web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarja që tronditi Malësinë e Madhe/ Zbardhen detajet e reja, 47 vjeçarja në konflikt me familjarët e ish bashkëshortit

8 Shkurt 2021, 14:53, Kronika CNA

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që trondit fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ku 47 vjeçarja Violeta Gurraj u gjet e pajetë në shtëpinë e saj.

Ka qenë djali i viktimës ai që ka njoftuar policinë pasi prej 3 ditësh nuk kishte komunikuar me nënën të cilën e kishte marrë në telefon por ajo nuk i ishte përgjigjur.

Sot paradite policia ka thyer portën e banesës së 47 vjeçares e cila është gjetur e vdekur.

Pritet ekspertiza mjeko ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes, por paraprakisht policia dyshon se 47 vjeçarja i ka dhënë fund jetës.

Ajo ishte në konflikt me familjaret e ish bashkëshortit dhe vuante nga depresioni për të cilin dhe merrte kurim./CNA.al





Lajmet e fundit nga