Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi këtë fundjavë studimin e parë mbi institucionet e reja të drejtësisë në vitin e parë të punës së tyre.
Autorët pohuan se reforma në sistemin e drejtësisë ka hyrë në vitin e 5 të zbatimit, por ende nuk ka përfunduar plotësimi i Gjykatave Speciale me gjykatës dhe as ngritja e SPAK – Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Studimi vëren se besimi i qytetarëve tek institucionet e drejtësisë mbetet ende në nivele të ulëta, sepse numri i dënimeve për korrupsion dhe krim të organizuar është i papërfillshëm.
Në vitin e parë të punës së tyre, deri në dhjetorin e kaluar, Prokuroria dhe Gjykatat e Posaçme regjistruan 40 çështje penale për korrupsion dhe 50 çështje penale për krimin e organizuar.
Por studimi zbuloi se megjithë numrin e lartë të denoncimeve për korrupsion të shënuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, procedimet penale të dërguara për gjykim janë në një përqindje të vogël.
?Këto struktura u krijuan të hetojnë dhe gjykojnë funksionarë dhe ish-funksionarë të lartë shtetërorë, por është shumë i ulët numri i çështjeve për korrupsion në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë? – thotë bashkautorja e studimit, Mirsada Hallunaj.
Studimi vëren se shumica e çështjeve për korrupsion janë akuza ndaj punonjësve publikë.
Po ashtu, pjesa më e madhe e dënimeve për korrupsion nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë janë me masën shërbim prove në publik dhe jo me burgim. 5 dënimet me burg për korrupsion janë maksimumi 3 vjet dhe minimalja 6 muaj burgim.
Gjykata regjistroi 25 çështje penale për korrupsion aktiv dhe 6 për korrupsion pasiv ndaj punonjësve publikë.
Por ndaj gjyqtarëve e prokurorëve ka vetëm 3 çështje për korrupsion, ndërsa nuk ka asnjë çështje penale korrupsioni ndaj funksionarëve të lartë shtetërore apo të zgjedhurve vendorë.
Ndërsa Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar trashëgoi fillimisht 225 denoncime për 271 persona, gjysma e tyre për krim të organizuar dhe pjesa tjetër për korrupsion.
Ndërsa në vitin e kaluar, nga 343 procedime penale gjysmat i përkasin korrupsionit dhe vetëm 42 lidhen me krimin e organizuar.
Nga 162 dosje për krim të organizuar vetëm 16 prej tyre janë dërguar për gjykim.
Sipas studimit, nga 240 dosje për korrupsion vetëm 39 u dërguan për gjykim. Gjithsej vetëm 10 për qind e çështjeve të hetuara nga Prokuroria e Posaçme u dërguan për gjykim në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Rreth 30 për qind e të pandehurve u dërguan për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Ndërsa nga 310 hetime pasurore, vetëm 11 kërkesa për sekuestro u dërguan në gjykatë, dhe vetëm për 4 raste në gjykim nga Prokuroria e Posaçme kërkoi konfiskim të pasurisë së sekuestruar.
Studiuesit theksojnë se pritshmëria e opinionit qytetar vazhdon të jetë shumë e lartë për institucionet e reja të drejtësisë, sepse po aq i lartë është edhe perceptimi për korrupsion të shtrirë masivisht në gjithë nivelet e administratës shtetërore.
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi disa ditë më parë edhe Barometrin e Sigurisë, ku vërehet një rënie të konsiderueshme të besimit të qytetarëve ndaj reformës në drejtësi dhe SPAK.
Sipas Barometrit gjithnjë e më pak qytetarë besojnë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të forcohet me krijimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe se efektiviteti i gjykatave do të rritet pas reformës në drejtësi.
Perceptimi i gjerë i të anketuarve është se institucionet e drejtësisë (Prokuroria dhe Gjykatat) janë të korruptuara dhe të varura nga politika./voa
Ish prokurori Shkëlqim Hajdari foli rreth zgjedhjeve të 25 P...
Ish prokurori Shkëlqim Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 p...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë ndaj kryedemo...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim elektoral në Kru...
Sot presidenti Ilir Meta për të disatën herë shprehu shqetës...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur rreth libr...
Drejtuesja e partisë Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli n...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, u ka dhënë u...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot ujësjellësin e ri të...
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka zhvilluar sot një taki...
Erla Mëhilli ka deklaruar sot përmes një postimi se nuk do t...
Këshilltarja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ...
Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla ...
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë për Tiranën, k...
Koordinatori politik i Korçës Edmond Spaho në një takim me ...
Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për mediat nga Dur...
Partia Demokratike ka publikuar një sërë fotosh nga ceremoni...
Kandidati për deputet i PD, Agron Gjekmarkaj ka shpërthyer n...
Kryedemokrati Lulzim Basha në një takim me mësuesit në njësi...
Presidenti Ilir Meta gjatë një konferencë për shtyp ka folur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...