Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka bërë të ditur planin që do t?ju japë fund problemeve të përmbytjeve, sidomos në zonën e Shkodrës. Sipas saj, vendi ka nevojë urgjente për ndërhyrje me masa të strukturuara, me frymëmarrje afatgjatë, kundër përmbytjeve.
Topalli ka vënë në dukje edhe prerjen masive të druve përgjatë lumenjve të fuqishëm, si Vjosa, Osumi dhe Shkumbini, për t’u përdorur si dru zjarri.
Një tjetër hap i saj do të jetë edhe emergjenca e eruzionit të territorit në afërsi të lumenjëve e sidomos i vijës bregdetare.
Postimi i Plotë:
Disiplinimi i territorit dhe problemi i përmbytjeve!
Levizja per Ndryshim- (Nr 11) angazhohet për një plan kombetar strategjik me qëllim zgjidhjen përfundimtare të problemit endemik të përmbytjeve, sidomos në zonën e Shkodrës dhe displinim të detajuar të gjithë territorit të republikës të Shqipërisë.
Përmbytja më e fundit ndodhi në vitin 2015, në zonat juglindore dhe jugore të Shqipërisë. Përgjatë një periudhe 3-ditore, nga 1 deri më 5 shkurt 2015, pati 200 mm reshje shiu, duke shkaktuar dëmtimin e 10 000 ha tokë bujqësore në qarqet e Vlorës, Fierit, Lushnjës, Beratit, Korçës dhe Gjirokastrës. Nënsektori i kulturave bujqësore ishte ai që u prek më shumë, duke pësuar humbje shumë të mëdha, veçanërisht në kulturat e foragjereve, të ndjekura nga dëmet në serat e prodhimit të hershëm të perimeve, frutave dhe pemishteve.6
Paqëndrueshmëria e tokës në Shqipëri ndodh kryesisht pas reshjeve të dendura të shiut ose borës. Shpesh ndodhin lloje të ndryshme rrëshqitjesh të tokës, si rrokullisjeje të shkëmbinjve, shembje apo depozitime nga vërshimet. Shpyllëzimi, si edhe administrimi dhe përdorimi i papërshtatshëm i tokës, konsiderohen si shkaqet kryesore të rritjes së nivelit të ujërave nëntokësorë në zonat e ulëta dhe të ndodhjes së rrëshqitjeve të tokës.
Në veçanti, shpyllëzimi nga prerja masive e pemëve përgjatë lumenjve të fuqishëm, si Vjosa, Osumi dhe Shkumbini, për t’u përdorur si dru zjarri dhe në ndërtimin e godinave apo të digave, solli humbjen e një mase të madhe të shtresave të sipërme të tokës, gjë që përkeqësoi ndikimin e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave. Përveç kësaj, strukturat për mbrojtjen nga përmbytjet, argjinaturat dhe digat e rezervuarëve, janë disi të vjetra dhe jo të mirëmbajtura.
Nevoja urgjente për të ndërhyrë me masa të strukturuara, me frymëmarrje afatgjatë, kundër përmbytjeve është një prioritet që nuk mund të shtyhet pafundësisht apo të trajtohet me masa zbutëse të momentit, sikur është vepruar deri tani. Trajtimi i këtij problemi nuk duhet parë në optikën e një kostoje por të një investimi strategjikë të integruar për zhvillimin qëndrueshëm të potencialeve të territoreve të përmbytura.
Specifika e kontekstit shqiptar me ndërtimet masive e pa kriter, të cilat kanë shpërfillur hartën e rrezikut të përmbytjeve të shtetit shqiptar, që u afirmua pas viteve ?90, dikton nevojën e qartësimit me trasparencë të fenomenit të përmbytjeve dhe masave drastike që duhen marrë. Për këtë arsye, sensibilizimi, komunikimi i përgjegjshëm me qytetarët që janë instaluar në zonat e rrezikut apo të kërcënuara prej përmbytjeve dhe gjetja e rrugëdaljeve konstruktive për kapërcimin e situatës, do të jetë qasja e ndërmarrë nga Lëvizja për Ndryshim.
Ngritja e grupit të punës me ekspertë vendas dhe të huaj në fushën e hidroteknikës dhe bonifikimit, është hapi i parë i një faze studimore të hollësishme të problemit të përmbytjeve dhe gjetjes të zgjidhjes më optimale për ta adresuar këtë plagë shoqërore drejt zgjidhjes përfundimtare. Në zonën e Shkodrës, shtrohet nevoja e një rakordimi të rreptë me menaxhimin e kaskadës të Drinit, ku janë të ndërtuar hidrocentralet, shkarkimet e pa koordinauara të cilëve kohët e fundit, kanë qenë një pjesë e mirë e shkakut të përmbytjeve në zonën fushore të Shkodrës dhe Lezhës.
Një problem tjetër që do të adresohet me përparësi, është emergjenca e eruzionit të territorit në afërsi të lumenjëve e sidomos i vijës bregdetare, e rënduar nga ndërtimet dhe keqëmenaxhimi i hapsirave publike. Deri tani, asnjë masë nuk është marrë, madje as në nivelin e sensibilizimit qytetar në lidhje me rrezikun e erozionit e kënetizimin e tokave bujqësore. Administrimi i qëndrueshëm dhe i integruar i burimeve natyrore dhe krejt ekosistemit, do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në sistemimin harmonik të territorit shqiptar.
Dokumentat ad hoc strategjik që do të realizohen për menaxhimin e situatave të përmbytjeve, të bazuara në kriteret e parandalimit e mbrojtjes të territorit, do të inkorporojnë në brendësinë e tyrë të gjitha rekomandimet e frymën e direktivës europiane 2000/60/CE.
Levizja per Ndryshim ka vullnetin politik për ta bërë realitet të prekshëm angazhimin e zgjidhjes të problemit të përmbytjeve dhe ushtrimit të sovranitetit të plotë rregullues e displinues mbi territorin shqiptar.
Sigurimi
Të krijohet programi i edukimit/ndërgjegjësimit, që përfshin kompanitë e sigurimeve dhe MBZHRAU, për rritjen e ndërgjegjësimit midis fermerëve dhe bizneseve bujqësore mbi rëndësinë e investimeve parandaluese dhe mënyrën e funksionimit të sigurimit bujqësor;
Të krijohet një politikë kombëtare e sigurimeve bujqësore, e cila parashtron rolet dhe përgjegjësitë e të gjithë aktorëve përkatës dhe mundëson mbledhjen e të dhënave dhe raportimin mbi përfituesit bujqësorë dhe efektet në sektor;
Të theksohet nevoja për rritjen e përdorimit të sigurimeve në të gjithë shoqërinë shqiptare si një formë e reduktimit të rrezikut persona./ CNA.al
Kryevëzhguesja e OSBE ODIHR Urszula Gacek ka folur rreth zgj...
Kryevëzhguesja e OSBE ODIHR Urszula Gacek tregohet e kujdess...
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ditën e sotme zhvill...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish aleatët e Lulzim B...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish aleatët e Bashës. ...
Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi në një ...
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi kë...
Ish prokurori Shkëlqim Hajdari foli rreth zgjedhjeve të 25 P...
Ish prokurori Shkëlqim Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 p...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë ndaj kryedemo...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim elektoral në Kru...
Sot presidenti Ilir Meta për të disatën herë shprehu shqetës...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur rreth libr...
Drejtuesja e partisë Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli n...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, u ka dhënë u...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot ujësjellësin e ri të...
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka zhvilluar sot një taki...
Erla Mëhilli ka deklaruar sot përmes një postimi se nuk do t...
Këshilltarja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ...
Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...