Arrin në 1,572 numri i viktimave në Kosovë/ Konfirmohen dhe 398 raste të reja
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regji...
Stuhi të mëdha dimërore, i ftohti ekstrem dhe ndërprerja e energjisë elektirke detyruan mbylljen e më shumë se 2 mijë qendrave të vaksinimit dhe vonuan shpërndarjen e 6 milionë dozave të vaksinës në 50 shtetet amerikane gjatë kësaj jave, tha këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë Andy Slavitt gjatë një konference shtypi.
Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara u përfshi nga moti ekstrem gjatë javës së fundit. Reshtje të mëdha dëbore dhe temperatura të ftohta si rallë më parë goditën Oklahomën dhe Arkansasin si dhe shkaktuan ndërprerje energjie në Teksas.
Stuhitë u bënë pengesë në përpjekjet e administratës së Presidentit Biden për shpërndarjen e vaksinave. Në fillim të muajit, më shumë se 1.5 milion doza po shpërndaheshin mesatarisht në ditë.
Moti i ashpër bëri që Presidenti Biden të shtynte vizitën nga e enjtja në të premten në Kalamazu të shtetit Miçigan, për të parë nga afër fabrikën e kompanisë Pfizer që prodhon vaksinat kundër koronavirusit.
Moti po përmirësohet dhe po rifillon me ritmet e mëparshme dërgimi i vaksinave me 1.4 milionë doza vetëm të premten, tha zoti Slavitt.
Një vit pas shfaqjes së virusit në Perëndim
Dje u mbush një vit që kur Italia u bë vendi i parë jashtë konntinentit aziatik që konfirmonte një rast me koronavirus.
Më 20 shkurt 2020, mjekët në Itali diagnostikuan një 38 vjeçar nga Kodonjo me vurisin që sapo ishte identifikuar.
Disa orë më pas, një 77 vjeçar nga rajoni i Venetos vdiq duke u bërë viktima e parë e COVID-it në Perëndim dhe duke treguar se sëmundja kishte filluar të përhapej në komunitet.
Deri tani kjo sëmundje ka lënë mbi 2.4 milionë viktima në shkallë globale dhe ka infektuar mbi 111 milionë të tjerë.
Pasi mbarë bota u vu nën masa të papara izolimi për të futur nën kontroll përhapjen e virusit, shpresa kryesore ishte tek zhvillimi i vaksinave që u realizua në kohë rekord, më pak se një vit nga identifikimi i patogjenit.
Por në mbarë botën vendet po ndeshin vështirësi në vaksinimin e shpejtë të popullsisë, Probleme të ndryshme janë shfaqur në ciklet e prodhimit që kanë rezultuar në ritme më të ulëta imunizimesh se parashikimet.
Autoritetet në Nju Jork kanë njoftuar se kanë aktualisht më pak se 1000 doza vaksine në disponim.
?Vonesat në shpërndarje kanë pezulluar gjithë përpjekjet e vaksinimit,? tha përmes një postimi të shtunën në Twitter Avery Cohen, zëdhënëse për kryebashkiakun e Nju Jorkut, Bill De Blasio.
Problemet në linjat e prodhimit janë komplikuar edhe nga bllokimi i rrugëve dhe rëndimi i linjave të transportit nga stuhia e rëndë dimërore që ka prekur një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë ka prova në rritje se vaksinat janë të suksesshme për të luftuar pandeminë.
Sipas autoriteteve në Izrael, për ata që bënë të dyja dozat e vaksinës së Pfizer-BioNTech, rreziku për t?u sëmurur nga COVID-19 ra 98.5% ndërsa rreziku për simptoma të rënda që kërkojnë shtrim në spital ra 98.9%.
Ministria izraelite e Shëndetësisë përpiloi të dhëna të mbledhura më 13 shkurt nga 1.7 milionë izraelitë që ishin vaksinuar deri më datën 30 janar. Periudha dy javëshe që nga vaksinimi deri në mbledhjen e të dhënave i jep mundësi organizmit të krijojë antitrupat që luftojnë virusin.
Në Izrael janë vaksinuar deri tani afro gjysma e popullatës prej 9.3 milionë vetësh. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se brenda dy javëve të ardhshme do të jenë vaksinuar 95% e personave mbi 50 vjeç./voa
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regji...
Vaksina antiCovid-19 e bërë nga Pfizer dhe BioNTech është ja...
Europa ka nevojë për vaksinime më të shpejta dhe më shumë st...
Një gjykatë në Moskë refuzoi të shtunën apelimin e liderit t...
Partia VMRO-DPMNE ka nisur të shtunën mbledhjen e nënshkrime...
Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur gjendje të katastr...
Sabinella Ayazbaeva i ka pesë fëmijë të vegjël. Ajo vijon ku...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regji...
Rusia ka miratuar sot vaksinën e saj të tretë kundër koronav...
“Ne duhet të sigurohemi që të gjithë të marrin vaksinat që u...
Shtetet e Bashkuara iu bashkuan zyrtarisht të premten marrëv...
Presidenti i SHBA Joe Biden shpalosi të premten një kontrast...
Konferenca e Sigurisë e Mynihut, e cila ka filluar sot pasdi...
Konferenca e Sigurisë e Mynihut, e cila fillon sot pasdite, ...
Shtetet e Bashkuara të enjten thanë se ishin gati të bisedon...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë rezultuar pozitiv m...
Autoritetet shëndetësore në disa vende evropiane po përballe...
Universiteti gjerman i Hamburgut ka publikuar një studim të ...
Fitorja e Albin Kurtit sjell tone të tjera edhe në dialogun ...
Të mërkurën në mbrëmje, në aksin rrugor Berane-Podgoricë u s...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...