Shfaqi probleme shëndetësore/ Ardian Çapjas i bëhet gjyqi në spital
Ardian Çapja i cili u arrestua 5 ditë më parë nga forcat e p...
Presidenti Ilir Meta, priti me kërkesë të tyre një përfaqësi të ?Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror?, të cilët në mënyrë të vazhduar kanë përcjellë pranë institucioneve shtetërore, shqetësimin lidhur me vendimmarrjet e Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë ?Albcontrol? sh.a, që sipas tyre ju kanë cenuar të drejtat legjitime si punëmarrës.
Sipas përfaqësuesve të kësaj Sindikate, vendimmarrjet e Këshillit Mbikqyrës të ?Albcontrol? sh.a, kanë shkelur një sërë rregulloresh dhe manualesh, që lidhen me ruajtjen e sigurisë së operimit të trafikut ajror në hapësirën ajrore shqiptare, duke vënë në rrezik individualisht dhe kolektivisht të gjithë trupën e kontrollorëve të trafikut ajror, shoqërinë ?Albcontrol? sh.a. por njëkohësisht dhe sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë.
Pjesëmarrësit e njohën Presidentin Meta me faktin se prej më shumë se 10-muaj, nuk kanë marrë ende asnjë zgjidhje për shqetësimet e tyre nga institucionet përgjegjëse sipas ligjit dhe askush prej tyre nuk ka treguar gadishmëri për të diskutuar me Sindikatën lidhur me çështjet e ngritura.
Gjithashtu, ata i bënë më dije Presidentit se, për të njëjtën problematikë, edhe ATCEUC-Air Traffic Controllers European Union Coordination (Kontrolluesit e Trafikut Ajror dhe Koordinimit të Bashkimit Europian), i kanë kërkuar Qeverisë dhe autoriteteve përgjegjëse vlerësimin me seriozitet të kësaj situate, respektimin e të drejtave të kontrollorëve shqiptarë, duke propozuar arritjen e një marrëveshjeje me punonjësit e ?Albcontrol? sh.a., për të krijuar një plan zgjidhjeje afatshkurtër dhe afatmesëm mbi këtë çështje.
Përfaqësuesit e Sindikatës e vlerësuan me shumë shqetësim situatën, që referon edhe rreziqe potenciale të cenimit të sigurisë të hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, sidomos në kushtet kur për pak ditë në Shqipëri do të nisë përgatitja dhe zhvillimi i stërvitjes së përbashkët të forcave të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate ?Defender Europe 21?, nga ku pritet që trafiku ajror në vendin tonë të rritet ndjeshëm, si në fluturimet ushtarake, edhe në ato civile.
Presidenti Meta, pasi i dëgjoi me shumë vëmëndje shqetësimet e tyre, u kërkoi të gjithë kontrollorëve shqiptarë të trafikut ajror, që të vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre pa ndërprerje dhe me përgjegjshmëri të lartë, pasi siguria e fluturimeve ajrore në hapësirën territoriale shqiptare, para së gjithash, është një çështje e sigurisë kombëtare të vendit.
Për këtë arsye, kontrollorët shqiptarë të trafikut ajror duhet të përmbushin misionin dhe detyrat e tyre të qetë dhe të pashqetësuar, në mënyrë që të shmanget edhe mundësia më e vogël për rreziqe të mundshme në këtë drejtim.
Presidenti Meta i siguroi se do t?i kërkojë Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshillit Drejtues të ?Albcontrol? sh.a. dhe Autoritetit të Aviacionit Civil, që me përgjegjësi të marrin çdo masë të nevojshme, dhe pa asnjë vonesë, për t`u ulur dhe për të dialoguar me përfaqësuesit e
?Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror?.
Presidenti Meta theksoi se duhen shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe duhen marrë të gjitha masat, në mënyrë që:
– Në çdo kohë dhe pa ndërprerje të garantohet cilësia dhe objekti i punës së ?Albcontrol? për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë për fluturimin ajror civil dhe ushtarak, në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare;
– Të garantohet funksionimi i përshtatshëm dhe pa asnjë problematikë i monitorimit dhe kontrollit të trafikut ajror shqiptar;
– Çdo vendim që merret nga organet drejtuese të ?Albcontrol? sh.a., për trajtimin apo kufizimin e të drejtave të kontrollorëve ajrorë për shkak të llojit të punës dhe përgjegjësisë së jashtëzakonshme që ata kanë, duhet të peshohet drejtë dhe të respektojë normat ligjore dhe rregulloret ndërkombëtare dhe ato vendase, ku primare duhet të jetë garantimi i sigurisë së fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare;
– Organet drejtuese dhe qeveria shqiptare, duhet t?i japin zgjidhje kësaj situate në përputhje me rregullat, me gjendjen që ka diktuar kufizimet e të drejtave të kontrollorëve dhe duke iu referuar praktikave më të mira të vendeve fqinje, lidhur me trajtimin e kontrollorëve ajror në këtë kohë krize globale të shkaktuar nga COVID-19;
– Qeveria Shqiptare dhe Organet Drejtuese të ?Albcontrol? sh.a., duhet të vlerësojnë me seriozitet dhe shumë kujdes qëndrimet zyrtare që ATCEUC-Kontrolluesit e Trafikut Ajror dhe Koordinimit të Bashkimit Evropian, i ka dërguar në mënyrë të përsëritur, duke orientuar edhe për zgjidhje konkrete në lidhje me rastin në fjalë;
– Republika e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, ka përgjegjësinë dhe detyrimin që të garantojë që hapësira ajrore e saj të konsiderohet në çdo kohë e sigurtë për fluturimet ajrore./CNA.al
Ardian Çapja i cili u arrestua 5 ditë më parë nga forcat e p...
Një ditë më parë ra në prangat e policisë një 59 vjeçar i ci...
Besmira një 29 vjeçare nga Kukësi, e cila ka qenë e infektua...
Gjykata e Lezhës ka pushuar hetimet ndaj ish drejtorit të zy...
Ditën e sotme është finalizuar operacioni ‘Mersim’ , ku ka ...
Në qytetin e Lezhës është gjetur një predhë pranë bulevardit...
Qendra Kombëtare për Rehabilitimin dhe Riintegrimin e të Mit...
Detaje të reja kanë dalë nga sekuestrimi i 49 kilogramëve ko...
Radhë të gjata automjetesh ajnë krijuar këtë mëngjes në Pikë...
Rikthehet sërish historia e trafikut të drogës përmes kontej...
Shqipëria renditet në vendin e 25 në botë nga 156 shtete, në...
Kryekomisioneri i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan C...
Në Tiranë, 30 vjetori i rivendosjes së marëdhënieve diplomat...
Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve sugjeroi që matur...
ARRSH ka njoftuar se në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë ditën...
Një argjendari është grabitur në lagjen 18 shtatori në Gjiro...
Dalin detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Gjirokas...
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar lidhur me raporti...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh ditën e sotme dhe di...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, ka nënshkru...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...