Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Moti në vendin tonë gjatë paradites do të paraqitet me kthje...
Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të vdekshmërisë në vend, sipas të dhënave që janë publikuar sot nga INSTAT.
Në vitin 2020 janë shënuar gjithsej 27,605 humbje jete, me një rritje të ndjeshme prej 25.8%. Në total, 5,668 persona më shumë ndërruan jetë në 2020-n, në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli rekord i jetëve të humbura në vend, që prej vitit 1990, kur INSTAT publikon të dhënat.
Shifra e raportuar nga INSTAT është rreth 300 persona më e ulët sesa ajo e deklaruar nga Drejtoria e Gjendjes Civilie, burimi i parë i të dhënave, sipas të cilit vdekjet në 2020-n ishte rreth 28 mijë persona.
Në raport me mesataren pesëvjeçare 2015-2019, rritja e vdekshmërisë është e ngjashme, me rreth 21%.
Ndryshe nga 6 mujori i parë, ku vdekshmëria në vend ishte me rritje të lehtë prej 4% (INSTAT ka rishikuar lehtë në rritje shifrat edhe për 6 mujorin e parë, pasi i raporti fillimisht me rënie) dhe kishte një sjellje të ngjashme me vitet e kaluara, mbarimi i karantinës në maj dhe përhapja e koronavirusit nga qershori shtuan rastet e fataliteteve në vend.
Situata me pandeminë ka qenë e rënduar në tremujorin e tretë dhe sidomos në atë të fundit. Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë u regjistruan rreth 1600 vdekje më shumë (nga 1300 që ishte raportimi i mëparshëm) , me rritje prej 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në të katërtin, pasojat e pandemisë kanë qenë fatale. Gjithsej u regjistruan 9,397 vdekje, me një rritje prej 73%, ose gati 4 mijë jetë të humbura më shumë se tetor-dhjetor i vitit 2019.
Që prej vitit 2009, mesatarisht në vend, humbjet e jetës janë luhatur mes 21-22 mijë në vit, me kulmet që deri tani ishin arritur në vitin 2015 dhe 2017, që përkojnë me periudha gripale më të rënda. Tremujori i parë ka qenë tradicionalisht me më shumë humbje jete, teksa moti i ftohtë ul imunitetin kryesisht të të moshuarve.
Por 2020-a ka sjellë një përmbysje të tendencave shumëvjeçare për shkak të ndikimit që ka dhënë pandemia në rritjen e vdekshmërisë në vend. Kjo ka ndodhur në të gjithë botën, ku krahasimet me mesataren e pesë viteve të fundit kanë treguar për një nivel të lartë të vdekjeve shtesë, që i është dedikuar pasojave fatale të shkaktuara nga Covid-19.
Sipas rretheve, rritja më e lartë është regjistruar në Tiranë, por në raport me popullsinë, qarku me vdekje rekord ka rezultuar Gjirokastra. Në të gjitha qarqet në vend është shënuar një rritje e ndjeshme e fataliteteve./Monitor
Moti në vendin tonë gjatë paradites do të paraqitet me kthje...
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka bërë me ...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbroj...
Territori shqiptar deri në orët e mesditës dhe pasdites do t...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka humbur njeriun e s...
Vendi ynë gjatë paradites vijon të jetë në ndikimin e kthjel...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet pas ndarjes...
Moti i acartë me temperatura nën 0 gradë ka vështirësuar edh...
Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit për të moshuarit...
Epidemiolog i nutrigjenomikës, Erand Llanaj, në një lidhje m...
Qarkullimi i masave ajrore Siberiane do të ndikojne kushtet ...
Gjysma e dytë e muajit shkurt paraqitet kryesisht me kthjell...
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për sit...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta Eduart Verçani, ish-prefe...
Ndahet nga jeta në moshën 57 vjeçare, kryetari i këshillit B...
Në intervistën e përjavshme për Euronews Albania, Hakil Osma...
Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi ...
Vendi ynë u përfshi këtë fundjavë nga reshjet e dendura të d...
Vendi ynë u përfshi këtë fundjavë nga reshjet e dendura të d...
Konspiracionisti Alfred Cako është infektuar me koronavirus....
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...