vaksinuar apo jo?
Në stadiumin Yankee
Tifozët janë të kënaqur që më në fund po kthehen në stadiumin Yankee të Nju Jorkut që nga tetori i vitit 2019, ndërsa fillon sezoni i ndeshjeve të bejsbollit.
Para hyrjes në stadium, ata duhet të provojnë se nuk janë të infektuar. Një prej tyre është edhe Randy Leibowitz, tifoz i ekipit Yankee:
?Tregova kartën e vaksinimit. Në të kundërt duhet të bësh testin,? thotë ai.
Ditë më parë Nju Jorku u bë shteti i parë që ofron një pasaportë dixhitale vaksinimi, një aplikacion falas dhe një faqe interneti që provon se individi është vaksinuar ose ka rezultuar negativ nga testimi për koronavirus.
?Duhet respektuar privatësia e njerëzve dhe duhet të sigurohemi që sistemi është i saktë. Padyshim që duhet bërë më shumë, por mendoj se këto janë pjesë e zgjidhjes,? thotë Bill de Blasio, kryebashkiak i qytetit të Nju Jorkut.
Kompanitë private në mbarë botën tashmë përdorin çertifikata dixhitale të vaksinimit në fusha si turizmi, argëtimi dhe industri të tjera.
Disa vende, përshi Kinën dhe Izraelin, kanë krijuar sisteme zyrtare mbarëkombëtare. Amerika nuk pritet që të ndjekë këtë metodë.
?Nuk do të ketë sistem të centralizuar federal me të dhënat e vaksinimit dhe nuk do të ketë asnjë mandat federal që kërkon që të gjithë njerëzit të jenë të pajisur me një çertifikatë vaksinimi,? thotë Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
Skeptikë për çertifikatën
Çertifikata e vaksinimit është çështje e debatueshme në Shtetet e Bashkuara. Madje, disa guvernatorë republikanë kanë lëshuar urdhëra ekzekutivë që i ndalojnë ato në shtetet e tyre.
?Amerikanët shpesh janë shumë skeptikë për idenë e çdo gjëje që vihet nën pushtetin e qeverisë federale. Ata thonë se ky lloj centralizimi bie ndesh me privatësinë ose lirinë,? thotë Jeffrey Bennet, profesor për shëndetin dhe komunikimin në Universitetin Vanderbilt.
Administrata Biden po i nxit kompanitë private që të ofrojnë zgjidhjet e tyre, ndërsa do të japë udhëzime për të përmbushur standarde të caktuara, përfshi qasjen dhe përballueshmërinë.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër idesë së pasaportës së vaksinimit për udhëtime mes vendeve. Margaret Harris është zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
?Në këtë fazë nuk jemi të sigurtë që vaksina parandalon infektimin. Po ashtu ka shumë pikëpyetje të tjera, pa folur për diskriminimin kundër njerëzve që nuk janë në gjendje të vaksinohen për aryse të ndryshme,? thotë ajo.
Ndërsa çertifikata e vaksinimit mund të ndihmojë hapjen e bizneseve, ekspertët e shëndetit thonë se zgjidhja është vaksinimi i sa më shumë njerëzve.
?Nëse mbi 80% e njerëzve vaksinohen, atëherë nuk duhet të shqetësohemi për pasaportën e vaksinimit,? thotë William Schaffner, profesor i politikave të shëndetit në Shkollën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt.
Aktuliasht rreth 20% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht. Ndërsa hezitimi për të marrë vaksinën luan rol, sfida tani është arritja e imunitetit të tufës./voa
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me Co...
Mëngjesin e sotëm mbi 13 mijë qytetarë Kosovarë kaluan kufir...
Qeveria federale do të negociojë me Rusinë për vaksinën kund...
Të premten në gjyqin e ndaj ish-policit të Mineapolisit Dere...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka re...
Manastiri i Deçanit është kthyer në qendër vëmendjes pas let...
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha të premten s...
Një antetat mafioz ka ndodhur sot në Athinë, ku për pasojë k...
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me Co...
Vritet me armë zjarri gazetari i njohur grek Jorgos Karaivaz...
Në Kosovë, të enjten filloi vaksinimi kundër COVID-19 i pers...
Ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare, Duka i Edinburgut Prin...
Në Kosovë një 24 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-...
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia tha se kontig...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Presidenti Joe Biden dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Ga...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuest...
Prej disa ditësh kurba e infektimeve në Kosovë po shënon rri...
Kancelarja Angela Merkel e mbështet një “mbyllje afatshkurtë...
Autoritetet britanike rekomanduan të mërkurën që vaksina e A...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...