Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Nga Adriatik Doçi
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ish-kreun e KED dhe ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranin, mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër korrupsionit në botë. Vlerësimi i Dvoranit nga DASH, duke e përfshirë në listën botërore të 12 heronjve të luftës kundër korrupsionit, është një mesazh i qartë për Ilir Metën, i cili prej 8 vitesh ka nisur një fushatë të egër sulmesh kundër Dvoranit, për arsyen e vetme se gjyqtari i nivelit të lartë refuzoi t?i bindej urdhrit të tij në vitin 2012, për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metës.
Ky i fundit akuzohej nga prokuroria për korrupsionin pas shfaqjes me zë dhe figurë, me një bllok në dorë, duke bërë pazare në zyrën e Dritan Priftit me pasuritë publike, emërimet në administratë dhe duke treguar se si komandonte Gjykatën e Lartë.
Po kush është Ardian Dvorani, gjyqtari i parë shqiptar i vlerësuar për luftën kundër korrupsionit në nivel global nga DASH? Ardian Dvorani ka lindur në Korçë, më 20 shkurt 1966. Ai është diplomuar për juridik në Universiteti e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1988. Nga viti 1988 ka deri në vitin 1991 ka punuar si prokuror në Shkodër. Në vitet 1991-1994 ai ka qenë këshilltar ligjor pranë INSIG, ndërsa në vitet 1994-1998 ka punuar si avokat. Në vitet 1998-1999, Dvorani kreu detyrën e këshilltarit ligjor pranë Këshillit të Ministrave dhe më pas ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, funksion të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2005.
Ardian Dvorani u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë më 17 shkurt 2005. Më parë, ai ka qenë edhe kryetar i delegacionit shqiptar në GRECO si dhe anëtar i përhershëm i grupit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian për çështjet e drejtësisë dhe ato të punëve të brendshme. Pas emërimit në Gjykatë të Lartë, Dvorani ka qenë kryetar i Komisionit të Përmirësimit të Vazhdueshëm Profesional të Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe nga nëntori 2005, edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.
Ardian Dvorani ishte ndër të pakët gjyqtar të nivelit të lartë që kaloi me sukses procesin e Vetingut, madje pa asnjë mëdyshje dhe njollë, në të tre kriteret. Duke qenë anëtari i vetëm në Gjykatën e Lartë, Dvorani u zgjodh për dy mandate në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përkatësisht në vitin 2019 dhe 2020. Mandatin e dytë, Ilir Meta arriti t?ia ndërpriste në mes, në qershor 2020, në bashkëpunim me KLGJ, që pranoi kërkesën e Metës për ta shkarkuar Dvoranin nga detyra. Aktualisht Dvorani është gjyqtar në Apelin Administrativ.
Përplasja me Ilir Metën
Përplasja e Ilir Metës me Ardian Dvoranin i ka rrënjët në janar të 2012, ku Dvorani votoi pro dënimit të Ilir Metës me dy vite për korrupsion. Konflikti u rindez në fund të vitit 2019, kur Meta akuzoi Dvoranin për komplot dhe se po i merrte kompetencat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta akuzoi Dvoranin se kishte shkelur ligjin duke i dërguar një listë të ngjashme si Kuvendit dhe në të njëjtën kohë, me emrat e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Lista detyroi Ilir Metën të shkelte ligjin, duke emëruar në Kushtetuese të besuarën e tij, Marsida Xhaferllari, jashtë afatit 30 ditor dhe në kushtet kur në vend të saj ishte emëruar automatikisht Arta Vorpsi, e renditur në krye. Meta refuzoi betimin e Vorpsit, ndërsa emëroi Xhafellarin, e cila jo vetëm nuk kishte kaluar Vetingun, por ishte renditur në vend të katërt në listë, pra në pozicion jo fitues.
Për të përligjur këtë skandal, Meta, në koordinim me Berishën, nisën një fushatë sulmesh ndaj Dvoranit, shoqëruar me padi penale për akuza të ndryshme. Në prill të 2020, Meta kërkoi shkarkimin e Ardian Dvoranit, kërkesë e cila çuditërish u pranua në qershor me shumicë votash nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Pikëpyetjet e shkarkimit të Dvoranit
Mbledhja e Këshillit të Lartë Drejtësisë, e datës 11 qershor 2020, ku u larguar nga detyra anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, është shoqëruar me debate të forta. Dovranit i kishte mbaruar mandati që në vitin 2014. Por, Kushtetuta, në nenin 136 pika 5 parashikon shprehimisht se ?gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit?. Megjithatë, relatorja e kërkesës së presidentit Ilir Meta për largimin e Dvoranit, Marçela Shehu, ka pohuar se ky parashikim kushtetues ?duhet të kuptohet brenda një kohëzgjatje të arsyeshme?. Po sa është kjo kohë e arsyeshme sipas Marçela Shehut?! Kjo pyetje nuk ka marrë përgjigje. Shehu nuk i është përgjigjur edhe pyetjes më të rëndësishme se, cili nga anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë e ka zëvendësuar Dvoranin! Gjithashtu, grupi i anëtarëve që mbështetën kërkesën e Ilir Metës, nuk u janë përgjigjur pyetjeve se, kur ka mbaruar mandati i Dvoranit dhe pse nuk është deklaruar përfundimi i mandatit në momentin e mbarimit, por është pritur kërkesa e Ilir Metës?! Gjatë diskutimeve nuk ka marrë as pyetja se në cilin ligj shkruhet se KLGJ ka të dejtë të shprehet se kur i mbaron mandati anëtarit të Gjykatës së Lartë. Në fund të mbledhjes që ka zgjatur 4 orë, anëtarët Brunilda Kadi, Erjon Muharremaj, Ilir Toska, Alban Toro, Fatmira Luli dhe Marçela Shehu kanë votuar për largimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë. Anëtarët më pas kanë vendosur me shumicë votash që Dvorani të njoftohet për të shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vazhduar me preza...
Presidenca i është përgjigjur akuzave të avokat Spartak Ngje...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka renditur dë...
Zgjedhjet e 25 prillit janë një betejë e fortë mes partive p...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant ...
Eksperti i shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazment Kodu...
Drejtuesja e Partisë Demokratike në Kavajë, Grida Duma ka va...
Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një reagimi, ...
Pak kohë më parë, mes presidentit Ilir Meta dhe ish kreut të...
Ish kreu i KED Ardian Dvorani u vlerësua nga Departamenti Am...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasan...
Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Il...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka drejtuar një kërkesë Dre...
Bashkëshortja e kreut të PD, Lulzim Basha, Aurela Basha ësht...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka deklaron se do jetë pjesë e kab...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërthyer me to...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar disa fot të t ...
Ish kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar dy pyetje kryemi...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbised...
“Lëvizja për Ndryshim” ka prezantuar sot kandidatët për depu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...