Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Duke marrë shkas nga kjo pjesë libri të hartuar për fëmijët parashkollorë, ku u mësohet me detaje fëmijëve të moshës 5-6 vjeç sesi formohet një fëmijë nga një bashkim seksual mashkull-femër, i spermës së babait me vezen e mamit, si prind, por edhe si mësues feje, mendoj se këto informacione të edukatës seksuale, jo vetëm janë të parakoshme dhe të panevojshme për këtë moshë, por edhe shumë të dëmshme.
Duhet të dimë se, sipas feve monoteiste, seksualiteti është një instikt natyral i krijuar nga Krijuesi. Ky instikt gjendet tek të gjiithë gjallesat që riprodhohen nga bashkimi seksual i gjinive të kundërta. Çdo gjallesë e mëson këtë proçes riprodhues në mënyrë instiktive sipas ligjeve të natyrës. Edhe tek njeriu, i cili është në krye të rendit të krijimit ose si kurora e krijimit, gjendet ky instikt jetëdhënës, por me një ndryshim, sepse tek gjallesat ky instikt zgjohet në një kohë dhe periudhë të caktuar të riprodhimit, pastaj fle, kurse tek njeriu instikti është gjithmonë i zgjuar, aktiv dhe i pandërprerë në çdo kohë, derisa trupi ka energji dhe aftësi riprodhuese.
Mjeti që kontrollon seksualitetin tek njeriu, është logjika, arsyeja. Kjo e dallon njeriun nga kafsha në veprimtaritë instiktive natyrale, po ashtu edhe kur bëhet fjalë për instiktin seksual të riprodhimit. Arsyeja është shkalla më e lartë e veprimtarisë njohëse të njeriut. Është aftësia mendore për të njohur e për të shpjeguar botën. Prandaj mund të themi se arsyeja është pasuria më e madhe e njohurisë, dijes. Llogjika e arsyeja janë përzgjedhës të dëshirave, domethënë, mjeti për të mbajtur atë që do njeriu pavarësisht instiktit, ndijimit dhe dëshirës që mund të ketë në rrethana të ndryshme. Ndonjëherë, arsyeja i kundërvihet ndijimit, perceptimit, shqisave, dëshirës edhe instiktit edhe pse këto janë të forta.Ky rregull është edhe për instiktin dhe dëshirën seksuale.
Duhet të dimë se, ashtu siç të gjitha format e zhvillimit njerëzor, sipas instikteve jetësore, kështu edhe seksualiteti fillon të zhvillohet që në lindje, si me ndryshimet fizike, ashtu edhe me njohuritë mbi seksualitetin. Që nga fëmijëria e deri tek hyrja në adoleshencë, që nga ajo hershmja, (10-13 vjeç), e mesmja (14-16 vjeç), deri tek e vona (18-21) vjeç, kemi një pjekje të vazhdueshme seksuale. Veçanërisht në fazën fundit të adoleshencës, të rinjtë fillojnë të kenë një ndjenjë më të vendosur të identitetit, të vlerave personale, ku bën pjesë edhe seksualiteti.
Ata zakonisht kanë më shumë kontroll të impulseve seksuale, sepse edhe llogjika, arsyeja e tyre, është më e formuar dhe e aftë për të vlerësuar me saktësi rreziqet dhe përfitimet e instiktit seksual. Gjatë adoleshencës, rritja fizike, zhvillimi psikologjik si dhe njohja, arrijnë kulmin. Zhvillimi i seksualitetit adoleshentë mund të shpjegohet më mirë me modelin bio-psiko-social. Faktorët biologjikë, faktorët psikologjikë, si dhe faktorët socialë kanë të njëjtën rëndësi në përcaktimin dhe zhvillimin e seksualitetit tek adoleshentët. Kjo pjekje e plotë vazhdon deri në moshën 25 vjeç, që është mosha e një formimi të plotë psiko-somatik të njeriut, ku arsyeja e llogjika janë mëse të afta të dallojnë të mirën nga e keqja dhe ta menaxhojnë konkretisht instiktin seksual sipas qëllimit, për të cilin u dha tek njerëzit: për t?u bërë një në çift dhe për të krijuar një familje. Mund të themi se ky është momenti më i mirë dhe ideal për të menduar dhe gjetur një partner, për të lidhur një martesë, ku instiksti seksual të jetë i lirë të ushtrohet dhe të veprojë, sipas ligjeve të Krijuesit dhe natyrës për riprodhim, ashtu si Zoti urdhëroi çiftin e parë njerëzor, që na tregohet në Bibël: ?Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni? (Zanafilla 1:27-28).
Kështu, që njeriu të informohet për seksualitetin e tij dhe mënyrën sesi ai duhet ta përdorë atë, kërkon një moshë të caktuar dhe një pjekuri psiko-somatike (psikologjike dhe fizike). Tendenca për t?u mësuar fëmijëve parashkollorë ose në moshën e pubertetit edukatën seksuale dhe informacion për aktin seksual, jo vetëm që nuk i ndihmon, përkundrazi, i bën konfuzë, kureshtarë dhe duke mos patur pjekurinë e duhur psiko-somatike, i dëmton.
Gjithmonë fëmija është kureshtar, sepse ai do të eksplorojë edhe për seksualitetin, por prindi, edukatorja, mësuesi, duhet të jenë aty që fëmijës t?ia ndalojnë këtë kërshëri, e cila për stadin e tij është e panevojshme dhe e dëmshme.Seksualiteti në këtë moshë është një pasuri që duhet të futet në kasafortë, derisa fëmija të rritet dhe të bëhet i aftë ta përdori me gjithë benefitet e saj, prandaj për gjëra që kanë të bëjnë me intimitetit seksual, ekziston kasaforta që quhet me fjalën turp.
Turpi ose ndrojtja tek fëmija fillon në moshën 7- 8 vjeç. Fëmijët fillojnë në këtë moshë të kuptojnë rregullat e shoqërisë dhe detyrimin për t?i zbatuar ato, por edhe fillojnë të kenë ndrojtje në lidhje me seksualitetin. Ata fillojnë të ndjejnë turp,veçanërisht vajzat, të cilat bëhen më të turpshme, si për t?u zhveshur para të tjerëve, ose në aktivitetin i tyre personal si larja e trupit, etj. Madje në këtë moshë fillojnë edhe tundimet seksuale për akte seksuale, të cilat nuk janë të menduara, por më shumë të imituara nga ato që kanë parë tek prindrit ose tek të rriturit, duke i bërë veprimet e tyre fshehurazi nga sytë e të rriturve, sepse e ndjejnë se po bëjnë diçka të turpshme, por kuriozitetit dhe dëshirës për të imituar të rriturit nuk i rezistojnë dot ose kur ngacmohen dhe joshen seksualisht nga të rriturit.
Turpi që shfaqet tek fëmijët si një stepje e brendëshme dhe me skuqje të fytyrës, është ekuivalente e fjalës ?Stop? e shkruar me të kuqe në tabelat për gjërat, objektet, që janë me rrezikshmëri dhe nuk duhet t?u afrohemi ose t?i prekim. Prandaj turpi, duke pasur këtë funksion tek psiqika e fëmijës, duhet kultivuar edhe rritur tek fëmijët nga prindërit, edukatorët, mësuesit si një masë mbrojtëse nga rreziqet e seksualitetit të parakoshëm. Sipas Biblës, turpi si ndjesi frenuese erdhi tek njerëzit pas mëkatit fillestar. Kur çifti i parë, Adami dhe Eva, ishin pa mëkat, ata nuk e njihnin fare turpin edhe pse ishin lakuriq. ?Dhe burri e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj? (Zanafilla 2:25). Ata në të vërtet ishin të veshur me një rrobë drite, nga hiri i Shpirtit të Shenjtë, por kur hëngrën para kohe frutin e ndaluar, ata mëkatuan dhe rroba e hirit u largua nga njerëzit. Ata e panë veten lakuriq dhe aty ndjenë për herë të parë instiktin seksual,si epsh, e për ta parandaluar këtë gjë të pazakontë në trupat e tyre të turpëruar, u veshen me gjethe fiku: ?Atëherë iu hapën sytë të dyve dhe e panë që ishin lakuriq; kështu ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t’u mbuluar? (Zbulesa 3:7).
Kjo lloj veshje e përciptë me gjethe nuk mjaftonte për t?u mos turpëruar nga njëri-tjetri, prandaj Perëndia u bëri rroba prej lëkure: ?Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunika prej lëkure dhe i veshi? (Zanafilla 3:21). Prandaj lakuriqësia është turp për njeriun, sepse e tregon njësoj si kafshët.
Turpi iu lejua njeriut nga Perëndia, që ai tani, duke pasur një llogjikë dhe arsye të turbulluar, të mund t?i kontrollojë instiktet jetësore të seksualitetit, që të mos abuzojë me instiktin seksual që tani drejtohet nga epshi . Turpi pushon si pengesë mbrojtëse vetëm kur dy persona mashkull femër martohen duke u bërë një mish në intimitet larg syve kureshtar të të tjerëve, ashtu si Zoti urdhëroi:?Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.? (Zanafilla :2-24)
Duke qënë në stadin foshnjëror dija e parakohëshme, që kërkonte të mësonte çifti i parë njerzor duke u joshur për të ngrënë nga pema e dijes, që Zoti ia kishte ndaluar duke thënë: ?mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes? (Zanafilla 2:17), iu kthye si një boomerang, sepse ata nuk ishin të aftë psikologjikisht të mbanin atë dije të parakoshme.
Sipas Shën Vasilit të madh: ?Pema e njohjes ishte për të provuar dhe për të stërvitur. Njohja është dicka e mirë për ata, që janë të pjekur, por e keqe për atë që janë të papjekur, si një ushqim i fortë që u jepet bebeve të njoma, të cilat kanë ende nevojë për qumësht?. Edhe marrëdhënia seksuale e tanishme me epsh është nga ngrënja e frytit të pemës së Edenit.Seksualiteti edhe pse është i mirë në vetvete, është i deformuar si çdo aspekt jetësor i njeriut që e humbi shejntërinë mbas mëkatit fillestar, sepse kërkojë dije të parakoshme. Prandaj të kërkosh ta njohësh para kohe seksualitetin, dhe aq më keq ta provosh kur të është ndaluar sipas stadit, bëhet e dëmshme, siç iu bë Adamit dhe Evës, që nga kurioziteti dhe shikimi i pakujdeshëm hëngrën nga pema e ndaluar, ashtu siç na e tregon Shkrimi i Shenjtë: ?Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai? (Zanafilla 3:6).
Perëndia, për ta parandaluar këtë të keqe të madhe që erdhi nga kurioziteti vendosi turpin si për seksualitetin ashtu dhe mardhëniet njerëzore të prishura me njëri tjetrin dhe Perëndinë.
Në lidhje me këtë Shën Joan Gojarti thotë: ?Perëndia i vendosi në Parajsë, por u vuri një kufizim. Kur e shkelën kufizimin, u shfaqi turpin. Turpin ua dha Perëndia për të kuptuar shkeljen, për t?u penduar dhe për të ardhur në vete?.
Turpi është një rregullator moral për individin, brenda familjes dhe shoqërisë, ashtu si thotë edhe Sirakidi: ?Të të vijë turp para babës edhe nënës për fëlligështi? (Libri i Sirakidit 41:21).
Prandaj edukata seksuale në këtë moshë kaq të vogël e të paformuar mendërisht për të kuptuar dhe menaxhuar gjërat intime, të cilat janë të veshura me turp si masë sigurie dhe për t?u mbrojtur nga abuzizmi dhe shthurja, u largon fëmijëve turpin, i bënë të paturp, pa perde mbrojtjeje morale, kureshtarë, u nxit fantazinë dhe tundimin në një moshë, që nuk ka llogjikë për të dalluar të mirën nga e keqja dhe kështu duke mos pasur më turp ato që shikojnë tek të riturit do kërkojnë t?i provojnë.
Rreziku është edhe më i madh kur këto mësohen nga, kopshti,shkolla, me lejen e prindërve dhe përkrahen nga shoqëria.Largimi i turpit është shumë i rrezikshëm jo thjeshtë për fizikun, por gjithashtu për psikologjinë dhe për botën shpirtërore të njeriut. Shën Grigor Pallamai thotë: ?Në të vërtetë, kur turpi largohet nga shpirti, atëherë hyn një turmë e tërë e së keqes. Sepse kush heq turpin edhe del nga vetja, nuk e kupton as atë që bën, as atë që thotë?.
Nëse turpi humbet që në fëmijëri, ç?do të bëhet më vonë kur dikush të jetë më i pavarur në veprimet personale dhe intime? Ai individ do të bëhet i papërmbajtur nga ana morale dhe do abuzojë me veten edhe të tjerët seksualisht pavarësisht pasojave. Shën Joan Gojarti thotë: ?Kur shpirti është i detyruar të humbasë turpin njëherë e përgjithmonë, ai bie në pasivitet dhe nuk i bindet arsyetimeve as nuk përkulet me kërcënime?.
Kur njeriut i plasë cipa fare, atëhërë bëhet si një prostitutë në trup dhe në shpirt, ashtu siç na thotë profeti Jeremia: ?Por ti ke patur një fytyrë prostitute dhe nuk ke pranuar të kesh turp? (Jeremia 3:3). Kurse Shën Isidor Pelusioti na thotë: ?Ai që bën atë që është padyshim e keqe dhe nuk skuqet, është e qartë se ai nuk do të lërë fshehurazi asgjë nga të ndaluarat pa e bërë?. Kur njeriu është i pacipë bëhet antipatik, vulgar, i pështirë për njerëzit, por edhe i urryer për Zotin, ashtu siç na thotë përsëri Shën Joan Gojarti i hirshëm: ?Zoti nuk e urren atë që mëkaton aq shumë sa urren atë që nuk ka turp”.Dhe shenjtori vazhdon: ?Zoti e urren të paturpin, sepse ai është i ngjashëm me djallin e paturp, sepse: ?Në fund të fundit, kush është i paturpshmi më i madh? Vetë djalli! Ai i shtrembëroi gjërat me mëkat dhe ia hoqi turpin njeriut. Atëherë çfarë vëreni? Ndërsa Zoti që nga fillimi jep turpin, për të frenuar njeriun, djalli bën të kundërtën? .
Duhet patur shumë kujdes!
Prindërit, edukatorët dhe mësuesit, duhet që në moshën fëmijënore të kultivojnë turpit, që është vendosur nga Perëndia, sepse në të kundërtën nqs do ta heqin turpin patjetër mungesa e tij do të ndikojë dhe do lëri gjurmë të thella në jetën e tyre psikologjike dhe fizike, ashtu si thotë edhe një sociologe ; ? fëmijët, nga ana psikologjike janë si plastelina. Ata kanë lindur me karakteristikat e tyre unike, por janë përpunueshëm. Ne jemi thirrur t’i ndihmojmë ata të gjejnë dhe të marrin formën e duhur. Por duhet të kemi parasysh se, çfarëdo që të bëjmë, lë gjurmë mbi ta? (Gabriele Kuby, Sociologe dhe autore).
Prandaj, nëse tek fëmija do të fusim, që në këtë moshë, orientimin seksual sipas edukatës seksuale, do ta djegim siguresën mbrojtëse, turpin, dhe do të shkatërrojmë me rrymën e lartë të energjisë të instiktit seksual dhe epshit gjithë sistemin psiko-somatik të fëmijës, sepse patjetër, duke i bërë të paturpë, ata do të gabojnë në menaxhimin e duhur të instiktit seksual dhe do të sakatojnë veten e tyre moralisht e fizikisht. Patjetër që të gjitha këto që po bëhen në këtë brez të ?NEW AGE? (KOHA E RE), nuk janë të rastësishme, por një plan i mirëstudiuar nga forcat e errëta demoniake, që bashkëpunojnë me mendje të demonizuara, që duan të shkatërrojnë njerëzimin, duke e kthyer atë në një qenie pa personalitet dhe moral, vetëm me instikte shtazore, ta kthejnë si kafshë vetëm në mish, ashtu siç ishte në kohën e Noes?(Zanafilla 6-3).
Nga ana tjetër, ata që marrin iniciativën në emër të evolucionit të racës njerëzore për ta shfaqur paturpësinë si karakteristikën më të rëndësishme të kohëve moderne, duke e treguar turpin si shkakun e mos suksesit, nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po përpiqen ta shqyejnë edhe këtë perde të fundit mbrojtëse të njerëzimit, sepse ndjenja e turpit është prej natyrshmërisë së njeriut, domethënë kodi moral i të qenit njeri që e ndan edhe dallon atë nga kafsha.
Nuk ka investim më të mirë për ta përmbushur këtë qëllim satanik sesa ta fillosh këtë çkodim moral me fëmijët. Një person ka thënë: ?Ma jep fëmijën tënd ta mësoj deri në moshën 7 vjeç më pas mund ta marrësh, por ai do jetë gjithmonë i imi?.
Mund të themi se, fatkeqësisht ata ia kanë arritur qëllimit, sepse gjithnjë e më shumë po shikojmë një brez fëmijësh, adoleshentësh dhe të rinjsh shumë të paedukuar e të paturp, pa moral, që fyejnë me fjalë të ndyra,vishen në mënyrë provokuese, ose bëjnë paturpësi në mes të rrugës, kjo paturpësi dhe pacipëri është e nxitur nga liberalizimi i prindërve dhe shoqërisë ndaj standarteve morale që për disa kohë më parë ishin të shenjta dhe themelet e qytetrimit deri më sot.Po ashtu kjo shthurje ose paturpësi me një liri seksuale të pazakontë po nxitet edhe nga informacioni amoral që po bombardojnë psiqikën e tyre me infrastrukturën e komunikimit me shkrim dhe atë vizual, si libra, revista, filma, televizor, internet, etj, të mbushura me përshkrime,ilustrime,skena edhe akte erotike dhe perverse si kurrë ndonjëherë,por edhe nga ushqimet hormonale duke futur këtu edhe drogat që po konsumohen lehtësisht nga adoleshentët dhe të rijntë. Prandaj për këtë situatë dikush ka thënë: ?Turpi ka humbur dhe është zhdukur, pafytyrësia dominon në çdo vend?, sepse ?nëse nuk ke turp, bën çfarë të duash!?
Kjo kohë po i përngjason gjithnjë e më shumë kohës së Sodomës dhe Gomorrës, ku paturpësia dhe shthurja deri në perversion ishin bërë pjesë e jetës së përditëshme që nga të riturit e deri tek fëmijët, ashtu siç na thuhet në Bibël: ?Njerëzit e qytetit, njerëzit e Sodomës, rrethuan shtëpinë; ishin të rinj e pleq, tërë popullsia e mbledhur nga çdo anë; thirrën Lotin dhe i thanë: Ku janë njerëzit që erdhën tek ti sonte? Na i nxirr jashtë që të mund t’i njohim (të bëjm seks)!? ( Zanafilla 19:4-5).
Edhe për këtë mëkat kolektiv, Sodoma dhe Gomora u ndëshkuan në mënyrë të frikshme, si shembull për të gjithë ata që do të vepronin si ata, ashtu si na thotë edhe Apostull Juda në letrën e tij: ?Porsi Sodoma dhe Gomora edhe qytetet përreth, që u dhanë pas kurvërimit dhe u dhanë pas çoroditjesh seksuale, janë vënë përpara si shembull, duke pësuar ndëshkimin e një zjarri të përjetshëm? (Juda 1:7).
Zoti Krisht na paralajmëroi për brezin e fundit që do jetë si ai Sodomës dhe Gomorës: ?Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin; por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë. Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i njeriut do të shfaqet? (Luka 17:28-30).
Sociologia dhe autorja Gabriele Kuby, në librin e saj ?Revolucioni Global Seksual: Shkatërrimi i Lirisë në emër të Lirisë?, na thotë: ?Edukimi i detyrueshëm seksual u prezantua në shkollat gjermane në vitet 1970, ai ka kaluar nga informimi në arsim dhe më pas në katekizëm – deri në shpërthimin e plotë të seksualitetit. Sipas “edukatorëve kryesorë të seksit”, “formimi seksual” fillon që në lindje. Fëmijët inkurajohen të masturbohen dhe u sigurohen hapësira të dizajnuara mirë për të luajtur lojën e mjekut në kopshtet. Të gjitha llojet e familjeve të shkatërruara tani portretizohen në librat me figura si të barabarta dhe normale dhe homoseksualiteti ofrohet si një zgjedhje “normale”. Gjithnjë e më shumë teknika agresive po përdoren për të formuar në mënyrë të pakthyeshme personalitetet e fëmijëve dhe adoleshentëve. Kjo shkatërron ndjenjën e tyre të turpit, aktivizon impulset e tyre seksuale që nga fëmijëria e hershme dhe pengon vetëdijen e tyre… Abuzimi i shfrenuar seksual i fëmijëve nga të rriturit dhe abuzimi seksual në rritje i fëmijëve nga fëmijë të tjerë, tregojnë se ky model nuk mund të vërehet në një shoqëri të karakterizuar nga hiperseksualiteti. Edukimi i detyrueshëm seksual në shkolla dhe kopshte minon të drejtën e prindërve për të rritur fëmijët e tyre siç u duket e përshtatshme?.
Në këtë situatë në radhë të parë, prindër duhet të keni kujdes për fëmijët tuaj! Nuk duhet të jeni indiferentë!
Ashtu siç interesoheni dhe kujdeseni për fizikun e tyre të brishtë, me rroba dhe ushqime të zgjedhuara, kështu të intresoheni, madje dhe më shumë, se çfarë përtypë mëndja e tyre nga ajo çfarë mësojnë në kopësht e në shkollë.Duhet të dimë se fëmijët janë një dhuratë nga Zoti dhe se prindrit nuk janë pronarë të fëmijës, por janë vetëm administratorë, që kanë për detyrë ta rrisin fëmijën, t?i edukojnë me etikë dhe moral, që të bëhet një person që do të kontribuojë në shoqëri, sipas vullnetit Hyjnor. Nëse fëmija dështon në këtë mision dhe e humbet turpin dhe moralin, përgjegjësia e parë bie mbi prindrit dhe ata do të japin llogari në gjykimin e drejtë të Perëndisë,qê do ti pyesi: “cfarë bëre me fëmijën që ta besova.”
Mos besoni se shoqëria i do fëmijët tuaj më shumë se juve, e kështu të rrini të qetë dhe pa u kujdesur se çfarë u mësojnë atyre,por kontrolloini ata dhe reagoni si prindër dhe qytetarë të përgjegjshëm kur f?mijët mësohen dhe orientohen gabim në lidhje me seksualitetin edhe me çdo aspekt të jetës.
E njëjta gjë vlen edhe për edukatorët, kujdestarët dhe mësuesit edhe ata duhet të kenë kujdes për atë çfarë u mësojnë fëmijëve, sepse edhe ata do të japin llogari para Zotit, i Cili na thotë: ?Po kush të shtyjë në mëkat një nga këta të vegjlit që beson tek unë, është më mirë për të t?i varet një gur mulliri i madh rreth qafës, edhe të hidhet në fund të detit? (Mattheu 18:6)./Miron Çako.
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka shprehur mirënjohj...
Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të vdek...
Moti në vendin tonë gjatë paradites do të paraqitet me kthje...
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka bërë me ...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbroj...
Territori shqiptar deri në orët e mesditës dhe pasdites do t...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka humbur njeriun e s...
Vendi ynë gjatë paradites vijon të jetë në ndikimin e kthjel...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet pas ndarjes...
Moti i acartë me temperatura nën 0 gradë ka vështirësuar edh...
Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit për të moshuarit...
Epidemiolog i nutrigjenomikës, Erand Llanaj, në një lidhje m...
Qarkullimi i masave ajrore Siberiane do të ndikojne kushtet ...
Gjysma e dytë e muajit shkurt paraqitet kryesisht me kthjell...
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për sit...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta Eduart Verçani, ish-prefe...
Ndahet nga jeta në moshën 57 vjeçare, kryetari i këshillit B...
Në intervistën e përjavshme për Euronews Albania, Hakil Osma...
Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi ...
Vendi ynë u përfshi këtë fundjavë nga reshjet e dendura të d...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...