Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Shtetet e Bashkuara kanë në plan të “riparojnë” e “gjallërojnë” bashkëpunimin me aleatët e tyre evropianë ndërsa Uashingtoni dhe Pekini po shihen si konkurrentë në Evropë lidhur me mbështetjen për sigurimin e vaksinave si dhe rimëkëmbjen post-pandemisë.
Presidenti Joe Biden pritet të flasë të premten virtualisht në Konferencën e Mynihut për Sigurinë.
Të enjten, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të bisedojë virtualisht me homologët e tij francezë, gjermaninë dhe nga Mbretëria e Bashkuar (i ashtuquajtura E3), rreth asaj që zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price i quajti “sfida të përbashkëta globale”.
Zoti Blinken do të marrë pjesë gjithashtu në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në 22 shkurt me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell. Fjalimi i Presidentit Biden të premten vjen pas një zotimi nga ana e Presidentit kinez Xi Jinping për të rritur në vitet e ardhshme importet nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) drejt tregut kinez.
Javën e kaluar, zoti Xi kryesoi një takim virtual të nivelit të lartë, me udhëheqës e zyrtarë nga i ashtuquajturi blloku “17 + 1”, duke i vënë syrin hyrjes në tregun evropian të vaksinave kundër COVID-1-s ndërsa pohonte ndikimin e Kinës në rajon.
Grupi 17 + 1 u krijua në 2012 ndërsa Kina kërkonte bashkëpunim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Dymbëdhjetë prej tyre janë anëtarë të Bashkimit Evropian.
“Kina është e gatshme të shqyrtojë në mënyrë aktive nevojat për vaksina nga ana e vendeve të EQL-së” tha zoti Xi, duke përmendur Serbinë dhe Hungarinë si dy vende që kanë filluar tashmë të kryejnë programe vaksinimi në mbarë vendin me vaksina kineze.
Në pesë vitet e ardhshme Kina synon të importojë, më shumë se ?170 miliardë dollarë amerikanë mallra nga vendet e EQL-së”, tha zoti Xi, duke propozuar krijimin e një tregu fermash me shumicë në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, në një përpjekje për të dyfishuar ekspertet bujqësore nga keto vende drejt Kinës si dhe për të rritur tregtinë bujqësore me to me 50% gjatë pesë viteve të ardhshme.
Thirrja e Pekinit drejtuar vendeve evropiane vjen ndërsa Uashingtoni po shton përpjekjet rreth asaj që zyrtarët e cilësuan, “gjallërim i aleancave kryesore” dhe kthim në multilaterizëm.
“Administrata Biden-Harris është e përkushtuar për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit me aleatët dhe partnerët tanë mbi Kinën, duke filluar me Evropën”, i tha Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
“Ne i njohim partnerët tanë evropianë, interesat dhe marrëdhëniet e tyre dhe nuk po i detyrojmë ata të zgjedhin mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, ne mbetemi të shqetësuar pasi Kina i ka përdorur shpesh organizatat shumëpalëshe si një mjet për të avancuar interesat e saj ekonomikë, kombëtarë, ato të lidhura me sigurinë dhe politikën e jashtme në kurriz të paqes dhe prosperitetit të vendeve të tjera, respektimit të të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha zëdhënësi.
Vëzhguesit rajonalë thanë se zoti Xi u prit ftohtë në samit. Gjashtë vende zgjodhën të dërgojnë ministra në vend të krerëve të shteteve në samitin virtual, niveli më i ulët i përfaqësimit në nëntë vite.
Të gjashtë vendet janë Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania dhe Sllovenia.
Vëzhgues të tjerë thanë se suksesi më i madh i Pekinit në samitin virtual ishte të provonte se blloku 17 + 1 “nuk ka vdekur”, ndërsa vënë në dukje se zoti Xi nuk arriti të tërheqë të gjithë krerët e shteteve të EQL-së për të marrë pjesë, pavarësisht ftesave personale dhe “veprimeve të dëshpëruara” të Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.
“Asnjë ndikim i prekshëm shtesë i fituar në BE nga Pekini” shkruante në Twitter Jakub Jakóbowski, bashkëpunëtor i vjetër i Qendrës për Studime Lindore, me bazë në Varshavë.
Në janar, Serbia mori një milion doza të vaksinës kineze kundër COVID-it Sinopharm, duke u bërë vendi i parë evropian që përdor vaksinat kineze. Serbia dhe Kina kanë mbajtur lidhje të ngushta ndërsa kompanitë kineze investojnë me miliarda euro në infrastrukturë e projekte në fushën e energjisë në Serbi.
Gjithashtu në janar, Hungaria u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian që miratoi vaksinën kineze Sinopharm. Shumë vende të BE-së mbështeten tek vaksinat e siguruara nga kompanitë amerikane Pfizer e Moderna.
Rëndohet gjendja me të infektuar nga koronavirusi në Mal të ...
Bodo Weber, analist nga Berlini, analizon ekskluzivisht për ...
Në një studim duhet të sqarohet sasia e koronavirusut, e nev...
Turqia do t’i kthehet gradualisht jetës normale nga provinca...
Kryeministri italian Mario Draghi u kërkoi politikanëve të v...
Një stuhi e rallë dimërore ka sjellë temperatura të acarta n...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka njoftu...
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ësht...
Kroacia pritet të jetë vendi i dytë në Bashkimin Europian, ...
Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me k...
Bashkimi Europian vijon të jetë i bindur se normalizimi gjit...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi ku një burrë ...
Sot Kosova feston sot 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë....
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në ras...
Një stuhi e fortë dimërore në pjesën më të madhe të Shteteve...
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price tha ...
“Vala e dytë” përbën një sfidë për zonën Shengen dhe kufijtë...
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price tha ...
KIEV – Forcat bjelloruse të sigurisë bastisën të martën shtë...
Presidenti i SHBA, Joe Biden ia ka shkruar një letër uruese ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...