web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I kapën 25 makina pa dokumentacion/ Arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

9 Shkurt 2021, 11:20, Kronika CNA

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 38-vjeçar pasi i gjetën 25 automjete pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit dhe kontrabandës, arrestuan në flagrancë shtetasin :

E.Ç., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në servisin e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 automjete të ndryshme për pjesë këmbimi të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale ?Kontrabanda me mallra të tjera?, ?Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë?, dhe ?Fshehja e të ardhurave?.





Lajmet e fundit nga