Fatos Nano “shuplakë” opozitës së Bashës/ Është e dobët, mazhoranca ta ngrejë në këmbë
“Natyrisht nuk jam i kënaqur me parlamentin sot”.Kështu dekl...
Fevziu: Në intervistën me Kryeministrin më tha që me Nanon kam një raport të mirë edhe për faktin, që ai është i vetmi që e di sa i vetmuar është të jesh në zyrën e Kryeministrit. Ju keni marr disa vendime shumë më të rëndësishme se sa kryeministri i sotëm dhe shumë kryeministra të tjerë, për arsye të momenteve historike që keni drejtuar qeverinë. Është e vërtetë që kur je në zyrën e Kryeministrit edhe pse je i rrethuar nga shumë njerëz vendimet duhet t?i marrësh i vetëm?
Nano: Në thelb është e vërtetë, sepse Kryeministri ose drejtuesi i një maxhorance qeverisëse, ka barrën dhe peshën e sëpatës së fundit. Sado të konsultohesh, sado të jesh i hapur për të dëgjuar mendimet e të tjerëve vendimin e fundit e jep vetë. Ndërkohë askush nga të tjerët nuk e ka përgjegjësinë për të qenë këmbëngulës, që ai e ka gjetur zgjidhjen, sepse nuk e ndjen përgjegjësinë e liderit. Në momentin e fundit do ta ndash vetë rëndësinë e veprimit, thellësinë e shtrirjes dhe impaktin.
Fevziu: Ka patur vendime të vështiraa?
Nano: Pa dyshim.
Fevziu: Kujton ndonjërin?
Nano: Janë dy llojesh. Unë kam qenë në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë deri në 2005, pothuajse çdo 4 vjet. Që do të thotë 2-3 herët e para unë nuk kam arritur të shpalos programin, ishin kohë emergjencash, ishin konflikte të nxitura nga palët politike, opozita ishte shumë më pak operuese , ishte agresive. Dhe mua më duhej të zhvendosesha nga kontrolli i një përpjekjeje për të shpërthyer burgun e Tiranës siç ndodhi në Mars ?98 tek situata në brigadën ushtarake të Shkodrës ku kishin sulmuar për të vjedhur armët. Do thuash kur ngele vetëm?
Në momentin që unë dhe Ndre Legisi që ishte sekretar i shtetit, po komunikonim pa ndërprerë telefonikisht për masat që duhej të merrnim, ishte e nevojshme të prisnim sepse FNSH ishin në Shkodër dhe u duhej 2 orë të vinin nga Shkodra në Tiranë dhe mbi të gjitha ishin specialistë që njihnin planimetrinë e burgut dhe dinin të vepronin në këto lloj situatash.
Në orën 9 në mbrëmje, në një nga telefonat me Ndrekën, Ndreka më thotë: Neritani iku, ministri, Më dorëzoi telefonin dhe çelësat dhe më tha: Ika se ra shteti.
Dhe iku vërtet. Dhe unë vazhdova me Ndrekën derisa me ndihmën e radio ?Kohës?, bëmë një fushatë diversioni pozitive në mes të të rebeluarve dhe e ndamë shapin nga sheqeri, derisa u kthen FNSH nga Shkodra.
Dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit më merr Neritani, ministri dhe më thotë: E zgjidhëm ne situatën. Në raste të tilla ngelesh vetëm. Nivelin e përgjegjësisë që i takon Kryeministrit, nuk e merr askush tjetër.
Fevziu: Çfarë kujtoni nga rimia juaj?
Nano: Mua ma kanë përjashtuar nga gjimnazi në vitin e dytë.
Fevziu: Çfarë bëre?
Nano: Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit ?Sami Frashëri?, nuk di nëse ekziston akoma ajo copë oborr aty, ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër. Ne merrnim vrull në cep të murit, kërcenim në gropë dhe bënim xhiron mbrapsh.
Në një nga këto xhiro, në cepin e murit, unë dhe shoku im që ishte familje e persekutuar, daja e tij ishte një nga eksponentët e një nga firmat më të mëdha farmaceutike të kohës. Vemi bëjmë ujët, siç bënin djemtë. Profesori pezullon orën, na merr siç ishim me veshje sportive dhe na çon direkt në zyrën e nëndrejtoreshës.
Dhe i thotë: Këta, hoqën të mbathurat, nxorën ato që s?duhen nxjerrë dhe filluan ta tundin para gocave të shkollës. Gjë që nuk ishte e ëvrtetë. Njeriu atë gjë e bën fshehurazi. Unë kam pasur një lloj dinjiteti edhe në gjimnaz. Nuk i nënshtrohesha urdhrave pa kuptim, mund të ketë qenë me këtë idenë: t?ia ulim kokën tij.
Ndërkohë në atë periudhë ishin kapur duke përgjuar banjat e vajzave katër çuna të tjerë nga klasa të tjera. Kishin shpuar brima në tavan dhe u kapën, u përjashtuan. U bashkuan të dy grupet dhe ne u shitëm në opinion sikur kishim bërë këtë gjë të pamoralshme. Dhe na çojnë nga shkurti deri në qershor në uzinën ?Partizani?. Mua më futën në repartin mekanik, ku kujdestar ishte sekretari i partisë së reaprtit, i cili më priti me këmbët e para , dhe fillova të mësoj rondelet?
Fevziu: Punoje realisht, 8 orë në ditë?
Nano: Po po, dhe na dhanë të drejtën të jepnim provimet për gjithë semestrin e dytë. Kishte një dajë ky shoku im, që ishte mësues matematike dhe fizike. Bëmë disa mësime më të dhe unë i mora të gjitha provimet 10. Kur u ktheva, mësueset u thonin të tjerëve: Ja duhet të shkoni të gjithë atje, shiko si kanë ardhur këta? Kjo e gjitha krijonte pakënaqsi.
Fevziu: Raporti juaj në 30 vite ka qenë me ulje ngritje, përplasje por edhe keni bashkëpunuar, si do ta përkufizonit si politikan Sali Berishën?
Nano: Do përpiqem të jem i drejtë dhe i sinqertë. Sali Berisha hyri në politikë si intelektual humanist, mjek kardiolog. Në momentin që mori drejtimin e PD, u bë politikan. E them këtë gjë, sepse intelektuali dhe politikani me kalimin e kohës i lënë vendin njëri ? tjetrit.
Janë të rralla rastet ku politikani mbetet intelektual sa duhet. Më pas ai ka mbikëqyrur, që nga ideja e parë që hodhi vetë deri në realizim, atëherë kur ra shtetit në ?97 burgosjen dhe mbajtjen time në burg, është marr ?in persona? me këtë gjë.
Fevziu: Berisha thotë që nuk jam marr unë me këtë, ishte parlamenti?
Nano: Berisha mund të thotë shumë gjëra, përfshirë edhe 21 janarin, por unë kam të dhëna të kohës, me të dhëna nga njerëz dëshmitarë në zyrën e tij, kur ai është marr ?in persona? me mbajtjen time në burg. Dhe me burgosjen e liderit të opozitës, ai u kthye në kafshë politike.
Fevziu: Në ç?kuptim?
Nano: Politikanët janë kafshë politike dhe kur marrin vendime të tilla nuk mund të mos u thuash kafshë politike. Në 21 janar, ai mbikëqyri, drejtoi dhe u përpoq të mbulonte vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm përballë një proteste masive, popullore. Janë të njohura nga shumë njerëz faktet për këtë gjë dhe veçanërisht sjellja e Berishës përballë fakteve. Dhe unë jam i detyruar të them që në 21 janar 2011, Sali Berisha pushoi së qeni politikan dhe mbeti?Pjesa tjetër?. që po e dëshmon tani me qytetarin digjital.
Fevziu: Çfarë mendimi keni për Berishën?
Nano: Roli i Berishës në politikën shqiptare ka qenë në vlerësimin tim, konfliktual.
Në periudhën e parë ai pati, krijoi dhe ushtroi autoritetin e marrjes së vendimeve të mëdha, si në drejtim të krijimit të institucioneve të reja demokratike, ashtu edhe në ekonomi. Ai ka qenë i përfshirë personalisht në vendimet e mëdha, që do të thotë; i gatuante vendimet e mëdha sipas mendimit të tij. Më kujtohet në një intervistë në BBC, ku duke folur për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e shoqëron me gjest.
E trajtoi si lodër të vogël, ky vendim në kuptimin e tij, do të kalonte në mendimin e tij dhe lënien mënjanë të atyre që e kundërshtonin. Ndërkohë ai erdhi duke e thelluar sjelljen dhe kuptimin apo veprimet e nejriut të konflikti. Dhe njeriu që ka ngulur konfliktin që edhe sot e kësaj dite nuk po largohet dot në politikën shqiptare është Sli Berisha. Dhe di vetëm mënyra konfliktuale për të realizuar ambicjet e veta. Është e pamundur të kesh një process paqësor të shtrirë në kohë për të arritur synime të mëdha me kostot më të ulëta me Sali Berishën.
Fevziu: Ju keni bashkëpunuar me të, në vitin 2002?
Nano: Ja po të tregoj. Arritëm të bënim një marrëveshje që nisi me zgjedhjen e Moisiut si president. Ne kishim gjithë mundësinë për t?u zgjedhur presidenti. Zhurma që u krijua nuk do Parlamenti Europian etj, ishte një zhurmë e tipit Doris Pack. Ndërkohë që pala që drejtoja unë kishte dhënë prova që pas krizës së madhe të ?97 se ishtye e prirur për zgjidhje të konflikteve me marrëveshje.
Dua t?ju kujtoj një ngjarje që nuk citohet shumë, ka kaluar si e haruar, marrëveshja e vitit 1997. Unë kam propozuar dhe shkruar një dokument, (nuk ishte Saliu, ishte Godo dhe Tritani) që të ngelet norma e e sjelljes së politikës në Shiqëpëri që komisionin e kontrollit të shtetit ta marri opozita. Opozita a do ketë më shumë se ç?i takon nga vendet në parlament, komisione parlamentare për të drejtuar deri në 1/3, në rast se ka më pak. Të gjitha këto i kam futur unë.
I vetmi që nuk e ka zbatuar ka qenë Berisha. Sa herë ka ardhur në pushtet ka mbajtur dhe komisionin e Shtetit. Dhe me marrëveshjen për zgjedhejn e Presidentit konsensual filloi një periudhë jo më shumë se 5 muaj bashkëpunim, Berisha më merrte mua në telefon dhe unë e merrja në telefon, direkt pa ndërhyrjen e sekretareve.
Fevziu: Ishte bashkëpunim i mirë për sa ishte?
Nano: Ishte shumë i mirë dhe nëse ju kujtohet situata politike u qetësua, saqë pas intervistës së famshme në ?Opinion? kemi bërë një të dytë në nëntor. Ishte e bukur sepse Zheji që moderonte thotë: ç?keni për të thënë? Unë them, të flasi në fillim doktori.
Dhe doktori tha se qeveria është duke punue shumë mirë, ne po bashkëpunojmë shumë mirë, kemi hap këtë proces, atë proces?. Bashkëpunonim aq mirë sa që arriti Berisha, tha punohej mirë.
Berisha kuptoi që bashkëpunimi paqësor me qeverinë e shfaktorizonte si politikan dhe nisi qysh nga shkurti i 2003 rinisi betejën e tij tradicionale në parlament, derisa u rikthye tek bojkotet, etj, etj,.
Berisha ka qenë dhe është rritur si politikan i konfliktit, nëse nuk do të ishte Berisha në krye të opozitës, kjo është bindja imë e patundur e mbështetur në 30 vite politikë, Shqipëria do kishte ecur shumë më shpejt, me shumë më pak kosto dhe me tranzicione normale më të shpeshta.
Fevziu: Po sot çfarë raporte keni?
Nano: Nuk kam asnjë raport sot, as fizik as..
Fevziu: As mesazhe?
Nano: Fare dhe nuk më mungon. Pse nuk më mungon, sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime.
Fevziu: Edhe të kontributit që ka dhënë vete
Nano: Unë po flas nga ata që kam mbështetur, nuk thashë që është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga Freshi, nga qeveria e parë, nga komiteti i partisë së Tiranës, i dhashë degën e Tiranës të drejtojë, kur të gjithë thonin është rivali i ri i Nanos, deri tek qeveria e fundit.
Ilir Meta u bë Kryeministër në 99, pas një marrëveshjeje me mua pas kongresit dhe mbeti si i tillë deri ditën që dha dorëheqjen, kur mendoi se bashkë me krizën energjitike do hante edhe kokën e Fatos Nanos. Sapo ishim marr vesh që të vazhdonte drejtimin e qeverisë, papritur më thotë: E deshe, merre mbaje me gjithë krizën e energjisë dhe iku.
Fevziu: Ai pse hezitonte?
Nano: Sepse nuk ishte shkëputur ende nga jeta e emigracionit, nga projektet aristike, shoqëria që kishte krijuar, nuk ishte gati me sa duket për t?ju afruar politikës tek e cila kishte pësuar zhgënjimet e para kur u krijua PD, apo jo?
Nuk formulonte argument kundër por ama voluntive e reagimit ishte negative. Me sa duket vdekja e Kristaqit solli një kapërcim në arsyetimin e tij.
Fevziu: Ja përsëritët ftesën?
Nano: Jo, erdhi direkt në zyrën time, pasi ishte varrosur Kristaqi. Për coincidence, kur unë po mbyllja qeverinë e prillit të ?98. Për koiçidencë sapo nxora nga zyra Luan Ramën duke e emëruar si ministër të kulturës.
Rama që doli dhe unë që isha brenda nuk e dinim ça interesi kishte Rama që hyri dhe tha: Jam gati të hyj Ministër Kulture. Lajmërvoa sekretaren dhe i thashë: Kape Luanin, mos e lër të iki. E takova në paradhomë Luanin dhe i thashë: Do e lëmë për një herë tjetër. U ktheva brenda dhe i thashë: Dakord, Ministër Kulure.
Fevziu: Jeni penduar?
Nano: Nuk jam penduar sepse në tërësinë e vet Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë. Pra, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën e Ministrit të Kulturës, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën si kryetar bashkie, do ta gjykojmë edhe si kryetar opozite gjithashtu dhe si Kryeministër në dy mandate.
Fevziu: Si e gjykoni si kryeministër?
Nano: Edi Rama është maturuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e Kryeministrit, sepse detyra e Kryeministrit është e tillë, që kur e bën me seriozitet të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendimarrjes në dobi të shumicës së njerëzve.
Fevziu: Ka shumë akuza që nuk zbaton ligjin, për korrupsion, për marrëdhnëien me oligarkët siç thuhet?
Nano: Rama ka një ekip që vërteton përputhjen me ligjin të vendimeve që merr, që nuk bëhet më i mirë sot. Edhe sikur Rama të marri urdhra nga ato të fillimit, që nuk e njihte ligjin etj, etj, nuk e lë ekipi ta bëjë.
Fevziu: Po akuza për korrupsion?
Nano: E kush nuk ka zhurmë, valë për akuza me korruspionin në Shqipëri?
Fevziu: Çfarë raporte ke me Ilir Metën
Nano: Nuk kam asnjë raport sot, as fizik as..
Fevziu: As mesazhe?
Nano: Fare dhe nuk më mungon. Pse nuk më mungon, sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime.
Fevziu: Edhe të kontributit që ka dhënë vete
Nano: Unë po flas nga ata që kam mbështetur, nuk thashë që është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga Freshi, nga qeveria e parë, nga komiteti i partisë së Tiranës, i dhashë degën e Tiranës të drejtojë, kur të gjithë thonin është rivali i ri i Nanos, deri tek qeveria e fundit.
Ilir Meta u bë Kryeministër në 99, pas një marrëveshjeje me mua pas kongresit dhe mbeti si i tillë deri ditën që dha dorëheqjen, kur mendoi se bashkë me krizën energjitike do hante edhe kokën e Fatos Nanos. Sapo ishim marr vesh që të vazhdonte drejtimin e qeverisë, papritur më thotë: E deshe, merre mbaje me gjithë krizën e energjisë dhe iku.
Fatos Nano: Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë.
Blendi Fevziu: Cili ishte plani B i Metës?
Fatos Nano: Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, ?Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat?. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes.
Blendi Fevziu: Po si President si e gjykoni?
Fatos Nano: Më ler ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm.
Blendi Fevziu: Është Presidenti i sotëm?
Fatos Nano: Të shtatë mëkateve të biblës, ligësia, grykësia?
Blendi Fevziu: E thoni këtë se ai u largoi përfundimisht nga politika?
Fatos Nano: Jo. E them se e shoh përditë, u jep prova të gjithëve përditë.
Blendi Fevziu: Si ka ndikuar burgu në jetën tuaj?
Fatos Nano: Ka ndikuar në mënyrë kontradiktore.
Blendi Fevziu: Në ç?kuptim?
Fatos Nano: Në planin njerëzor më ka sjell tek ky që jam. Më ka bërë më tolerant, më ka bërë më të frenuar për të marrë hak.
Blendi Fevziu: Më të frenuar për të marrë hak?
Fatos Nano: E kam thënë nga përvoja e burgut, që njeriu qëndron pak në burg, del më shumë revanshist seç ka hyrë.
Blendi Fevziu: Se mendon se ka hyrë pa të drejtë.
Fatos Nano: Kur qëndron shumë gjatë në burg, kam frikë se nuk je për gjë.
Blendi Fevziu: Të vret në kuptimin figurativ.
Fatos Nano: Kur qëndron për një kohë më të moderuar, në rastin tim ishte rreth katër vite. Është mjaftueshëm për të arsyetuar pse ndodhin gjëra të tilla. Cilat janë arsyet, çfarë duhet bërë që t?i evtiojmë, ky është ndikimi më i madh që ka marrë nga burg, nga burgosja gati 1500 ditore.
Të mos harorjmë që ishte në moshën më të mirë në moshën më aktive. Tani vijmë tek ato negativet, Sali Berisha më ka vjedhur 4 vitet më të bukura të pjekurisë time. 39-44 vjeç. Sali Berisha e kam të regjistruar, këtu dominon? Prandaj të thash që janë kontradikte, Sali Berisha mund të thuhet natyrshëm se më ka vdekur nënat. Sepse nëna ima ditën që u nisa në Prokurori dhe i thash që mund të vonohem ca më tha ?të kuptoj bir dhe do të pres?.
Blendi Fevziu: Çfarë raporti keni pasur me nënën?
Fatos Nano: Si çdo djalë me nënën, kam qenë djalë i vetëm. Do të pres më tha dhe nuk arriti të presi dhe u dorëzua në 1995 kur pati disa incidente kur pritej të lirohej Nano, të cilat i bllokoi Saliu. Por një njeri me zemër siç ishte ajo, ngrohje e ftohje të tilla dhe ajo dha shpirt.
Blendi Fevziu: Dhe ju morët pjesë në varrim, i kemi disa pamje.
Fatos Nano: Tani leja që unë mund të marr pjesë në varrim u dha atë ditë në mëngjes. Një natë më para kisha djalin, Sokolin në Bençë dhe i them unë mesa duket nuk vij. Kështu do regjistrojmë një mesazh timin në minikasetë që ti do ta vësh tek mikrofoni në varrim dhe regjistrimi ka qenë ?Sali Berisha pse më vrave nënën??.
Dhe djali iku në mbrëmje mori kasetën dhe nuk e dinte që do merrja pjesë dhe tek varri se unë isha pjesë dhe mund të thoja çfarë kisha për të thënë kam thënë: Falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë që të përcjellë nënën për në banesën e fundit, por do u bëja thirrje që të mos ulni armët vetëm për të vdekurit por dhe për të gjallët. Ja ku përplasen dy efektet e burgut, e para që humba nënën dhe e dyta që u bëra më tolerant. Të mos marrë hak./CNA.al
“Natyrisht nuk jam i kënaqur me parlamentin sot”.Kështu dekl...
Sulmin në Shtator 1998, Fatos Nano e kujton si një barbari q...
‘Burgu nuk ka pasur vetëm pasoja negative por dhe positive.’...
Ish-kryeministri Fatos Nano gabimin më të madh të tij në pol...
Ish kryeministri Fatos Nano është pyetur dhe për arsyet e ve...
Ish kryeministri Fatos Nano u shpreh se politikani që ka mëk...
Ish-kryeministri Fatos Nano i ka shkëputur totalisht marrëdh...
Ish kryeministri Fatos Nanos ka rrëfyer se si e solli në vit...
Fatos Nano ka treguar gjatë intervistës së tij në emisionin ...
Ish-Kryeministri Fatos Nano, ka folur mbrëmjen e sotme për b...
Në një intervistë të gjatë në emisionin “Opinion”, ish-Kryem...
Ish kryeministri Fatos Nano, është pyetur sa e vështirë isht...
Ish-kryeministri Fatos Nano, ka ngritur një akuzë të fortë n...
Ish-kryeministri Fatos Nano ka kujtuar takimin e parë me Sal...
Në vitin 1989, Shqipëria pati shansin e artë që të vendoste ...
Ish-kryeministri Fatos Nano, ka treguar mbrëmjen e sotme se ...
Ish kryeministri Fatos Nano, i ftuar në “Opinion” është kthy...
Fatos Nano ka treguar se në kur ishte në vitin e dytë të gji...
Ish-Kryeministri Fatos Nano, ka treguar një moment të vështi...
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi është prezantuar sot si dr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...