“Nuk kam asnjë interes”/ Meta: Ndëshkojeni LSI!
Presidenti Ilir Meta gjatë intervistës në “FrontLine”, nuk i...
Eduart Shalsi, deputet i qarkut të Korçës dhe i zonës së Pogradecit, ka filluar të ketë probleme jo vetëm me elektoratin e zonës së tij, por edhe me strukturat socialiste.
Burime nga strukturat lokale të PS në Pogradec i thanë CNA.al se socialistët kanë refuzuar kandidaturën e Eduart Shalsit, për të rikandiduar në Pogradec.
Drejtuesit lokalë të kësaj partie ia kanë bërë të ditur kundërshtimin e tyre për rikandidimin e Eduart Shalsit gjatë kohës që po përgatiten listat kreut të socialistëve për qarkun, Niko Peleshi, si edhe kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu socialistët lokalë kanë vënë nën presion edhe kryebashkiakun e Pogradecit Ilir Xhakolli, të cilit i është kërkuar që të kundërshtojë emrin e Eduart Shalsit në takimin e ardhshëm që pritet të ketë kryetari i socialistëve Rama me drejtuesit lokalë, pra drejtuesit e pushtetit vendor dhe të partisë për të vendosur përfundimisht për listen e qarkut të Korçës.
Rama tha disa ditë më parë se do jenë drejtuesit e qarqeve ata që do të propozojnë emrat dhe më pas strukturat e partisë ata që do të vendosin, por mesa duket në Pogradec ka një problem, strukturat lokale refuzojnë Eduart Shalsin, deputetin aktual që për ta është një njeri inekzistent. Prej katër vitesh nuk është paraqitur asnjëherë në Pogradec, nuk ka zgjidhur asnjë hall dhe problem për banorët e për socialistët dhe është vetëm për turizëm apo kur kryeministri Rama shfaqet në qytetin liqenor.
Mesa duket kreu i qeverisë dhe drejtuesi i qarkut Niko Peleshi tashmë janë përballë strukturave të tyre lokale në Pogradec, për të zgjedhur midis përplasjes, pra për të kundërshtuar bazën e partisë në lidhje me Eduart Shalsin apo për të vendosur emrin e ministrit dhe një bashkëpunëtori të Edi Ramës në listë me forcë.
Gjithsesi, socialistët lokalë i thanë CNA.al se do të ketë hapa të tjera dhe përplasje që do të bëhen publike, por tashmë shumica e informacioneve janë mbajtur konfidenciale dhe është shpresuar që në rrugë zyrtare të komunikohet me kryeministrin nëpërmjet të deleguarve për t?i dhënë një zgjidhje këtij problemi.
Ata thanë për CNA.al se nuk do të pranojnë në asnjë mënyrë që Shalsi të jetë kandidat për Pogradecin, pasi ai ka dështuar dhe rikandidimi i tij do të sillte një humbje të turpshme në qytet, por edhe në zonat e fshatrat që Shalsi nuk ka shkelur kurrë.
Ata theksuan se Pogradeci nuk duhet të provokohet sërish, ashtu siç ndodhi me zgjedhjet në vitin 2015, ku vendosja e një kandidature nga LSI apo me forcë nga qendra, solli humbjen e bashkisë së Pogradecit, prandaj dhe rikandidimi i Shalsit do të ishte e njejta situatë dhe do të sillte një disfatë të turpshme elektorale në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndaj dhe socialistët pretendojnë se me një emër tjetër dhe me një kandidaturë të mirëmenduar, do të kishte një tjetër qasje të qytetarëve pogradecarë në mbështetje të socialistëve dhe të vetë kryeministrit Rama./ CNA.al
Presidenti Ilir Meta gjatë intervistës në “FrontLine”, nuk i...
Presidneti Ilir Meta ka qenë tejet i nervozuar mbrëmjen e so...
Presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër paralajmërim pak min...
Presidenti Ilir Meta, ka shpërtheu me tone të ashpra ndaj kr...
Presidneti Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme për marrë...
Presidenti Ilir Meta është pyetur sonte në “Front linë”për v...
Presidenti Ilir Meta është nervozuar mbrëmjen e sotme dhe me...
Presidenti Ilir Meta është shfaqur i tensionuar sonte në emi...
“Nëse do ishit ju në krye të LSI-së, a do të lidhnit koalici...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nënshkroi sot marr...
Presidenti i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli, ka reagua...
Sot Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë firmosur marrëves...
Partia Demokratike, ka reaguar pas marrjes si të pandehur ng...
Ditën e sotme Partia Demorkatike dhe LSI kanë firmosur koali...
Pandemia e Covid-19 ka prekur çdo sektor të shoqërisë, përfs...
Koordinatori politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi,...
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësues t...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po zhvillon tak...
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria i ...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Min...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...