Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Dhuruesit e gjakut, të cilët u janë përgjigjur thirrjeve përmes rrjeteve sociale për të siguruar plazmën konvalesente me dedikim për personat e caktuar të infektuar me COVID-19, nuk janë të vetmit dhurues, thotë për Radion Evropa e Lirë, doktoresha Hedije Mahmutaj nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut.
Sipas saj, dhuruesit e rregullt të gjakut janë donatorët kryesorë, përmes të cilëve institucionet shëndetësore janë duke i siguruar dozat e plazmës konvalesente për trajtimin e të infektuarve me koronavirus.
?Për atë, i kemi të gatshëm çdoherë dhuruesit vullnetarë të gjakut. Ata nuk vijnë të dhurojnë gjak me emër, ata janë dhurues për të gjithë pacientët. Ata thonë: ?Ju e testoni nëse pranohet, ju keni të drejtë kujtdo, cilido pacient që ka nevojë t?i dhurohet plazma jonë?. Të gjitha rastet që janë lajmëruar nga cilado klinikë ju kemi siguruar plazmë konvalesente?, thotë Mahmutaj.
Nga janari i këtij viti, bën të ditur Mahmutaj, janë afër 2.200 dhurues të përgjithshëm, dhurues të rregullt vullnetarë të gjakut. Prej tyre, 567 kanë kaluar sëmundjen COVID-19 dhe nga ky numër 105 kanë kaluar si dhurues të plazmës konvalesente.
Shumë qytetarë po përdorin rrjetet sociale për të siguruar plazmë konvalesente për familjarët e tyre të infektuar me COVID-19, të cilët qëndrojnë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj është njëri prej shumë personave që përmes rrjetit social Facebook, ka kërkuar ndihmë për të siguruar plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babanë e tij.
Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se po mungon organizimi institucional për mobilizimin për dhënien e plazmës konvalesente nga ata që e kanë pasur virusin dhe kanë antitrupa të mjaftueshme.
?Fytyrat publike janë ato që kanë zë dhe zëri tyre dëgjohet te personat e tjerë dhe ata mund të sigurojnë plazmë apo çfarëdo që ju nevojitet për trajtimin e sëmundjes. Por, çfarë të bëjmë me personat që nuk kanë zë, nuk kanë qasje në rrjetet sociale? Ata edhe mund të pësojnë?, thotë ai.
Në Kosovë nis trajtimi i pacientëve me COVID-19 me plazmën e gjakut
Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, nuk ka bërë ndonjë fushatë për thirrje për dhurues të plazmës konvalesente. Thirrja, siç thotë doktoresha Hedije Mahmutaj, është bërë përmes deklarimeve nëpër media.
Trajtimi i pacientëve me COVID-19 me plazmë konvalesente bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusin.
Transfuzioni i antitrupave besohet se krijon atë që njihet si ?imuniteti pasiv? te të prekurit me COVID-19.
Për të qenë dhurues i plazmës konvalesente duhet plotësuar disa kushte.
Doktoresha Mahmutaj thotë se jo çdo person që e ka kaluar COVID-19 mund të jetë i përshtatshëm për plazmë konvalesente.
?Ata së pari duhet të plotësojnë pyetësorin standard, e që mund të refuzohen nga mjeku nëse diçka nuk është në rregull, ka një alergji, ka një sëmundje apo përdor një terapi. Pastaj është edhe pyetësori anti-COVID. Edhe nëse i plotëson të gjitha kushtet, e kemi edhe testimin imunohematologjik, testimin e sëmundjeve transitive dhe në fund testimin për antitrupa?, thotë ajo.
Infektologu në Klinikën Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Sali Ahmeti, i cili njëherësh është kryesues i grupit punues për hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës konvalesente, tha për Radion Evropa e Lirë se plazma nuk është ndonjë medikament që bën mrekulli. Por, në momentin e duhur jep ndihmë të mirë në ndaljen e progresit të sëmundjes.
Në rastet në Kosovë, që kanë marrë trajtim edhe me plazmë konvalesente, shton Ahmeti, janë vërejtur efekte të mira dhe nuk kanë pasur efekte anësore.
?Plazma kur jepet në ditët e para të sëmundjes, respektivisht nga dita e shtatë deri në ditën e dhjetë ka pritshmëri për efekte më të mira sesa ajo që jepet pas ditës së dhjetë të sëmundjes. Në praktikën tonë kemi vërejtur efekte të mira të saj?, thotë Ahmeti.
Qindra euro për shërim nga COVID-19
Ai thotë se në shumicën e rasteve kur është dashur plazma konvalesente për trajtimin e pacientëve nuk ka pasur mungesë.
Trajtimi i pacientëve me COVID-19 me plazmën konvalesente, në Kosovë ka nisur nga data 5 shkurt.
Para fillimit të trajtimit të pacientëve me plazmë konvalesente, autoritetet shëndetësore kishin miratuar një udhëzues, përmes së cilit u lejua trajtimi me plazmën konvalesente, si terapi mbështetëse për pacientët me koronavirus./rel
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHPKur siste...
Shumë njerëz do t’ju thonë që të filloni të meditoni ose të ...
Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë prindër të katër fëmijëve. ...
Pak javë më parë, Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër...
Reperi Gashi është një nga reperët më të famshëm dhe më akti...
Emra të ndryshëm të showbizit shqiptar përveçse ekranit janë...
Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është bërë pjesë...
Christine Mae është një nga modelet më seksi të momentit. Bu...
Këngëtarja me famë botërore Demi Lovato i ka tronditur të gj...
Këngëtarja Fjolla Morina teksa po shijon pushimet në Dubai m...
Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj ka sjellë në jetë fë...
Nëse udhëtoni në vendet perëndimore, dhe shkoni në një nga r...
Mjeku Arban Domi, drejtor i zhvillimit të vaksinave në Geov...
Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Alban Ylli ka kom...
Komuniteti Kombëtar i Imunizimit dhe Vaksinimit është mbledh...
Ornela Ademi, shkencëtare në Agjencinë Evropiane të Barnave ...
Shumë shtete kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZenea...
Një infermier i spitalit të Krumës ka shfaqur probleme shënd...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Infermieri Muhamed Lleshi nga Hasi i cili shfaqi probleme sh...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...