Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Fiks Fare faktoi me zë, figurë dhe dokumente se selia e Partisë Demokratike e Vlorës, një ambient 349 metër katrorë, është aktualisht në pronësi të Gramos Murataj.
Në vitin 2018, kryetari i PD-së Lulzim Basha, Gent Strazimiri dhe Enkelekd Alibeaj e akuzuan Gramos Murataj se po pastronte paratë e klanit ?Xhafa? në Vlorë dhe i cilësuan vëllezërit Murataj si bashkëpunëtorë të ngushtë të vëllait të ish ministrit Xhafaj.
Në verën e vitit 2018, Partia Demokratike nisi një sulm frontal ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Krerët e PD-së sulmuan Xhafajn për të kaluarën kriminale të të vëllait, z.Agron Xhafaj.
Basha, Strazimiri dhe Alibeaj përmenden edhe emra të tjerë, që kishin lidhje me klanin ?Xhafa? në Vlorë, siç e quanin ata. Emri më i lakuar ishte ai i z.Gramos Muratajt. Fiks Fare vëzhgoi faqen zyrtare të Partisë Demokratike, ku rezultoi se më 29 korrik 2018, në foltoren e PD-së, z.Gent Strazimiri akuzoi ish-ministrin Xhafaj për lidhje me gjyqtarë dhe me persona të dënuar.
Në atë kohë ai bëri këtë deklaratë; ?A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge??.
Në shtator të po atij viti, akuzat u përsëeirën edhe nga Enkelejd Alibeaj, i ciki do akuzonte bashkëpunëtorët e ngushtë dhe pjesë të bandës së Agron Xhafajt vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj, të dënuar, sipas tij, për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.
?Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Por deri tani ligji nuk ka vepruar për kompaninë e regjistruar me emrin e dy trafikantëve të drogës? është shprehur Alibeaj.
Disa javë më vonë, PD-ja e ngriti stekën me akuzat, ku kësaj herë akuzat u bënë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai e akuzoi ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn, si njeriu që ndihmoi vëllain dhe ortakët e tij, vëllezërit Muratajt t?i fshiheshin drejtësisë italiane si dhe të shtinin në dorë pothuajse 1/3-ën e lojërave të fatit të Shqipërisë për të pastruar paratë e pista të drogës. Basha shkoi edhe me tej me akuzat, ku tha se klani Xhafaj- Murataj mbajnë prokurorë dhe politikanë në listën e tyre të pagesave.
Por, dy vite e gjysmë më pas, ky lumë akuzash për Xhafajn dhe vëllezërit Murataj nga ana e PD-së u harrua. Arsyeja? Selia e PD në Vlorë. Prona 349 metra katror, në të cilën është vendosur selia e PD-së në Vlorë, është pronë e njërit prej të akuzuarve, pikërisht e z.Gramos Muratajt. Prej disa javësh, PD-ja e Vlorëë ka ndryshuar adresë, duke u vendosur afër qendrës së qytetit, në një pallat 12 katësh, pikërisht në katin e dytë.
Ndërtesa shumëkatëshe njihet ndryshe në Vlorë si ?pallati i Ardian Kollozit?. Ky i fundit, ish deputet dhe kreu i PD-së së Vlorës. ?Fiks Fare? bisedoi me disa banorë dhe pronarë dyqanesh në këtë pallat për pronësinë. Të gjithë njëzëri pohuan se pallati ishte në pronësi të ish deputetit Ardian Kollozi, madje edhe për selinë e PD-së mendonin se ishte pronë e tij.
Por, Fiks Fare, më anë të dokumenteve faktoi se selia e PD-së ndodhej në pronë të ?kriminelëve? siç vetë këta të fundit e kishin quajtur gati për një vit rresht.
Prej më shumë se dy vitesh, ambienti 349 metra katrorë, ku është vendosur selia e PD-së është në pronësi të familjes Murataj! Më saktësisht, e z.Gramos Muratajt, një emër i njohur dhe i lakuar nga PD-ja.
Fiks Fare kërkoi zyrtarisht në Kadastrën Vlorë dokumentet e ambientit 349 metër katrorë. Sipas një dokumenti, Kadastra kthen përgjigje se ?në sistemin me kartelë pasuria me numër 26 / 187, e llojit ?njësi?, me sipërfaqe 349 metër katrorë, është në emër të z.Gramos Murat Murataj.
Prona është përfituar me titull pronësie, kontratë shitje në datën 6 gusht 2018?. Sipas një dokumenti tjetër, shitësi ?Blu Horizont 2005? i ka shitur pronën z.Murataj për 100 mijë euro. Sipas QKB-së, firma shitëse është në pronësi të familjes Kollozi.
Bashkëlidhur, Kadastra i vuri në dispozicion redaksisë së Fiks Fare të gjithë dokumentet shoqëruese të kësaj prone. Në një dokument tjetër, emri i z.Gramos Murataj është shënuar pikërisht në gusht 2018. Prona, ku është aktualisht PD-ja, ka qenë me masë kufizimi. Por sipas dokumentave, Gramos Murataj, në shtator 2018, në kohën kur eksponentë të Partisë Demokratike e akuzonin se po pastronte paratë e klanit Xhafaj, bën një pagesë prej 100 mijë eurosh për heqjen e kufizimeve.
?Pra, thotë Kadastra, pronari aktual i pasurisë 26 / 187, është Gramos Murat Murataj?. I njëjti person që Partia Demokratike e akuzoi në 2018 -ën për lidhje me klane mafioze. I njëjti person që PD-ja i mori në 2021-shin ambientin për selinë e PD-së së Vlorës!
Sondazhi i dytë i Euronews Albania dhe MRB, tregon se popull...
Shqiptarët shohin më shumë Edi Ramën se sa Lulzim Bashën si ...
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot një sërë biznesesh të ...
Ish-kryeparlamentarja dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli u shpreh...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka fol...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, e cila ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se qy...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se gjendja ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nëse ai do të...
Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Beratit ka zhvilluar tak...
Gjatë takimit me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, kreu i ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në turin e tij në ...
Lajmi më i madh në koalicionet opozitare dje ka qenë aleanca...
Pas ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila u ka bërë thirrje d...
Për drejtuesen e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli r...
Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti u shpreh se PS d...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me k...
Keltis Kruja, ish deputeti i PD ka komentuar situatën aktual...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...