Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Një testim i vaksinës COVID-19 të kompanisë Pfizer tek më shumë se gjysmë milioni njerëz konfirmon se ajo është shumë efektive në parandalimin e rasteve serioze ose vdekjes, edhe vetëm pas një doze.
Rezultatet e botuara të mërkurën, nga një fushatë vaksinimi masive në Izrael, japin siguri të fortë se përfitimet e vërejtura në testime në përmasa më të vogla dhe të kufizuara, u përsëritën kur vaksina u përdor shumë më gjerësisht në një popullatë në grupmosha dhe kushte të ndryshme shëndetësore.
Vaksina ishte 92% efektive në parandalimin e sëmundjes së rëndë pas dy dozave dhe 62% pas një doze. Efektshmëria e saj e vlerësuar për parandalimin e vdekjes ishte 72% dy ose tre javë pas dozës së parë, një nivel që mund të përmirësohet ndërsa konsolidohet imuniteti me kalimin e kohës.
Ajo rezultoi po aq efektive tek njerëzit mbi 70 vjeç sa edhe tek të rinjtë.
“Kjo është jashtëzakonisht inkurajuese, më mirë se sa kisha parashikuar,” tha Dr. Gregory Poland i klinikës Mayo.
Dr. Buddy Creech i Universitetit Vanderbilt pranoi: “Edhe pas një doze mund të shohim një efektshmëri shumë të lartë në parandalimin e vdekjes,” tha ai.
Asnjë prej mjekëve nuk kishte ndonjë rol në studimin e Izraelit, por të dy janë të përfshirë në studime të tjera të vaksinave të koronavirusit.
Dy mjekët gjithashtu thanë se rezultatet e reja mund të jenë një shtysë për të konsideruar shtyrjen e dozes së dytë, ashtu siç po provon Britania, ose për të dhënë një dozë në vend të dy për njerëzit që e kanë kaluar tashmë COVID-19, siç po bën Franca, për t?i përdorur më me kursim rezervat e kufizuara.
“Unë do të preferoja më mirë që 100 milionë njerëz të merrnin një dozë sesa 50 milionë njerëz të merrnin dy doza,” tha dr. Creech. “Jam shumë i inkurajuar nga të dhënat për marrjen e një doze” në rezultatet nga Izraeli, të cilat u botuan nga Revista Mjekësore e New England.
Vaksina, e prodhuar nga kompania Pfizer në partneritet me atë gjermane BioNTech, jepet me dy faza, në një kohëzgjatje tre javore, në shumicën e vendeve.
Studimi u drejtua nga studiues të Institutit Kërkimor Clalit dhe Universiteti Ben-Gurion i Negevit në Izrael, me Universitetin e Harvardit në SHBA. Ai nuk përfshinte të dhëna për sigurinë e vaksinës, vetëm për efektivitetin, por në testimet e mëparshme nuk u shfaqën probleme të papritura.
Studiuesit krahasuan rezultatet për gati 600,000 vetë nga mosha 16 vjeç e lart pjesëmarrës në organizatën më të madhe të kujdesit shëndetësor në Izrael, të cilëve iu dha vaksina në dhjetor ose janar me një numër të barabartë njerëzish nga mosha, seksi dhe shëndeti që nuk i morën vaksinat. Askush nga pjesëmarrësit nuk ishte testuar më parë pozitiv për virusin.
Vaksina u vlerësua të jetë 57% efektive në parandalimin e ndonjë simptome të COVID-19 dy ose tre javë pas dozës së parë dhe 94% në javë ose më shumë pas dozës së dytë.
Efektiviteti ishte 74% pas një doze dhe 87% pas dy dozash për parandalimin e nevojës së shtrimit në spital, dhe respektivisht 46% dhe 92% për parandalimin e infeksionit të konfirmuar. Reduktimi i infeksioneve jep shpresë se vaksina mund të frenojë përhapjen e virusit, por ky lloj studimi nuk mund ta përcaktojë një gjë të tillë.
Pati 41 vdekje të lidhura me COVID-19, 32 prej tyre tek njerëz që nuk kishin marrë vaksinë.
Në përgjithësi, shifrat përputhen me efektivitetin 95% pas dy dozave që u pa në testimin e kufizuar që ishte baza mbi të cilën rregullatorët amerikanë autorizuan përdorimin emergjent të vaksinës, tha dr. Poland. Një nga pikëpyetjet e rëndësishme ka qenë se efektive do të ishte një doze e vetme, “dhe ky studim jep disa përgjigje.
“Ndoshta gjëja e duhur për të mbrojtur numrin më të madh të njerëzve. është që t’u jepej të gjithëve një dozë sa më shpejt që të mundemi. Unë mendoj se kjo është një strategji shumë e pranueshme për t’u konsideruar”, tha dr. Poland.
Izraeli deri tani ka vaksinuar gati gjysmën e popullsisë së tij. Një variant më i ri i virusit që u identifikua për herë të parë në Britani u bë lloji mbizotërues në Izrael gjatë studimit, kështu që rezultatet gjithashtu japin një pasqyrë se sa mirë vepron vaksina kundër tij.
Më parë këtë javë, dy studime të Britanisë së Madhe sugjeruan efektivitet edhe pas një doze të vaksinës Pfizer dhe një tjetre nga AstraZeneca. Britania e Madhe po shtyn dozën e dytë për deri në 12 javë pas të parës në përpjekje për t’u dhënë më shumë njerëzve një farë mase mbrojtjeje./VOA
Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e sotme për situatën...
Një grup mjekësh brenda dhe jashtë vendit I kanw nisur njw l...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Në përgjithësi, njerëzit përpiqen për shoqëri dhe dashuri në...
Xhelozia që kalon pa u vërejtur ose injoruar mund të përshka...
Një studim i ri nga shkencëtarët e Universitetit të Suonsit,...
Sot është një ditë zie për kantautorin Flori Mumajesi. Nëna ...
Kiera Bernier është një yll Instagrami dhe modele fitnessi. ...
Amy Ramirez është një nga influencueset më të reja të Instag...
Arianna Ajtar u lind më 18 janar, 1996 në Angli. Ajo është n...
Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare është shprehur...
Dy javë më parë Ardit Gjebrea bëri të ditur se ishte infektu...
Aktorja e njohur, Ema Andrea, si rrallëherë ka folur hapur p...
Sot është një ditë shumë e veçantë për moderatoren Hygerta S...
Modelja Iva Aliko është përfolur shpesh herë për operacionet...
Meri Murrizi dhe Saimir Kasemi po shijojnë njohjen e tyre pa...
Të shumtë janë personazhet shqiptarë që kanë udhëtuar së fun...
Moderatorja Bora Zemani është një nga vajzat më të komentuar...
Këngëtarja Enca Haxhia pak kohë më parë bëri një ndërhyrje s...
Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero kanë qenë në qendër...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...