Shkojnë t'i vendosin gjobë/ Kryemadhi përplaset me policët
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përballur sërish me ...
Prokurorja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion Enkeleda Millonai, është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës, nga bashkëshorti i ish gjyqtares Mimoza Margjeka.
Ndërsa ka vënë në dijeni Presidentin, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, Arben Cara kërkon ndjekje penale për prokuroren Enkeleda Millonai për veprat penale ?Fillim i paligjshem i ndjekjes penale? parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal,?Shpërdorim detyre? parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës? në bashkëpunim, parashikuar neni 301 e 25 i Kodit Penal.
Kujtojmë se Millonai ka hetuar ish gjyqtaren Margjeka, si të dyshuar se ka marrë 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec për veprën penale ?Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve?.
Arben Cara, i cili ka mbajtur postin e drejtuesit të Departamentit të Drejtësisë në Universitetin ?Aleksandër Moisiu?, Durrës, deklaron se në në këtë hetim prokurorja Millonai ka fshehur përgjimet,të cilat zbardhin ngjarjen dhe implikojnë në mënyrë të dukshme persona të tjerë të cilët nuk rezultojnë të jenë shënuar si persona të cilëve u atribuohet vepra penale.
Sipas tij, nga ana e prokurores janë shtrembëruar dukshëm faktet dhe provat dhe në mënyrë të qëllimshme janë anashkaluar dhe devijuar hetimet në mënyrë që të mbrohen personat e vërtetë përgjegjës.
Cara, thotë se nga aktet e përgjimit ka rezultuar se mund të kishte ndërhyrje në këtë çështje, por këto ndërhyrje pretendohej të bëheshin tek kryesuesi i çështjes Gjyqtari Olsi Xhavella.
Emri i gjyqtarit në përgjime
CNA.al, po sjell pjesë nga denoncimi i Arben Carës, për prokuroren e SPAK-ut, Enkeleda Millonai. Në përgjime thuhet, se Gjyqtari Olsi Xhavella do të takohet me disa persona të cilët pretendonin të ndërhynin në këtë çështje, ku një ndër ta cilësohet si sekseri i Olsit dhe është avokati Leonard Pasho (avokat në Korçë).
Por për çudinë e këtij hetimi në momentin që do bëhej takimi ndërmjet Gjyqtarit Olsi Xhavella dhe sekserit të tij, me urdhër të Oficerit të Policisë Gjyqësore ndërpritet vëzhgimi. Më vonë nga përgjimet rezulton se Olsi Xhavella është takuar me sekserin e tij dhe i ka lënë afat për ti kthyer përgjigje për një moment të dytë, pasi duhej të shikonte dosjen.
Ka qenë përgjegjësi e Prokurores Enkeleda Millonai që drejtonte hetimet që në këtë moment të merrte masat ndaj Oficerit të Policisë Gjyqësore (që drejtonte vëzhgimet) nëse ajo nuk po bashkëpunonte me të për të fshehur dhe moszbuluar të vërtetën.
Hetime me dy standarde
Nga përgjimet rezulton se avokatja Eralda Brahimasi, e cila mbron të arrestuarin tjetër të po kësaj çështje (Adi Mullallin), pretendohet se i ka dhënë Kryegjyqtarit (kryesuesit të trupit gjykues Olsi Xhavella), shumën 7500-euro për të liruar të mbrojturin prej saj Adi Mullalli. Këtë e thotë Nejtoni (Nejton Bali) në përgjimet e datës 24.07.2020.
Në këtë moment Oficeri i Policisë Gjyqësore, duhej të kërkonte të futej nën përgjim dhe vëzhgim avokatja Erlada Brahimasi, sikurse ka kërkuar dhe vepruar me avokatin Skënder Demiraj, i cili rezulton se është futur në përgjim dhe vëzhgim duke u nisur nga fjalët që Nejtoni ka thënë në përgjimet e datës 07.07.2020.
?Pse është ndjekur një standart i dyfishtë në hetimin e kësaj çështje?, pyet Cara.
Ndryshe me avokatin Skënder Demiri i cili përgjohet dhe vëzhgohet dhe ndryshe me avokaten Eralda Brahimasi e cila nuk përfshihet fare në këtë proçes, pavarsisht se nga përgjimet ka elementë të veprës penale të Korrupsionit aktiv të Gjyqtarit.
Ka qenë detyrë e Prokurores si drejtuese e veprimtarisë hetimore të nxirrte menjëhere autorizimin për vëzhgimin dhe urdhër për përgjimin e avokates Eralda Brahimasi. Në këtë mënyrë, Prokurorja në bashkëpunim me Oficerin e Policisë Gjyqësore ka penguar zbulimin e së vërtetës, pasi vëzhgimi dhe përgjimi do ta zbardhnin këtë fakt.
Prokurorja për të mbuluar këtë të vërtetë dhe për të dhënë idenë sikur po heton i merr avokates Erlada Brahimasi telefonin vetëm në muajin tetor, pra 2 muaj e gjysëm pas ngjarjes. Nga tabulatet e telefonit të kësaj avokate ka rezultuar se ajo komunikuar me telefon me kancelaren e Gjykatës së Apelit Korçë Geralda Kasuli.
Prokurorja nuk bën hetime as mbi këtë fakt por thjesht mjaftohet me pohimin e avokates se e ka marrë Kancelaren në telefon thjesht për datën e gjyqit. /CNA.al
Vijon nesër- Kush i urdhëroi hetimet dhe si vijuan mbi parregullsitë e OPGJ dhe cili është drejtori i burgut që ka dalë në përgjigme?
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përballur sërish me ...
Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin e përmbytjeve në Shkodër...
Pasditen e djeshme varrezat në Markatomaj të Lezhës u pushtu...
Në dekadat e fundit jetëgjatësia në Shqipëri është rritur nd...
Vendi ynë në do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët d...
Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar për situatën shq...
Vjedhja e llogarive të WhatsApp është kthyer këto kohë në nj...
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ...
Maqedonia e Veriut do të marrë 200.000 mijë vaksina nga Kina...
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar ...
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, prezenca e...
OSBE në Shqipëri e vlerëson zbatimin e kodit të ri zgjedhor ...
Pas Karavastasë është mbyllur gara për parkun fotovoltaik të...
Përfshirja e të inkriminuarve në politikë nuk ishte aksident...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj kreut të KQZ, ...
Situata e krijuar në vendin tonë si pasojë e Covid ka qenë s...
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, kryeministri Edi Rama...
Desada Metaj shpesh herë është përfolur se fshihet pas faqes...
Kryeministri Rama tha se masat anti-COVID duhet të zbatohet...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkëbi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...