Amnistia Penale hyn në fuqi, qindra të dënuar lënë sot burgjet/ Ja kush përfiton dhe kush përjashtohet
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...
Kërkesa në rritje për konsumin e arrorëve dhe kushtet e përshtatshme klimatike për prodhimin e tyre në veri të vendit krijojnë mundësi për fitime në banorët e këtyre zonave.
Një studim i profesorëve Drini Imami dhe Engjëll Shkreli, i financuar nga BERZH, vërteton se arroret (dhe veçanërisht gështenja) përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për komunitetet ku bujqësia intensive nuk është e përshtatshme, dhe ku alternativat e punësimit janë të pakta. Sidomos gështenja përbën produktin arror më të rëndësishëm për sa i përket prodhimit dhe tregtisë ndërkombëtare.
Të dhënat tregojnë se gati 50% të eksportit të frutave nga Shqipëria dominohet nga gështenja. Në rang botëror, Shqipëria renditet e 9-a për eksportin botëror të gështenjës. Aktualisht prodhimi i gështenjës bazohet gjerësisht mbi masivet pyjore ekzistuese, organike. Disa pjesë të zonave të prodhimit janë certifikuar si organike, fakt i cili paraqet një potencial të qartë konkurrues për eksport.
Biznesi i gështenjës bëhet favorizues për shkak se Shqipëria ka prodhim organik që mund ta shesë me çmim të lartë në tregjet ndërkombëtare dhe nga ana tjetër, gështenja ka më pak kosto se frutat e tjera pasi rritet në pyje në gjendje të lirë dhe përgjithësisht kosto për mirëmbajtën e tyre janë më të ulëta se për llojet e tjera të frutave.
Shqipëria prodhon afërisht mbi 6 mijë tonë gështenja në vit. Rajoni i Kukësit është zona kryesore e prodhimit të gështenjës. Një masiv i madh prej 2000 ha gjendet në Tropojë (në qarkun e Kukësit).
Rajoni i Shkodrës, dhe përkatësisht Malësia e Madhe, është gjithashtu një zonë e rëndësishme për prodhimin e gështenjës, me një avantazh krahasues lidhur me cilësinë e varieteteve të Reçit, (duke përfshirë gjenotipet ?Puka?). Falë cilësisë së lartë, rreth 50% e prodhimit eksportohet kryesisht drejt Italisë. Rrethet e Dibrës, Pukës, Shkodrës, Bulqizës, Librazhdit dhe Matit janë gjithashtu prodhues të rëndësishëm të gështenjës.
Ekspertët pohojnë se financimi i bizneseve që lidhen me gështenjën nuk përbën risk për institucionet financiare që japin kredi. Ata sugjerojnë se disa prej mundësive më të rëndësishme të financimit në nivel ferme janë plantacionet e gështenjës, duke përfshirë kultivarët autoktonë të përshtatur më së miri me kushtet e Shqipërisë.
Por nevojat më të mëdha paraqiten në zinxhirin e përpunimit dhe mbështetja e projekteve të mëdha të integruara, që përfshijnë të gjitha fazat kryesore të përpunimit të gështenjës
Ekziston nevoja për investime për rritjen e kapaciteteve të magazinimit, mbështetjen e pajisjeve dhe ambienteve të konservimit të gështenjës në të nxehtë, mbështetjen e makinerive të thjeshta të ndarjes/klasifikimit dhe pajisjeve të tjera të tregtimit, dhe rritjen e kapaciteteve frigoriferike.
Duke pasur parasysh potencialin e sektorit për eksport, mund të merret në konsideratë edhe një linjë e plotë e përpunimit të gështenjës, që konsiston në një linjë klasifikimi (e cila klasifikon dhe ndan gështenjat në gështenja të destinuara për treg si produkte të freskëta dhe gështenja të destinuara për përpunim), në linjën e produktit të freskët dhe në linjën e produktit industrial.
Duke qenë se fermerët janë në të vërtetë vjelësit e gështenjës në pyje, ata nuk duket se shfaqin ndonjë nevojë për financim të kapitalit qarkullues. Mund të konsiderohet gjithashtu edhe financimi i zinxhirit të vlerës ? tregtarët e gështenjës mund të shërbejnë si agjentë të institucioneve financiare, veçanërisht në rastet kur fermerët do të angazhohen në kultivimin e gështenjës apo në rinovimin/ menaxhimin më të mirë të pyjeve të gështenjës, rast në të cilin fermerët do të kishin nevojë për kapital investues./Monitor
Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor’s, në ri...
Vlera e importeve e produkteve farmaceutike shënoi rekord hi...
Tendenca e shqiptarëve për t’i mbajtur paratë në llogari të ...
Euro shënoi pak ndryshime, duke u këmbyer në 1.2216 $, afër ...
Për të gjithë bizneset që operojnë në zona pa mbulim interne...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku m...
Një valë ndërtimesh nisi në kryeqytet që pas vitit 2017, e r...
Në vitin që lamë pas, pavarësisht se pandemia përkeqësoi eko...
Shqipëria u rendit e gjashtë në botë në vitin 2019 sa u përk...
Industria prodhuese dhe veçanërisht fasoneria është sektori ...
Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subje...
Mbi 9 mijë sipërmarrje biznesi nuk arritën të mbijetojnë në ...
Gati gjysma e bizneseve të vogla dhe te mesme në Ballkanin P...
Në rast të një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet...
Ndryshimet klimatike vitet e fundit e kanë bërë dimrin më të...
Viti i ri 2021 nisi me rritjen e çmimeve të cigareve, mielli...
Emigracioni i lartë, së fundi i përqendruar në individë të a...
Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani ...
Nga Agron Haxhimali*Drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive...
Karantina nxiti e-commerce globalisht dhe ashtu si kudo në S...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...