Biden shpalos vizionin para aleatëve/ Reagon ashpër ndaj Rusisë: Do destabilizimin e SHBA
Presidenti i SHBA Joe Biden shpalosi të premten një kontrast...
Shtetet e Bashkuara iu bashkuan zyrtarisht të premten marrëveshjes së Parisit për klimën, duke ringjallur përpjekjet globale kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa administrata e Presidentit Joe Biden planifikon shkurtime drastike të emetimit të gazit gjatë tre dekadave të ardhshme.
Shkencëtarët dhe diplomatët e huaj e kanë mirëpritur rikthimin e SHBA-së në traktat.
Prej momentit kur rreth 200 vende nënshkruan paktin e vitit 2015 për të parandaluar ndryshimin katastrofik të klimës, Shtetet e Bashkuara ishin i vetmi vend që u shkëput prej saj. Ishte ish-Presidenti Donald Trump ai që e ndërmori hapin, me arsyetimin se masat që lidhen me klimën kushtonin shumë.
I dërguari amerikan për klimës John Kerry do të marrë pjesë në një aktivitet virtual të premten për të shënuar rihyrjen e SHBA-së në marrëveshje, përfshirë paraqitjet me ambasadorët e Britanisë, Italisë, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres si dhe të dërguarin e OKB-së mbi klimën, Michael Bloomberg.
Zoti Biden ka premtuar një rrugë drejt uljes deri në zero të emetimit të gazrave në atmosferë nga ana e SHBA-së deri në vitin 2050. Shkencëtarët kanë thënë se qëllimi është në përputhje me atë që nevojitet, ndërsa theksojnë gjithashtu se emetimet globale duhet të përgjysmohen deri në vitin 2030 për të parandaluar ndikimet edhe më shkatërruese në ngrohjen klobale.
“Ndryshimi i klimës dhe diplomacia shkencore nuk mund të konsiderohen më kurrë si ?dytësore? në diskutimet tona të politikës së jashtme”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë. “Ajo është jetike në diskutimet tona mbi sigurinë kombëtare, migrimin, përpjekjet ndërkombëtare shëndetësore dhe në diplomacitë tonë ekonomike e bisedimet tregtare”, shtoi ai.
Zoti Kerry së bashku me këshilltaren e zotit Biden për klimën, Gina McCarthy, po hartojnë rregullore dhe iniciativa stimuluese të reja që synojnë shpejtimin e procesit të kalimit nga lëndët djegëse fosile tek energjia e pastër.
Këto masa do të formojnë shtyllën kurrizore të objektivit të ardhshëm nga Uashingtoni, atë të uljes së emetimeve, i njohur si Kontributi i Përcaktuar Kombëtar, që do të shpallet përpara një takimi të udhëheqësve botërorë mbi klimën më 22 prill, takim i cili do të drejtohet nga Presidenti Biden. Konferenca e ardhshme e OKB-së për klimën do të mbahet në nëntor në Glasgow.
Zoti Biden gjithashtu ka nënshkruar më shumë se 12 urdhra ekzekutivë në lidhje me ndryshimet klimatike dhe ka mobilizuar çdo agjenci federale për të ndihmuar në formësimin e reagimit të qeverisë.
Pavarësisht entuziazmit për kthimin e SHBA-së tek negociatat globale, ekspertët për çështje të klimës thonë se rruga përpara nuk do të jetë e lehtë. Qëllimet e zotit Biden në këtë drejtim përballen me sfida politike në Shtetet e Bashkuara, kundërshtime nga kompanitë e karburanteve fosile dhe disa shqetësime mes udhëheqësve të huaj në lidhje me ndryshimet e vazhdueshme të politikës amerikane mbi klimën./ VOA
Presidenti i SHBA Joe Biden shpalosi të premten një kontrast...
Konferenca e Sigurisë e Mynihut, e cila ka filluar sot pasdi...
Konferenca e Sigurisë e Mynihut, e cila fillon sot pasdite, ...
Shtetet e Bashkuara të enjten thanë se ishin gati të bisedon...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë rezultuar pozitiv m...
Autoritetet shëndetësore në disa vende evropiane po përballe...
Universiteti gjerman i Hamburgut ka publikuar një studim të ...
Fitorja e Albin Kurtit sjell tone të tjera edhe në dialogun ...
Të mërkurën në mbrëmje, në aksin rrugor Berane-Podgoricë u s...
Republika Popullore e Kinës miratoi një donacion prej 30,000...
Mitropoliti i Zagrebit dhe Lubjanës, Porfirije, u zgjodh të ...
Shtetet e Bashkuara kanë në plan të “riparojnë” e “gjallëroj...
Shtetet e Bashkuara kanë në plan të “riparojnë” e “gjallëroj...
Rëndohet gjendja me të infektuar nga koronavirusi në Mal të ...
Bodo Weber, analist nga Berlini, analizon ekskluzivisht për ...
Në një studim duhet të sqarohet sasia e koronavirusut, e nev...
Turqia do t’i kthehet gradualisht jetës normale nga provinca...
Kryeministri italian Mario Draghi u kërkoi politikanëve të v...
Një stuhi e rallë dimërore ka sjellë temperatura të acarta n...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka njoftu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...