Ekzekutimi i Bardhok Pllanajt/ Zbardhen detaje të reja
Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i Bardhok Pllanaj mbrëmj...
Në Shqipëri, 53% e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh politik.
Harta është publikuar së fundmi nga Visual Capitalist, bazuar në të dhënat e UN Women dhe The Inter-Parliamentary Union (IPU).
Sipas raportit, nga e drejta për të votuar, te zotërimi i pasurisë dhe pronave, të drejtat ligjore dhe ekonomike të grave kanë bërë një rrugë të gjatë. Por, edhe pse gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë globale, ato nuk janë gjithmonë të përfaqësuara në nivele më të larta të qeverisjes. Vetëm 14 vende kanë të paktën 50% gra që mbajnë poste ministrore në kabinetin kombëtar.
Pesë shtetet ku gratë kanë fuqinë më të madhe politike janë:
-Spanja: 66.7%
-Finlanda: 61.1%
-Nikaragua: 58.8%
-Kolumbia: 57.9%
-Austria: 57.1%
Pas Austrisë renditet Peruja (55%), Suedia (54.9%), Ruanda (53.6%) dhe në vendin e nëntë është Shqipëria (53.3%), e ndjekur nga Franca (52.9%).
Në shtetet e rajonit, pesha e grave që kanë poste ministresh mbetet e ulët, në rreth një të pestën e totalit. Bosnja dhe Hercegovina ka 22.2% të ministreve si gra. Po të njëjtën përqindje ka dhe Mali i Zi. Maqedonia e ka 21.7%, ndërsa Serbia 19.1%, ndonëse kjo e fundit e ka kryeministren femër.
Në fund të listës, nëntë vende kanë 0% gra në kabinetin e tyre kombëtar, të tilla si Arabia Saudite dhe Tajlanda.
Gratë në krye të qeverisë
Sipas raportit, nga Indira Gandhi te Margaret Thatcher, shumë gra kanë mbajtur pozicione drejtuese të shquara dhe me ndikim në të kaluarën, duke shërbyer si një forcë kthese për ekonominë globale.
Aktualisht, ka vetëm 24 vende me një kryetare femër në qeveri, si kryeministre apo presidente. Maia Sandu e Moldavisë është më e fundit që caktohet në një rol presidencial që nga dhjetori i vitit 2020.
Bangladeshi, Barbadosi, Danimarka, Estonia, Etiopia, Finlanda, Gabon, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Islanda, Lituania, Moldavia, Namibia, Nepali, Zelanda e Re, Norvegjia, Serbia, Singapori, Sllovakia, Togo, Trinidad dhe Tobago, Tajvani, kanë femra si presidente apo kryeministre.
Si kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel ka mbajtur mandatin më të gjatë radhazi nga të gjitha gratë kryetare të shteteve / qeverive. Me 15 vjet në pushtet, Merkel shihet kryesisht si një udhëheqëse de facto e Europës. Sidoqoftë, ajo synon të heqë dorë nga posti i kancelares pasi mbaron mandati i saj në shtator 2021.
Që nga viti 1946, Zvicra ka pesë kryetare totale femra të zgjedhura ose të emëruara ose në qeveri ? më të lartat e çdo vendi. Simonette Sommaruga, presidentja më e fundit femër e kombit, u largua në fillim të këtij viti, duke dalë nga kjo listë.
Ndërsa gratë kanë bërë hapa përpara në arritjen e potencialit të tyre politik në të gjithë botën, është interesante të theksohet se ato përgjithësisht e kanë më të vështirë të ngjiten në detyrë në vendet më të mëdha krahasuar me ekonomitë më të vogla.
Për shembull, Estonia është vendi i parë që ka dy kryetare femra, me postet e presidentit dhe kryeministrit. Në kahun tjetër, shumë vende të tjera kurrë nuk kanë pasur qoftë edhe një femër kryetare të shtetit.
Së fundmi, Forumi Ekonomik Global, e rendiste Shqipërinë në vendin e 25 në botë nga 156 shtete, në Indeksin e Hendekut Gjinor të vitit 2021, me rënie pesë vende nga viti i mëparshëm. Hendeku gjinor në Shqipëri është më i ulët edhe se në shtete të zhvilluara të Europës, si Italia, Spanja, apo Danimarka. Në rajon, jemi të dytët pas Serbisë, që renditet e 19-a.
Shqipëria, deri tani, ka mbyllur 77% të hendekut gjinor, nga 89% që e ka shteti me më pak diferenca gjinore në botë, që është Islanda dhe 68% që është mesatarja globale. Shqipëria e ka treguesin më të mirë në fuqizimin politik, ku renditet e 30-a./Monitor
Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i Bardhok Pllanaj mbrëmj...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot grafikët tregues të e...
Policia e Tiranës ka arrestuar tre shtetas, si dhe ka proced...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë kurbën e vaksinimit të COVI...
Mëngjesin e sotëm Shqipëria u lëkund nga tre tërmete me magn...
Prej tashmë një jave vendi po i nënshtrohet vaksinimit masiv...
Në Tiranë, Organizata “Together for Life” zhvilloi një studi...
Papa Francesku në mesazhin me rastin e Pashkëve u bëri thirr...
Një punë intensive nga 2 borëpastruese mundësoi hapjen e rru...
Dy ikonat e kinematografisë, Robert Ndrenika dhe Tinka Kurti...
Ulja e temperaturave dhe përkeqësimi i motit ka sjellë reshj...
Policia e Krujës vijon kontrollet e territorit, me qëllim pa...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organ...
Mëngjesin e sotëm, një pjesë e veriut të Shqipërisë është mb...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytet...
Për shkak të motit të keq dhe reshjeve të borës në qarkun e ...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka uruar besimt...
Ambasada amerikane ka uruar të gjithë besimtarët katolikë pë...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët katoli...
Korça, e njohur ndryshe si qyteti i serenatave është kthyer ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...