FOTOLAJM/ Pankartat "pikante" në protestën e 46 kundër qeverisë
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dhurojë vaksina të COVID-19 për vendet me të ardhura më të ulëta, duke përmendur nevojën urgjente për 10 milionë doza për një program të shpërndarjes së vaksinave të mbështetur nga OBSH-ja.
“COVAX është gati të shpërndajë, por ne nuk mund të shpërndajmë vaksina që nuk i kemi”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë virtuale shtypi nga Gjeneva.
COVAX, nisma për qasje globale ndaj vaksinës COVID-19, synon të sigurojë shpërndarje të barabartë të vaksinës në të gjithë botën, në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
“Marrëveshjet bilaterale, ndalimet e eksportit dhe nacionalizmi i vaksinave kanë shkaktuar shtrembërime në treg me pabarazi të mëdha mes kërkesës dhe ofertës,” tha zoti Tedros. “Dhjetë milionë doza nuk janë shumë dhe nuk janë as të mjaftueshme.”
Thirrja e zotit Tedros vjen pasi India, një furnizues kryesor i programit të ndarjes së vaksinave COVAX të agjencisë, tha se po i jepte përparësi nevojave lokale.
Drejtori i OBSH-së tha se masa e Indisë ishte “e kuptueshme” duke pasur parasysh numrin në rritje të infeksioneve atje. Ai tha se bisedimet ishin në proces me Indinë për të gjetur një ekuilibër midis nevojave lokale dhe atyre ndërkombëtare.
India tha të premten se vendosi një rekord prej më shumë se 59,000 rastesh të reja në 24-orë.
Në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, 181 vende nënshkruan një deklaratë politike ku bëhet thirrje që vaksinat COVID-19 të trajtohen si një e mirë publike globale, duke siguruar qasje të përballueshme, dhe të drejtë për të gjithë.
COVAX deri më tani ka shpërndarë më shumë se 31 milion doza të vaksinave në 57 vende.
Qendra Johns Hopkins njoftoi të shtunën herët se ka më shumë 126 milionë infeksione globale të COVID-19. Qendra kërkimore përpunon të dhënat e saj vazhdimisht dhe siguron të dhëna për ekspertët.
Sipas qendrës, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste sesa çdo vend tjetër, me më shumë se 30.1 milionë infeksione, pasuar nga Brazili, me 12.4 milionë dhe India, me 11.9 milionë raste.
Në Gjermani, zyrtarët paralajmëruan banorët të mos bënin udhëtime të panevojshme në Francën fqinje, Austri, Danimarkë apo Republikën Çeke për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit. Gjermania gjithashtu po përballet me rritjen e vet të infeksioneve, të nxitur nga një variant më i transmetueshëm i koronavirusit i identifikuar në Britani.
Kreu i Institutit Robert Koch për sëmundjet infektive në Gjermanisë, Lothar Wieler, tha të premten se vala aktuale e infeksioneve të koronavirusit në vend mund të jetë më e larta deri më tani dhe tha se nuk përjashtohen 100,000 infeksione të reja ditore.
“Ka sinjale të qarta që kjo valë do të jetë më e keqe se dy valët e para,” tha zoti Wieler. Ai i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi gjatë Pashkëve.
Në Republikën Çeke, Parlamenti zgjati gjendjen e jashtëzakonshme, e cila i jep qeverisë kompetenca shtesë për të luftuar pandeminë, deri në 11 prill.
Shkalla e infeksionit të koronavirusit të Spanjës vazhdoi të rritej të premten. Zyrtarët shëndetësorë raportuan 7,586 raste të reja të premten, duke e çuar gjithsej vendin në 3.26 milionë raste dhe duke kërcënuar përparimet e bëra gjatë një rënie të mëparshme të rasteve.
Në Shtetet e Bashkuara, Shtëpia e Bardhë njoftoi se tre qytete të tjera – Bostoni, Masaçjusets; Norfolk, Virxhinia; dhe Njuërk, Nju Xhersi – po hapin qendra federale të reja të vaksinimit në masë, si pjesë e fushatës të Presidentit Joe Biden për të vaksinuar 200 milionë amerikanë deri në fund të prillit. Biden kishte vendosur më parë objektivin për vaksinimin e 100 milionë amerikanëve gjatë 100 ditëve të tij të para në detyrë, një objektiv që ai e tejkaloi javën e kaluar.
Të dhënat nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të premten treguan se 27% e popullatës amerikane ka marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe gati 15% janë vaksinuar plotësisht./VOA
Autoritetet njoftojnë se Italia do të qëndrojë e mbyllur der...
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kos...
Në Kosovë sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë vitit 2020, 1...
Një numër më i madh të rinjsh në Shtetet e Bashkuara thonë s...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar të premten s...
Mbi 60 grupe të të drejtave të njeriut argumentojnë se ligji...
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur ditën e sotme në ...
Kryeministri Albin Kurti gjatë homazheve të zhvilluara në Kr...
Kur të jenë vaksinuar të gjithë në BE ndaj COVID-19, kjo duh...
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije ...
Udhëheqësit e BE-së shprehën zhgënjimin të enjten rreth një ...
Zyrtarët e shëndetësisë së Danimarkës njoftuan të enjten se ...
Drama e vazhdueshme rreth vaksinës AstraZeneca për COVID-19,...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të mbajë so...
Për dy avionët e Turkish Airlines është dhënë alarmi për bom...
Greqia ka festuar sot në mënyrë madhështore 200-vjetorin e P...
Disa javë më parë, shumë vende evropiane shpresonin që qytet...
Tre vaksina, miliona vaksinime në Gjermani – në raportin e t...
Një vajzë ka hipur mbi një hotel në Prishtinë dhe ka kërcënu...
Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden e vunë thek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...