web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turizmi në krizë/ Zotimi i Basha: Do e nxjerrim nga errësira, do hapim 110 mijë vende pune

12 Shkurt 2021, 09:30, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim sot me përfaqësues të agjencive turistike në Durrës, deklaroi se me ardhjen në pushtet, qeveria e tij do të bëjë unifikimin e taksës së tatimit mbi vlerën e shtuar, të TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë.

Basha thotë se prioriteti kryesor i programit të tij, është ekonomia, është punësimi dhe këtu hyn edhe turizmi si një nga degët me potencialin më të madh për të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, hapjen e 110 mijë vendeve të punës, thithjen e investimeve, krijimin e një klime të përshtatshme të biznesit.

“Turizmi është një nga sektorët e goditur më fortë kudo në botë nga pandemia, morën ndihmë direkte ekonomike pikërisht për të parandaluar këtë që të ndodhi ty dhe që për fat të keq nuk je i vetmi. Nga informacionet dhe nga bisedat që kam pasur, të vetmit që nuk morën ndihmë direkte ekonomike ishit ju. Kur them ju, sipërmarrja në tërësi ka marrë paketën më minimale të ndihmës ekonomike ndër vendet e rajonit, s?po e krahasoj me vende të tjera. Dhe kjo e ka çuar krizën që ekzistonte para pandemisë në një alarm të kuq në kuptimin që çdo ditë raportohen dhjetëra biznese që mbyllen, qindra vende pune që humbin. Në një situatë ku ne jo vetëm duhet ta mbajmë stabël punësimin, por na duhet ta rrisim punësimin për të parandaluar apo për të frenuar një tjetër plagë kombëtare që është emigracioni masiv, në veçanti i krahut të të kualifikuar të punës dhe i rinisë shqiptare.
Ndaj edhe prioriteti kryesor në program është ekonomia, është punësimi dhe këtu hyn edhe turizmi si një nga degët me potencialin më të madh për të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, hapjen e 110 mijë vendeve të punës, thithjen e investimeve, krijimin e një klime të përshtatshme të biznesit që do t?i paraprijë kësaj dhe rritjen e të ardhurave individuale dhe familjare të shqiptarëve”, tha Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga