web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Anglia shumë e fortë për Shqipërinë, "3 luanët" bëjnë "ligjin" në Tiranë

28 Mars 2021, 17:55, Sport CNA

Pjesa e parë nisi mirë për kuqezinjtë, të cilët u vendosën mirë dhe arritën të zbatojnë shumë mirë planin?mbrohu dhe dil sa më shpejt?. Në minutën e 13-tëHysaj fitoi shumë mirë metr dhe hapësirën e lënë nga anglezët dhe nxori të vetëm para portës Myrto Uzunin.

Beratasi nuk hezitoi të godiste, por sfera shkoi mbi portë, pa rrezik për portierin Pope. Pas këtij rasti kuqezinjtë provojnë të dalin edhe dy herë të tjera, por pa rezultatin e mëparshëm. Bëmë gjithçka mirë deri në minutën e 38, kur Kane tundi rrjetën.

Ishte një top i larguar i yni nga Hysaj, me anglezët, që u kthyen shpejt dhe krosuan në zonë, duka na gjetur në befasi dhe Kane tundi rrjetën me kokë, pas u shqetësuar shumë nga mbrojtësit tanë. Goli na dha një goditje dhe Anglia fitoi terren e krijoi një tjetër rast, thuajse identik me golin, por këtë herë në minutën 43-të Kane goditi shtyllën.

E dyta nisi me të njëjtin ritëm, ne tregohemi vigjilentë në mbrojtje dhe Anglia provon të çajë, teksa në nisje të fraksionit të dytë talenti Foden provoi aftësitë e Berishës, me gardianin e SPAL, që e ndal atë top, i ndihmuar edhe nga shtylla.

Anglia vijoi të presonte në gjysmëfushën tonë dhe mundi iu shpërblye sërish në minutën e 63, kur Shqipëria gaboi në një nisje në sulm dhe dhuroi topin, me kundërshtarët, që e shfrytëzuan në maksimum dhe tundën rrjetën me talentin e Chelseas, Mason Mount.

Pas golit kuqezinjtë nuk kishin ç?të humbnin dhe nisën të jenë ofensivë, duke e mbajtur për rreth 10 minuta nën presion të vazhdueshëm dhe e mbyllur në mbrojtje. Gjithsesi, asnjë rrezik serioz në portën e Pope, me Anglinë, që tregohet serioze dhe nuk guxon në sulm dhe Shqipërinë, që nuk e shërojnë zëvendësimet e shumta të Rejës.

Kështu anglezët fitojnë 0-2 në ?Air Albania?, megjithëse jo pa vështirësi. Paraqitje e mirë e kuqezinjve në përgjithësi, duke pasur parasysh se përpara ishte një skuadër me vlerë 12 herë më të madhe e tyre në merkato. Qëndrojmë në kuotën e 3 pikëve, ndërsa skuadra e Southgate numëron pikë të plota, 6

FT: SHQIPËRI ? ANGLI 0-2

Kejn 38?, Maunt 63?

KOMENTI LIVE: 

63? GOL ANGLIA 0-2/ Gabim i Gjimshitit, i cili iu bën një dhuratë anglezëve, të cilët nuk falin me anë të futbollistit të Çelsit, Maunt. 

38? GOL ANGLIA 0-1/ Zhbllokohet sfida Kejn realizon me kokë brenda zonës. pas harkimit nga e majta, duke e çuar topin në cepin e portës. 

 

13? Kundërsulm perfekt i kuqeiznjve, Hysaj nxjerr të vetëm para portës Uzunin i cili gjuan i vetëm para portierit, por për fat të keq nuk gjen katërkëndorin me sferën që fluturon mbi traverse. Shans i pabesueshëm i kuqezinjve.





Lajmet e fundit nga