Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi që prej dy ditësh ka denoncuar korrupsionin për çështjen e incineratorëve dhe qëndrimin e partisë së saj në kohën kur PS qeveriste së bashku me LSI.
Teksa publikoi disa dokumenta me të cilën pretendonte se vërtetonte korrupsionin për çështjen e incineratorëve, Kryemadhi përmendi edhe disa emra ministrash të saj.
Për këto denoncime ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka shpjeguar rolin e tij në këtë çështje gjatë kohës që ka qenë në detyrë.
Manjani thotë se e ka kryer me shumë rigorizitet detyrën ligjore si ministër Drejtësie, ndërsa tregon të gjitha veprimet e tij gjatë kohës që mbante detyrën për incineratorët.
?Nuk kam dashur, ende nuk dua që të përfshihem në këtë fushatë zgjedhore. Aq më pak në praktinën e denoncimeve penale palët i bëjnë njëra-tjetrës. Jo në fushata elektorale, por në asnjë rast nuk jam përkrahës i kallëzimeve penale që bëjnë partitë dhe politikanët. Por temë tjetër kjo.
Dje gjatë gjithë ditës miq të mi, të njohur e të pa njohur më kërkonin informacion mbi qëndrimet e Ministrisë së Drejtësisë në raport me inceneratorin e Tiranës, qëndrime të cilat u parashtruan publikisht dhe në Opinion nga zonja Monika Kryemadhi.
Siç përmenda, kisha vendosur të mos përfshihesha në këtë debat me natyrë elektorale, por meqë jam cituar përgjatë debatit në studion e Fevzos ku lindën disa paqartësi, si dhe në respekt të atyre që kërkojnë që të sqaroj pozicionin tim, po e sqaroj këtu si vijon:
1-Ministri i Drejtësisë është zyrtar kyç, i mandatuar nga ligji për të kontribuar në procesin ligjhartues e vendimmarrës të qeverisë. Shkresat që janë ekspozuar në këtë rast janë rutinë për kohën që unë e kam kryer atë detyrë. Pra të tilla reagime mund të gjenden plot. Duhet të them se në kryerjen e kësaj detyre kam patur edhe mbështetjen zyrtare të Kryeministrit, përveç mandatit politik që kisha nga kryetari i LSI.
Të dy veç e veç më kërkuan të ushtroj kontroll të rreptë mbi proçesin vendimmarrës në qeveri. Tjetër gjë se si kjo porosi u harrua disi rrugës nga ata, por e kam kryer me shumë rigorizitet këtë detyrë ligjore deri në fund.
2-Ato shkresa, pra reagimet zyrtare të Ministrit të Drejtësisë, në thelbin e tyre i sugjerojnë Ministrit të Mjedisit ?HAP GARËN?. Bindja ime ka qenë dhe mbetet se çdo shërbim publik duhet të blihet me garë. Këtë bindje e kam shprehur zyrtarisht gjithmonë, në çdo okazion zyrtar pavarsisht se kush ishte ministri apo zyrtari tjetër. Në këtë rast, fakti që ia kemi thënë edhe një ministri të LSI tregon qëndrimin tim parimor mbi çështjen.
3-Duhet të them se LSI në atë kohë adaptoi edhe një qëndrim publik disi kundër koncensioneve. Madje bashkë me një koleg tjetër përgatitëm dhe një projekt ligj për të ndërhyrë në ligjin e koncensioneve, por kjo nismë u harrua. Pra në kuptimin politik, qëndrimi im ishte krejt në përputhje edhe me qëndrimin e adaptuar të LSI për këtë temë.
4-Sa i takon mbledhjes së qeverisë, nuk kam në memorien time personale ndonjë gjë specifike në lidhje me çështjen, por mund tu them me bindje, siç kam denoncuar edhe më parë, se në asnjë proçesverbal të qeverisë nuk do gjeni kush ishte pro e kush kundër një projektvendimi. Arsyeja është se Kryeministri NUK PRANON VOTIMIN në mbledhje.
Më duhet të them, se mua nuk ma ka ndërprerë fjalën asnjëherë, por votimin nuk e ka lejuar. Kjo është arsyeja që nuk e gjeni dot votën e asnjë ministri.
5- Pavarësisht qëndrimeve të ministrave, qeveria ligjërisht është institucion politik dhe solidarisht përgjegjës në çdo kuptim. Këtë parim e kam shkruar vetë me dorën time në ligjin e Këshillit të Ministrave dhe i qëndroj edhe sot e kësaj dite. Pra, ministrat nuk mund të thonë që ?unë s?isha dakord? dhe për pasojë nuk jemi përgjegjës. Absolutisht jo!
Ndaj gjithmonë kam ftuar partitë pjestare të një koalicioni të marrin përgjegjësitë politike dhe jo të anatemojnë apo miklojnë çështje e persona.
Këta të fundit janë të shkarkueshëm, por nuk mund të jenë përgjegjës për vendimet kolektive, janë apo jo dakord me to.
6- Për çështjen e inceneratorëve, përgjegjësia duhet kërkuar kohë më parë sesa ky rast. Duhet parë mirë momenti kur u vendos incenerimi/djegia e strategjisë që u bë me BE, sipas të cilës Shqipëria do nxiste RICIKLIMIN dhe JO INCENERIMIN. Këtu filloi problemi dhe rruga e gabuar.
Edhe njëherë, nuk dua për asnjë shkak e asnjë rrethanë që ky sqarim të merret si mbështetje apo goditje ndaj njërës po tjetrës palë.
Sa më sipër është e vërteta e pastër që kam përjetuar unë?, shkruan Manjani në rrjetet sociale./ CNA.al
Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Partisë ‘Fryma e re ...
Drejtuesi politik i PD-së për Shkodrën Helidon Bushati, ka z...
Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka dalë me një ...
Kryeministri Edi Rama, ndodhet për një vizitë në Bari të Ita...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka prezantu...
Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj ka lajmëruar lar...
Kryetari i PDK-së Nard Ndoka, ka komentuar lëvizjet e fundit...
Ashtu si ishtë paralajmëruar më herët, kryeministri Edi Rama...
Luljeta Bozo është prurja e re në ekipin e kandidatëve për d...
Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega kërkon korrigjimi...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigjur k...
Drejtuesi i PD-së në njësitë 5 dhe 7 të Tiranës, Agron Sheha...
Socialistët duket se janë në fund të renditjes së listave të...
Partia Demokratike kallëzoi më SPAK ministren Belinda Balluk...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka shpallu...
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Kuvendit dhe Qev...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlli...
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka qënë i pranishëm në ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se inxhinierja Luljeta...
Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...