web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tjetër ngjarje e rëndë/ Plagoset me thikë i riu në Kurbin

6 Shkurt 2021, 18:18, Kronika CNA

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mbrëmjen e sotme.

Një 18 vjeçar me inicialet K.GJ, ka mbetur i palgosur me thikë në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Sanxhak, dhe si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:00 ,në rrugën fshatit Sanxhak,Kurbin është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak,Kurbin,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga