Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje/ Aksident i shumëfishtë
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje. Sipas informaci...
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje. Sipas informaci...
Atentati ndaj biznesmenit Andon Dhima, i ndodhur më 17 Tetor 2020 është ?shfryrë?, në mënyrë të çuditshme nga drejtësia.
Për atentatin ndaj biznesmenit u arrestuan Grid Lena, i dënuar 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani dhe Altin Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.
Fillimisht ishte Gjykata e Tiranës që la të lirë njërin nga atentatorët dhe më pas çuditërisht edhe Prokuroria, organi që pretendohej se do të apelonte edhe vendimin e parë të Gjykatës.
Skandali mban firmën e prokurorit Leonard Filopati.
CNA.al duke iu referuar burimeve zyrtare të sigurta, ka raportuar edhe më herët, mbi rolin dyshues të prokurorit Leonard Filopati në lidhje me këtë rast.
Sipas të njëjtave burime, prokurori Filopati është personi që ka ndërtuar gjithë skenarin për lirimin e personazheve, të cilët pas disa ditësh përgjimesh dhe survejimesh të telefonave, por edhe të kamerave të ambienteve publike u adresuan pas atentatit.
Risjellim në vëmendje, se biznesmeni Andon Dhima, është deklaruar për një konflikt të hapur me ish-politikanin dhe drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.
Në një letër të gjatë drejtuar ambasadës së SHBA-ve ka zbuluar prona të përfituara nga Blushi dhe familjarët e tij, disa prej tyre shitur me vlera qesharake. Gjithashtu Ben Blushi, është akuzuar se nuk ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por dhe ka marrë 100 mijë euro në emër të vëllait të tij, pa folur për pjesë pasurie miliona dollarë të një pallati ndërtuar në kryeqytet i cili është vendosur në emër të ish-vjehrrit të Ben Blushit.
Po, për prokurorin Leonard Filopati, duket se atentati ndaj biznesmenit, nuk ka autor, pasi gjasat tregojnë se hetimet nuk janë thelluar.
Ose prokurori Filopati është i paaftë ose ai merr urdhra nga shefat e autorëve të atentatit që ta mbulojë këtë çështje. Sigurisht që këto pikëpyetje ngrihen në kuadër të dyshimeve.
Gjithçka ka ndodhur në një kohë kur prokurori Filopati, që nga Dhjetori i vitit 2019, është nën hetime nga Vettingu.
Ndërsa në Qershor të vitit 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar raportin për analizimin e aftësive profesionale të Filiopatit.
Një kopje e raportit është dorëzuar në Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe një në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Por, ky raport nuk e kufizon KPK, që të thellojë më tej hetimet për prokurorin Filopati, duke përfshirë këtu edhe dosjen e atentatit ndaj biznesmenit.
CNA.al sjell edhe pasurinë e prokurorit Leonard Filopati, i cili deklaron një apartament me sipërfaqe 84 m2 në Tiranë me vlerë rreth 70 000 euro. Sipas tij për të blerë këtë pronë, rreth 50 000 euro janë marrë kredi në vitin 2008, ndërsa 20 000 euro kanë qenë nga kursimet familjare.
Gjithashtu nën pronësi deklaron edhe një makinë Volsvagen Golf blerë në vitin 2013, me vlerë 4 500 euro.
Më të detajuar do ta gjeni më poshtë, pasurinë e prokurorit Leonard Filopati, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.
Viti 2004
Ap banimi në Tiranë me vlerë 5 000 000 lekë.
Depozitë bankare 1 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si opgj në Fier, 55 000 lekë.
Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 535 924 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga raporti i lindjes,41 380 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një OJF, 100 000 lekë.
Kredi për blerje ap, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 44 900 euro.
Viti 2013
Shitur makina Audi A4 me vlerë 6 000 euro.
Blerë automjet Golf me vlerë 4 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 087 716 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një OJF, 904 dollarë.
Kredi për blerje ap, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 43 000 euro.
Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 329 437 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga dy OJF, 2 400 dollarë dhe 3 350 dollarë.
Kredi për blerje ap, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 41 300 euro.
Viti 2015
Blerë automjet Smart, 1500 euro.
Shtesë në kursimet e pagës së bashkëshortes, 1 844 dollarë.
Pakësim nga gjendja cash në banesë me vlerë 220 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 320 543 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga tre OJF, 4 361 dollarë, 1 341 dollarë dhe 1 017 dollarë.
Kredi për blerje ap, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 39 600 euro.
Viti 2016 (Pas largimit nga funksioni)
Shtesë në kursimet e pagës së bashkëshortes, 848 dollarë.
Pakësime nga gjendja cash në banesë, 120 000 lekë.
Shtesë nga kursimet e pagës së bashkëshortes, 75 000 lekë të reja.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 318 847 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga dy OJF, 848 dollarë, dhe 75 000 lekë të reja.
Kredi për blerje ap, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 39 600 euro.
Viti 2019 (Deklarata para fillimit të detyrës)
Ap me sip 84 m2 në Tiranë me vlerë rreth 70 000 euro. Rreth 50 000 euro janë marrë kredi në vitin 2008, ndërsa 20 000 euro kanë qenë nga kursimet familjare.
Makinë Volsvagen Golf blerë në vitin 2013 ,me vlerë 4 500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si specialist pranë Ministrisë së Drejtësisë, 61 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste në tre OJF, 84 134 lekë, 13 270 lekë dhe 50 138 lekë.
Kredi për blerje apartamenti, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 33 800 euro.
Viti 2019 (Deklarata vjetore)
Gjendje monetare e të ardhurave të bashkëshortes, 1 028 223 lekë.
Gjendje monetare e të ardhurave të bashkëshortes, 407 850 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si specialist pranë Ministrisë së Drejtësisë, 2 188 100 lekë.
Kredi për blerje ap, marrë në vitin 2008. Pa shlyer 32 840 euro./CNA.al
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit n...
Një 64-vjeçar është gjetur i varur me litar në oborrin e sht...
Rita Gjati drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit ka kallzuar 3...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu gj...
Një zjarr i madh ka rënë në një objekt në qytetin e Korçës.N...
Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngacmimin seksual të nj...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në në Mamin...
Policia e Shkodrës ka arrestuar 18-vjeçarin me iniciale R.Ç ...
Një 68-vjeçar nga qyteti i Durrësit ka ndërruar jetë pasi ka...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotmë rreth orës 12:20 ku...
Një aksident i rëndë është rregjistruar në Kranë të bashkisë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.M...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të pun...
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim m...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se sa paguhet një vrasës ...
Gazetarja investigative Klodiana Lala ka zbuluar detaje të r...
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin ...
Politikanëve ju intereson ti kenë të fortët pranë pasi ata j...
Një aksident sapo ka ndodhur në Llogara, por fatmirësisht pa...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë “arrest me bur...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...