SPAK mori të pandehur tre zyrtarët e ministrisë së Mbrojtjës/ Reagon PD: U provua se thamë të vërtetën
Partia Demokratike, ka reaguar pas marrjes si të pandehur ng...
Sot Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë firmosur marrëveshjen e tyre publikisht, disa pika të cilat ua paraqitën shqiptarëve për të justifikuar daljen në dy koalicione me vete dhe për të treguar se ata ishin bashkë nesër për sy e për faqe.
Kjo sepse tjetër është ajo që dëgjuan shqiptarët dhe tjetër është ajo që kanë firmosur Basha dhe Kryemadhi për postet ministrore që do të ndajnë nëse bëhet realitet ëndrra e tyre e pushtetit.
Po kush janë karriget qeveritare që përfiton Kryemadhi nga marëveshja me Lulzim Bashën?
Ministria e Brendshme dhe posti i zv.kryeministrit
Sipas burimve zyrtare nga PD, Monika Kryemadhit i është premtuar nga Lulzim Basha posti ministres së Brendshme dhe zv.kryeministr
es.
Pra Kryemadhi do të jetë numri dy i qeverisë dhe do të mbajë postin e ministres së Brendshme, një dëshirë e paraqitur publikisht nga Monika Kryemadhi kohët e fundit dhe duket se është forcuar shumë shpesh dhe nga presidenti Ilir Meta i cili është raportuar se këto muaj ka bërë takime me elementë të botës së krimit, sa në Durrës, në Korçë e në Vlorë, me banditë e kriminelë që ndoshta Meta i takon për t?iu premtuar se nesër ministria e Brendshme, në rast se Luli fiton do të jetë në duart e Monikës dhe ata duhet të jenë të qetë.
Ministria e Shëndetësisë
Një ministri tjetër që do marrë LSI është Ministria e Shëndetësisë. Petrit Vasili, ministri i paditur nga PD-ja në Prokurori gjatë kohës kur Gazment Bardhi ishte ministër i Drejtësisë gjatë bashkëqeverisjes me Edi Ramën, do të marrë në rast fitorje, postin e ministrit të Shëndetësisë.
Petrit Vasili është dhe vetë me profesion mjek, nga ana tjetër ka dhe lidhje okulte me agjenci të ndryshme dhe subjekte që furnizojnë me produkte farmaceutike spitalet.
Ministria e Mjedisit
Një emër i tretë, por dhe post tashmë i dakortësuar midis Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit është ai i ministrit të Bujqësisë, i cili pritet ti besohet Luan Ramës.
Ministria e Arsimit
Ministrinë e Arsimit mësohet se do e marrë Edmond Panarit, i cili më hërët gjatë kohës së PS-LSI ka drejtuar ministrinë e Bujqësisë e cila në fakt drejtohej nga i famshmi Vojo Bregu.
Ministrinë e Kluturës Rinisë dhe Sporteve
Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve e cila pritet të pësojë ndryshim, duke patur parasysh kauzat që përdor LSI-ja për rininë apo mbështetjen nga rinia, LSI mund të vendosi në drejtimin e saj, dy emra të rëndësishëm siç mund të jenë Klajda Gjosha apo emri i Erisa Xhixhos.
Këto janë të paktën pesë poste ministrore që pritet të marrë LSI nga qeveria e nesërme. Gjithashtu përfliten edhe institucione të tjera të rëndësishme siç janë drejtoritë e përgjithshme në varësi të ministrisë Financave apo stuktura në tatime, dogana dhe instiucione të tjera e agjenci të qeverisë shqiptare./CNA.al
PD dhe LSI firmosin sot marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit
Dokumenti-Marrëveshja PD-LSI/ Zbardhen detaje
Partia Demokratike, ka reaguar pas marrjes si të pandehur ng...
Ditën e sotme Partia Demorkatike dhe LSI kanë firmosur koali...
Pandemia e Covid-19 ka prekur çdo sektor të shoqërisë, përfs...
Koordinatori politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi,...
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësues t...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po zhvillon tak...
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria i ...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Min...
Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sig...
Ish deputeti democrat, Oerd Bylykbashi tregoi detaje nga mar...
Ndërsa na ndajnë më pak se 2 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit...
Këshilli i Stabilizim Asociimit ka vlerësuar Reformën në Dre...
Presidenti Ilir Meta shpreh mbështetjen për thirrjen e Komis...
Deputetja Rudina Hajdari ka hedhur akuza të forta nga foltor...
Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për I...
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi thotë se kryeminist...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur një tjetër akuzë për...
Deputeti Myslim Murrizi ka debatuar me ministren Elisa Spiro...
Sekretari Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ndodhet sot në Br...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...