Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Autoritetet britanike rekomanduan të mërkurën që vaksina e AstraZeneca-s kundër COVID-19-s të mos u jepet personave në moshë të rritur nën 30 vjeç, kur është e mundur, kjo për shkak të forcimit të provave se ajo mund të ketë lidhje me një lloj të pazakontë mpiksjeje të gjakut.
Rekomandimi erdhi pasi entet rregullatore si në Britani, ashtu edhe në Bashkimin Evropian theksuan se përfitimet nga marrja e vaksinës vazhdojnë t?i tejkalojnë rreziqet për shumicën e njerëzve edhe pse Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se kishte gjetur një “lidhje të mundshme” mes vaksinës dhe mpiksjeve të gjakut. Autoritetet britanike rekomanduan që personave nën 30 vjeç t’u ofroheshin vaksina të tjera alternative. Por EMA nuk këshilloi kufizime të reja lidhur me moshën e atyre që duhet ta marrin vaksinës, duke ua lënë vendeve anëtare të saj të vendosin nëse do ta kufizojnë ose jo përdorimin e saj.
Disa vende kanë vendosur tashmë kufizime lidhur me vaksinën. Çdo masë në këtë drejtim po vëzhgohet nga afër pasi vaksina, e cila është më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur se shumë të tjera, është kritike për fushatat globale të imunizimit. Ajo konsiderohet si shtyllë e programit të mbështetur nga OKB-ja, i njohur me emrin COVAX, i cili synon të furnizojë me vaksina disa nga vendet më të varfra të botës.
Konferencat për shtyp të enteve rregullatore të BE-së dhe Britanisë u zhvilluan në të njëjtën kohë të mërkurën pasdite. Rezultatet e hetimeve lidhur me raportet për mpiksje të gjakut ngjallën shqetësim në lidhje me shpërndarjen e vaksinës së AstraZeneca-s.
Agjencia e BE-së i përshkroi mpiksjet si efekte anësore “shumë të rralla”. Doktoreshë Sabine Straus, kryetare e Komisionit të EMA-s mbi Sigurinë, tha se të dhënat më të mira vijnë nga Gjermania, ku është njoftuar një rast mpiksjeje gjaku për çdo 100,000 doza të injektuara. Por ajo vuri në dukje se rastet janë edhe më të pakta në Britani. Një tjetër ekspert, Dr. Peter Arlett, tha se rreziku i mpiksjes së gjakut nga vaksina e AstraZeneca-s është më i ulët sesa rreziku që shkaktojnë tek gratë e shëndetshme pilulat që merren për kontrollin e shtatzanisë.
Agjencia tha se shumica e rasteve të raportuara janë vënë re tek gratë nën moshën 60 vjeç brenda dy javësh nga vaksinimi, por bazuar në provat e disponueshme deri tani, ajo nuk ishte në gjendje të identifikonte faktorët specifikë të rrezikut. Ekspertët shqyrtuan disa dhjetëra raste që vinin kryesisht nga Evropa dhe Britania, ku rreth 25 milionë njerëz kanë bërë vaksinën e AstraZeneca-s.
Britania shton vaksinën e Moderna-s
Britania ka futur vaksinën mjaft të suksesshme të kompanisë amerikane Moderna, e cila merret me dy doza, në fushatën e saj të imunizimit që nis të mërkurën në Uells.
Vaksina e Modernës është e treta e miratuar për përdorim në Britani pas asaj të Oxford-AstraZeneca-s dhe Pfizer-BioNTech-ut. 17 milionë doza të vaksinës së Modernës të porositura nga Britania vijnë në një kohë kur vendi po përballet me një mungesë të vaksinës së Oxford-AstraZeneca-s për shkak të problemeve në prodhim.
Ndikimi i COVID-it në tru
Një studim i ri i botuar të mërkurën në revistën mjekësore ?Lancet Psychiatry? ka zbuluar se 34 për qind e personave që janë prekur nga COVID-19 vuajnë nga pasoja neurologjike ose psikiatrike brenda gjashtë muajve nga infektimi.
Në mesin e më shumë se 230,000 pacientëve që u përfshinë në studim 17 për qind u diagnostikuan me ankth dhe 14 për qind me çrregullime të humorit.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se të infektuarit me koronavirus në 44 për qind të rasteve kishin rrezik më të madh të vuanin nga sëmundje neurologjike dhe psikiatrike krahasuar me ata që ishin prekur e shëruar nga gripi dhe 16 për qind rrezik më të madh sesa ata persona që kishin vuajtur nga infeksione të tjera të rrugëve të frymëmarrjes./VOA
Përplasjet politike mbi një ligj të ri zgjedhor në shtetin j...
Hungaria ka nisur të rihapë dyqanet dhe të rikthejë shërbime...
Shteti i Nju Jorkut, dikur epiqendra e pandemisë COVID-19, n...
Astra Zeneca ka ardhur me një variat të re vaksine për perso...
Pronarët e bizneseve në Romë janë përplasur me policinë gjat...
Në Kosovë janë rritur sërish shifrat e infektimeve nga Covid...
Kosova ka marrë masa të reja me qëllim të kontrollit, parand...
Presidenti Biden e ka shkurtuar me gati dy javë afatin kur ç...
Mbretëria e Bashkuar ka ndërprerë testimin e vaksinës AstraZ...
Presidenti amerikan Joe Biden njofton të martën se çdo i rri...
Në 24 orët e fundit në Kosovë 8 persona kanë humbur betejën ...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton masa të reja për para...
Vjosa Osmani e ka pranuar zyrtarisht, në një ceremoni në sh...
Vjosa Osmani do ta marrë sot detyrën e presidentes së Kosovë...
Prej 6 prillit ora policore do të fillojë në orën 20:00 deri...
Një vit në shërbim të të prekurve nga pandemia në Nju Jork, ...
Në Maqedoninë e Veriut të hënën ka filluar vaksinimi i qytet...
Autoritetet franceze janë duke hetuar akuzat se ministra qev...
Kosova ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë për të vaksinuar mës...
Qytetarëve në Angli do t’u ofrohen falas dy herë në javë tes...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...